Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 1 April 2014

Çdo përpjekje do të bëhet nga njerëzit e shkencës për të hedhur poshtë Ekzistencën e Hyjit në dy vitet e ardhshme

E Shtunë, 29 Mars 2014, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, çdo përpjekje do të bëhet nga njerëzit e shkencës për të hedhur poshtë Ekzistencën e Hyjit në dy vitet e ardhshme. Ata gabimisht do të pohojnë se njeriu mund të vazhdoj të jetoj në planete të tjera, përveç Tokës. 

Toka është e vetmja pjesë e gjallë e universit e krijuar nga Hyji për fëmijët e Tij. Por kjo nuk është e vetmja arsye që këto deklarata do të bëhen për të provuar se Hyji nuk Ekziston. 

Ata do të shpallin madhështinë e njeriut; inteligjencën dhe përparimet e tij në shkencë, për të larguar idenë se njeriu u krijua nga Hyji. Fyerja më e madhe do të jetë kur ata të deklarojnë se njeriu u krijua nga një mrekulli e shkencës. 

Ata do të shkojnë deri aty sa të tregojnë se njeriu është i pamposhtur dhe, prapë, ata nuk do të kenë asnjë përgjigje se çfarë ndodh pasi të vij vdekja fizike e trupit, me të cilën çdo njeri do të përballet. Kjo pjesë do të shpërfillet nga ata që gënjejnë dhe që e mohojnë Hyjin.

Ata do të tallin këdo që deklaron një besim në Ekzistencën e Parajsës apo në Krijuesin e tyre të Vërtetë, Hyji Më I Larti. Dhe gjatë gjithë këtyre deklaratave publike, kundër të Vërtetës, as edhe një fjalë nuk do të shqiptohet nga ata që pohojnë se udhëheqin Kishën Time. Në ditët e fundit, feja do të bëhet një koncept pagan, ku adhurimi i Tokës, diellit, hënës dhe yjeve do të bëhen pjesët zëvendësuese, kur ata t’i bëjnë nderime Hyjit.

Shumica e botës do të drejtohen nga paganizmi dhe do të shkaktojnë vdekjen e shpirtrave të tyre. Pavarësisht nga çdo Ndërhyrje nga Ati Im, ata do të kthehen kundra. 

Prandaj dhe Ati Im i premtoi botës Librin e të Vërtetës, shpjegimi i Librit të Zbulesës, për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj të gjorë. Njeriu është kokfortë. Njeriu është krenar, i dhënë pas kotësirave dhe sa më shumë përparime që ai bën në shkencë aq më pak ai di dhe po aq më shumë e largon veten nga e Vërteta.

Tani dëgjojeni Fjalën Time, sepse së shpejti të gjitha ato që Unë ju mësova gradualisht do të hiqen, pjesë pjesë, nga Kishat e Mia në Tokë. Fjala do të hiqet nga ju, por Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse Unë gjithmonë do të qëndroj me ju, do t’ju udhëheq, do t’ju mësoj dhe do t’ju mbush me Dashurinë Time. 

Ju gjithmonë do të jeni në Zemrën Time dhe do të jetë prej dashurisë suaj për Mua që Unë do të jem në gjëndje të shpëtoj ata që janë të humbur. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni lidhja Ime ndaj fëmijve të Hyjit dhe përmes lutjeve tuaja, Unë do të përpiqem ta bashkoj botën. Prandaj ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni, madje edhe kur gjithçka duket e pashpresë.

Jezusi juaj