Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 22 April 2014

Hyji Atë: Shumë pak prej jush do ta refuzojnë kishën e re mbarë botërore dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë

E Dielë, 20 Prill 2014, në 17:40

Bija Ime m
ë e dashur, kur Unë e dërgova Birin Tim për të shpenguar njerëzimin, bota e refuzoi Atë, ashtu si ata bënë me profetët që Unë dërgova para Tij.

Ndërsa Unë tani pregatitem të dërgoj Birin Tim, herën e dytë dhe të fundit, për të mbledhur fëmijët e Mi dhe për t’ju dhënë atyre Jetën e Përjetshme, ata gjithashtu do ta refuzojnë këtë Vepër të Madhe të Mëshirës. Unë, përmes Fjalës Sime, i kam dhënë njeriut të Vërtetën dhe ai prapë e refuzon atë. Sa lehtë harrojnë ata. Sa të verbuar janë, sepse Unë i tregova botës se Unë do t’ju sillja atyre Mbretërinë Time – një Botë të Re, pa fund – por ata nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë do të thotë trashëgimia e tyre. Mëshira e Birit Tim nuk do të pranohet nga të gjithë dhe prandaj Unë e kujtoj botën për çfarë do të vij, me qëllim që ata të vijnë dhe ta pranojnë Mbretërinë Time.

Do të ketë rezistencë të madhe nga fëmijët e Mi ndaj shumë mrekullive që Unë do t’i tregoj botës, para Ardhjes së Birit Tim. Do të flitet shumë, por armiqtë e Mi do të sigurojnë që fëmijët e Mi të mashtrohen, me qëllim që të mos i pregatisin shpirtrat e tyre për Jetën e Lavdishme që Unë e kam pregatitur për secilin prej jush.

Ashtu si Biri Im u ngjall së vdekuri në ditën e tretë, po ashtu Ai do ta zbuloj Veten në ditën e tretë, pas tre ditëve të errësirës, në Ardhjen e Tij të Dytë. Unë dëshiroj që ju të jeni të vetëdijshëm për këto tre ditët e errësirës, që të mos keni frikë prej tyre. Qirinjtë e bekuar do t’ju japin dritën e vetme e lejuar nga Unë, për të mundësuar ata që më duan Mua të shikojnë dhe të presin, me gëzim, Arritjen e Birit Tim.

Mos kini frikë nga Dashuria Ime për ju apo nga Fuqia që Unë zotëroj, pasi është për të mirën tuaj që Unë i lejoj të gjitha ngjarjet të ndodhin në ditët që çojnë drejt Ditës së Madhe. Unë i lejoj armiqtë e Mi të enden nëpër Tokë. Unë i lejoj shkatërruesit ta mashtrojnë njeriun, sepse kështu Unë e vë në provë besimin e atyre që janë të bekuar me të Vërtetën. Por dijeni këtë. Ata që e tradhëtojnë Fjalën e Hyjit do të flaken në humnerë. Ata që i godasin dhe i ndëshkojnë shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët e duan Birin Tim, do të ndëshkohen ashpër. Unë do ta lejoj të dobëtin dhe ata që mashtrohen lehtë, me qëllim që ata – kur Profecitë e Mia, të dhëna ty, bija Ime, të ndodhin – të pendohen dhe të më kërkojnë Mua.

Fëmijë, Unë Jam duke ju pregatitur ju, me qëllim që Vullneti Im të kryhet dhe që ju të jetoni, brënda Mbretërisë Sime, për të cilën keni lindur. Bota në të cilën jetoni është e ndotur, për shkak të të ligut dhe influencës së tij. Toka është e pllakosur nga mëkati, në këtë kohë më shumë se ndonjëherë më parë dhe mëkati tani do të shtohet, ku çdo njëri prej jush, me besim të vërtetë, do ta d
ëshmoj atë. Ju duhet t’ju kujtohet e Vërteta çdo ditë duke filluar që sot – të Dielën e Pashkës – sepse pa atë, ju do të endeni kot dhe do të humbisni.

Shumë pak nga ju do ta refuzojnë kishën e re mbarë botërore dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë. Unë do t’ju tërheq drejt Meje, do t’ju mbaj t
ë lartësuar, kur dhimbja e braktisjes të bëhet e padurueshme, dhe Unë do t’i shpëtoj shpirtrat tuaj me çfarëdo mënyre që Unë zgjedh, sesa t’ju humbas tek armiqtë e Mi. Unë dëshiroj që ju t’i trajtoni me mirësi ata që luftojnë kundër Birit Tim për shkak të këtij, Misionit të Tij për ta pregatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë. 

Unë ju ftoj që të më kërkoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, të tregoj Mëshirë tek të gjitha ata që përpiqen të pengojnë Dorën Time, Bujarinë Time, Fuqinë Time dhe Hyjninë Time, me anë të kësaj Kryqëzatë Lutje të veçantë:

Lutja e Kryqëzatës (147) Hyji Atë, trego Mëshirë ndaj atyre që e mohojnë Birin Tënd

O Hyj, Ati im i Përjetshëm, unë të kërkoj Ty të tregosh Mëshirë ndaj atyre që e mohojnë Birin Tënd. Unë të lutem për shpirtrat e atyre që përpiqen të shkatërrojnë profetët e Tu. Unë të lutem për kthimin e shpirtrave që janë të humbur për Ty dhe kërkoj që Ti të ndihmosh të gjithë fëmijët e Tu për të përgatitur shpirtrat e tyre dhe për ta ndryshuar jetën e tyre sipas Vullnetit Tënd Hyjnor në pritje të Ardhjes së Dytë të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit. Amen.


Shkoni, fëmijët e Mi, dhe pregatisni të gjithë ata që janë të njohur për ju, duke i ofruar lutjet e veçanta tek Unë, Ati juaj I Përjetshëm, për Mëshirën Time të Madhe.

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë kam Gjithë-Dashurinë, Gjithë-Durimin dhe Unë pres përgjigjen tuaj. Kurrë mos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoj lutjet tuaja, sepse zërat tuaj janë ëmbëlsi për Veshët e Mi dhe dashuria juaj për Mua më sjell Mua gëzim të madh. Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për fëmijët e Mi. Asgjë.

Shkoni në dashuri dhe gëzim, sepse ju mund të jeni të sigurtë se Unë Jam I Gjithë-Mëshirshëm.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/20/god-the-father-very-few-of-you-will-reject-the-new-one-world-church-and-so-my-intervention-will-be-swift/