Sunday, 13 April 2014

Peshkopi Im më i nderuar do të jetë subjekti i një padrejtësie të tmerrshme

E Enjte, 10 Prill, 2014, në 17:22

Bija Ime e dashur, sa më thyhet Zemra Ime për shkak të gjëndjes së vështirë të shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe sprovave të vështira që ata do të duhet të hasin nga armiqtë e Mi. Peshkopi Im më i nderuar do të jetë subjekt i një padrejtësie të tmerrshme. Më pas, kur ai të jetë demonizuar, shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do të qortohen, nëse do të guxojnë të shprehin ankesa kundër ligjeve të reja, të cilat nuk janë nga Unë dhe që ata do t’i shikojnë të futen në Kishat e Mia.

Shumë shërbëtorë të shenjtë do të zhduken dhe do të burgosen kundër vullnetit të tyre. Të tjerët, që do të guxojnë t’ja mbathin nga armiku, do të ndiqen dhe prandaj atyre ju duhet të planifikojnë për ato ditë që vijnë, me shumë kujdes. Nuk do të zgjasi shumë pas kësaj që portreti i antikrishtit do të varet në çdo altar, ndërsa çdo shenjë e Fytyrës Sime, Kryqit Tim, shenjtorëve dhe Sakramenteve do të zhduken pa lënë gjurmë. Kjo diktaturë do të jetë si ato, që ju keni parë më parë, në vëndet ku njerëzit janë shkelur me këmbë. Adhuruesve në këtë fe për një botë të re, do t’ju kërkohet të parulen para imazhit të antikrishtit. Ata adhurues do ta bekojnë veten përpara kësaj paturpësie, por nuk do të jetë Shenja e Kryqit që ata do të bëjnë – do të jetë sipas një shenje me dorë. Të gjithë ata që i përkulen bishës do të bëhen skllevërit e tij dhe do të kthehen nga ata që refuzojnë ta adhurojnë atë. Ata do të tradhëtojnë madje dhe pjestarë në familjet e tyre dhe do t’i dorëzojnë për ndëshkim, e tillë do të jetë fuqia që bisha do të ushtroj mbi ata.

Unë do t’i dhuroj secilit prej jush, dhe në veçanti shërbëtorëve të Mi të shenjtë, një formë mbrojtje kundër fuqisë së bishës dhe Unë do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës , përgjatë kësaj rruge të trishtueshme. Unë do t’ju dërgoj shërbëtorë të Mi trima, peshkopë besnikë, priftërinj dhe shërbëtorë të tjerë të shenjtë  - të gjithë nga Unë – të cilët do të vazhdojnë të më shërbejnë Mua. Ata do të jenë të bekuar me Dhurata, të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni në Mua dhe për Mua, që të jeni në gjëndje të duroni këtë shtypje, deri në ditën kur Unë të vij për të shpëtuar njerëzit e Mi dhe t’i marr ata në Mbretërinë Time. Mos ju trëmbni këtyre kohëve, sepse ato nuk do të jenë të vështira nëse ju e pranoni Dorën Time të Mëshirës dhe të mësoni të besoni tek Unë, plotësisht. Unë ju Bekoj sot, në Emër të Atit Tim dhe i dhuroj secilit prej jush Forcën, Kurajon dhe Qëndrueshmërinë Time, sepse ju do të keni nevojë për këto, nëse do të qëndroni Kristjanë të vërtëtë, benikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: