Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 17 April 2014

Ndërsa e Premtja e Madhe afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen të fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë

E Dielë, 13 Prill 2014, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, është Dëshira Ime që ata të cil
ët më duan Mua, me të vërtetë, të kërkojnë falje përmes Dhuratës së Rrëfimit, gjatë Javës së Shenjtë. Kur ju më tregoni Mua pendesë të vërtetë për mëkatet tuaja, Unë do të hedh mbi ju një Dhuratë të veçantë Pranimi, sipas Vullnetit Tim Hyjnor. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë, në këtë kohë në histori, si kurrë më parë, sepse, nëse dëgjoni me kujdes, Unë do të mund ta bëj Fjalën Time të dëgjohet nga të gjithë – përfshi ata që nuk më njohin aspak Mua.

Kur Unë ndiqesha nga armiqtë e Mi, ata shkuan deri aty sa të më diskreditonin Mua. Ata e shfrehnin zemërimin e tyre tek shumë të pafajshëm të gjorë dhe torturuan njerëz që besonin të isha Unë. Ata përhapën gënjeshtra rreth apostujve të Mi, u munduan të më diskreditonin Mua në shumë mënyra dhe shpërthenin në zemërim, kur nuk mund të më sulmonin Mua fizikisht. Ata do të më kishin vrarë Mua, nëse do të më kapnin, para të Premtes së Madhe – po të mos e kisha mbrojtur Veten. Urrejtja e tyre, gënjeshtrat e tyre, shpifjet që ata përhapën rreth Misionit Tim dhe akuzat e tyre të rreme kundër Meje, u përhapën në çdo qytet dhe fshat, para ditës kur Unë përfundimisht u tradhëtova nga një i Imi.

Helmi, që dilte prej gojëve të armiqve të Mi, erdhi nga gjarpëri, që i infektoi shpirtrat e tyre. Ata e imituan atë në çdo mënyrë – ata ulërinin në një zemërim të tërbuar kundrejt Meje, edhe pse akuzat e tyre ishin të rreme dhe pakuptim. Ata i pështynin apostujt e Mi, i torturonin dishepujt e Mi, si dhe ata njerëz fatkeqë që ata i merrnin për Mua. Ata u përpoqën t’i kthenin të tjerët kundër Meje, të cilët nuk kishin dëgjuar për Mua dhe flisnin gjëra të liga kundër atyre që nuk mund të bindeshin të më mohonin Mua. 

Çdo djall nga barku i Ferrit më torturoi Mua gjatë javëve të Mia të fundit në Tokë, kur Fjala Ime kishte shpuar zemrat e shumë vetave dhe kthehu n
ë besim me mijra.

Kur Prania Ime ishte më e fortë, urrejtja intensifikohej dhe ulërimat e atyre që më kundërshtonin Mua ishin si të atyre, që dilnin nga kafshë të egra. Njerëzit që u bashkuan me grupet e Farizenjve, për të shkaktuar ndëshkim mbi Mua, u bënë po aq të liq sa ata që i nxisnin në një zemërim të egër mbi Karakterin Tim. Unë u akuzova për papastërti në Trup dhe Shpirt. Ata thanë se Fjala Ime vinte nga shpirtrat e papastër. Ata thanë se Unë bëja dëshmi të rreme kundrejt Moisiut dhe se Unë isha dërguar nga i ligu për të korruptuar shpirtrat. Ata e shpërfillën Dashurinë që Unë përhapa, kthimin për të dashur njëri tjetrin që Unë krijova mes atyre dhe mrekullitë që Unë kryeva. Ndërsa ata shprehnin gjëra të turpshme kundër Meje, ata rrinin drejt dhe krenarë dhe, në të njëjtën kohë, që ata blasfemonin kundër Hyjit, ata deklaronin se flisnin në Emrin e Tij. Pikërisht në këtë mënyrë Satani i mashtron njerëzit.

Ata që blasfemuan kundër Meje, gjatë Kryqëzimit Tim, nuk jetojnë në Mbretërinë Time, sepse ata pësuan ndëshkimin më të keq. Ati Im do të shkatërroj këdo që thotë se Unë flas me zërin e Satanit. Prandaj ata prej jush, që pohojnë se Zëri Im është i të ligut, dijeni se vuajtja juaj do të jetë më e keqe se vdekja. Gjuhët tuaja nuk do të nxjerrin më helmin që Satani ka vendosur brënda shpirtrave tuaj; sytë tuaj nuk do të shikojnë më, sepse është vetëm errësira ajo që ju dëshironi – dhe kështu u bëftë. Veshët tuaja kurrë nuk do ta dëgjojnë ëmbëlsinë e e Zërit Tim, sepse ju refuzoni të dëgjoni – dhe kështu u bëftë. Zemra juaj nuk ka aspak dashuri dhe kështu ju nuk do të ndjeni ndonjëherë dashuri, kur e largoni Dashurinë e Hyjit. Fjalët tuaja do të jenë rrënimi juaj, dhe kur ata që më akuzojnë Mua, Zotin tuaj, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin e gjithë njërëzimit, se flas të ligun, ata nuk do të dëgjohen më. Ata do të vdesin.

Zemërimi Im në këtë kohë, kundër hipokritëve, që enden nëpër botë duke pretenduar se vijnë nga Unë, është e paduruar dhe Ndëshkimi Im do të bjer mbi secilin prej jush, që më pështyn Mua. Largohuni nga Unë – ju nuk keni kontroll mbi Mua. Unë do t’ju flak tutje.

Kur Unë dëgjoj britmat e atyre të zaptuar me urrejtjen e Satanit në shpirtrat e tyre guxojnë të deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj Meje, më vjen pështirë. Ata më shkaktojnë Mua neveri dhe nuk janë më të mirë se ata që hodhën short për të ngulur gozhdën e parë në Trupin Tim.

Ndërsa e Premtja e Madhe afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen t’i fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë. Në atë ditë, kur ju të ndjeni Dhimbjen Time, e dhënë juve për t’ju bërë të kuptoni, ju do ta dini se Unë Jam duke ju thirrur. 

Unë e bëj këtë, jo sepse ju e meritoni një grimcë të Keqardhjes Sime, por sepse Unë ju dua – pavarësisht nga gjithçka. Në atë ditë, Unë ju kërkoj të më thërrisni Mua si më poshtë:

“Jezus, më fal për lëndimin që i kam shkaktuar Trupit Tënd, Fjalës Tënde dhe Hyjnisë Tënde.”


Unë do të përgjigjem dhe do t’ju ndihmoj të vini tek Unë, me Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/13/as-good-friday-draws-near-those-who-torment-me-and-try-to-wipe-out-all-traces-of-me-will-suffer-greatly-on-that-day/