Friday, 26 December 2014

Për çdo punë të mirë që bëni, mos thoni asgjë

E Martë, 16 Dhjetor 2014, në 23:00

Bija Ime e dashur, ata që thonë se vijnë nga Unë, që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë, identifikohen lehtë nga ata me dijen e vërtetë. Këta kurrë nuk do të kërkojnë vëmëndje përsonale apo adhurim. Ata kurrë nuk do të kërkojnë popullaritet, as edhe nuk do të jenë të njohur, sepse kur flisni me Zërin e Zotit kjo ju sjell shumë kritika sepse e Vërteta përbuzet nga bota jofetare.

Fjala e Zotit gjithmonë do të ketë sulmuesit e vet dhe ajo kurrë nuk është mbështetur me entuziasëm nga një botë jofetare. Kur të vij dita që ju të dëshmoni bashkimin e Kishës Sime me botën jofetare, qëndroni vigjëlentë. Shërbëtorët e Mi që qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe që publikisht e deklarojnë Fjalën, ashtu si ju dha njerëzimit në Biblën e Shenjtë, kurrë nuk janë të njohur. Ata mund të tolerohen por zërat e tyre rrahë dëgjohen dhe e Vërteta zakonisht shpërfillet me përbuzje.

Janë ata mes jush që e reklamojnë veten e tyre sikur janë mësuesit e Fjalës Sime, të cilët parhapin të pavërteta rreth Fjalës së Zotit, edhe pse ju fshiheni pas fjalëve të zgjedhura me kujdes. Unë e di përse ju e bëni këtë dhe nuk është për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat. Përkumdrazi, ju dëshironi t’i largoni shpirtrat nga Unë, sepse ju jeni kundër Meje.

Tradhëtarëve të Kishës Sime, përfshi edhe besimtarëve, Unë kam këtë për t’ju thënë. Kujdesuni për kopshtin tuaj sepse është i lënë pas dore dhe toka është jopjellore. Barërat e këqija kanë zënë rrënjë dhe bimët e shëndetshme kurrë nuk do të rriten nëse ju nuk e shkulni kalbësirën dhe ta zëvendësoni dheun me të ri dhe pjellor. Vetëm kur ju e përtërini kopshtin tuaj, dhe filloni nga e para, mundet që kopshti juaj të ketë përsëri jetë. Përndryshe nuk do të ketë aspak jetë dhe të gjitha gjërat në të do të vdesin. Ju do të shkatërroni jo vetëm jetën tuaj por edhe të atyre pranë jush sepse kundërshtari Im nuk ka besë, madje edhe ndaj atyre që ai i mbërthen si skllevër për të zbatuar urrejtjen e tij kundër Meje.

Ata që janë të Mitë janë si Unë, në shumë mënyra. Sa më të afërt të jenë me Zemën Time, aq më shumë ata më imitojnë Mua. Ata do të jenë të përulur sepse kurrë nuk do të mburren për njohuritë e tyre për Mua. Ata flasin vetëm çfarë Unë do të flisja dhe ajo është e Vërteta, madje edhe kur mund të tërheqi urrejtje kundrejt tyre. Ata do ta kenë të sikletshme po të nderohen apo të lavdërohen për ndonjë punë të mirë që ata bëjnë sepse ky nuk është qëllimi i tyre. Ata kërkojnë të bëjnë vetëm Vullnetin Tim Të Shenjtë.

Zërat që bërtasin “më shiko mua – unë jam një shërbëtor i Zotit” dhe që tregojnë me krenari, për t’i parë gjithë bota, punët e mira që ata bëjnë në Emrin Tim, më neveriten Mua. Për çdo punë bamirësie që ju përfundoni, vazhdoni tek puna tjetër – dhe mos thoni asgjë. Mos kërkoni lëvdata, sepse është Puna Ime që ju bëni. Të gjitha punët e mira, të kryera në Emrin Tim, duhet të më ofrohen Mua në shërbim të përulët.

Ju kurrë nuk duhet ta lartësoni veten në Emrin Tim sepse kjo është e shëmtuar për Mua. Kur ju i shërbeni Zotit, ju i shërbeni popullit të Tij dhe ju duhet ta falenderoni Atë për dhënien e hirit për t’i bërë këto gjëra. Ju nuk mund të thoni se ju kryeni punë të tilla në Emrin Tim nëse ju kërkoni falenderime, vlerësime apo lavdërime nga të tjerët. Nëse ju e bëni këtë, atëherë ju jeni një hipokrit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: