Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 19 April 2014

Parajsa Ime e Re do të bëhet Bota pa fund – ashtu si është parathënë

E Enjte, 17 Prill 2014, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, Ringjallja Ime së vdekuri ndodhi për një arsye. Ajo nuk ndodhi thjesht për të vërtetuar Hyjninë Time tek ata që nuk e pranuan se Kush isha Unë. 

Deri në atë kohë, shpirtrat që vdisnin nuk mund të hynin në Parajsë. Ata duhej të prisnin. Por, menjëherë sa Ringjallja Ime ndodhi, atyre ju dhurua Jeta e re në Mbretërinë Time. Ringjallja Ime solli Jetën e Përjetshme për shpirtrat dhe vdekja, atëherë, nuk do të kishte më kontroll mbi racën njerëzore.

Ringjallja Ime do të jetë me të vërtetë e qartë në Ardhjen Time të Dytë, sepse atëherë të gjithë ata shpirtra, që vdiqën në Mua dhe për Mua, do të ngjallen së vdekuri gjithashtu dhe do t’ju jepet Jeta e Përjetshme. Ata do të ngrihen në trup dhe në shpirt, në bashkësi të përkryer me Vullnetin e Hyjit dhe do të jetojnë në Mbretërinë Time të Re, kur Toka e vjetër dhe Qielli do të zhduken dhe një Botë e Re do të ngrihet. Parajsa Ime e Re do të bëhet Bota pa fund – ashtu si është parathënë. 

Të gjithë ata që e duan Hyjin dhe që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës do të hyjnë në Mbretërinë Time të Lavdishme. Ky ishte Premtimi që Unë bëra, kur Unë e dhashë Trupin Tim tokësor ndaj vdekjes, për t’ju dhënë ju gjithë Jetën e Përjetshme. Mos harroni se çfarë Hyji premton, Ai gjithmonë do ta sjelli. Çfarë Hyji ju profetizoi të gjithë profetëve të Tij do të ndodhi, sepse Ai nuk e thotë një gjë dhe të shprehi diçka tjetër.

Kur Hyji i tregoi Gjonit se bota do të ndahet në ditët e fundit dhe Tempulli i Tij do të shkatërrohet, Ai nuk gënjeu. Sundimi i atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë Fjalën e Hyjit ka filluar dhe kohët për të gjitha ato profeci, si ju treguan Danielit dhe Gjonit, janë afër. Premtimi Im për të ardhur dhe për të ndarë dhitë nga delet është gati për t'u bërë një realitet. Njeriut do t’i jepet çdo lloj ndihme, nëpërmjet Ndërhyrjes nga Qielli, dhe shumë raste për të bërë një zgjedhje finale. Ai ose do të më ndjeki Mua ose do të qëndroj mbrapa.

Jezusi juaj