Kerko Mesazhet ketu

Monday, 7 April 2014

Për sa kohë dashuria lulëzon, raca njerëzore mund të mbijetoj

E Enjte, 3 Prill 2014, në 17:11

Bija Ime fort e dashur, dashuria është një nga Dhuratat më të fuqishme nga Hyji. Për sa kohë dashuria lulëzon, raca njerëzore mund të mbijetoj. Dashuria e tejkalon gjithë ligësinë, p
ërçarjen dhe urrejtjen, sepse ajo është nga Hyji, I Cili është I Gjithpushtetshëm, dhe asnjë forcë djallëzore nuk mund ta shkatërroj atë plotësisht.

Kur një shpirt është me të vërtetë pranë Zemrës Sime, Unë do ta mbush atë me dashuri. Unë do ta mbuloj atë person me këtë Dhuratë dhe për këtë arsye, ata do ta kenë të pamundur të urrejnë një person tjetër, duke përfshirë ata që i torturojnë. 

Dashuria, kur është e pranishme në një shpirt, përdoret nga Hyji për të tërhequr të tjerë shpirtra drejt Atij. Ajo është përdorur për t’ju sjellë gëzim dhe ngushëllim atyre në nevojë dhe që vuajnë. Megjithatë, ajo është një Hir, dhe ju është akorduar atyre shpirtrave, të zgjedhur që ata do të mund ta ndajnë atë me të tjerët, për Lavdinë e Hyjit. Oh çfarë gëzimi këta shpirtra më sjellin Mua, kur ata e pranojnë Dashurinë, pa kushte, nga Unë. 

Kur ata e mirëpresin Praninë Time, me zemër të hapur dhe më lejojnë Mua t’i vërshoj shpirtrat e tyre, këta shpirtra bëhen ena Ime dhe si një verë e mirë, ata do të mbushin dhe do të kënaqin shpirtrat e atyre që janë të etur për Praninë Time.

Dashuria është mënyra me të cilën Unë komunikoj me botën, deri në Ditën e Madhe kur Unë do të vij për të rivendosur Mbretërinë Time. Kur ka të pranishme dashuri të vërtetë, Unë Jam atje. Kur nuk ka aspak dashuri, Prania Ime është e larguar. Shumë njerëz më largojnë Mua dhe prandaj janë të paaftë të ndjejnë pasurinë e Dhuratës së Dashurisë, ashtu si duhet.

Unë ju premtoj të gjithëve ju se Unë do ta përhap Dhuratën e Dashurisë Sime përmes këtij Misioni. Dashuria Ime do të jetë një tipar dallues dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes Sime do të rrethohen me Dashurinë Time, kur të recitojnë kët
ë Lutje të Kryqëzatës:

Lutja e Kryqëzatës (145) Më mbush me Dhuratën Tënde të Dashurisë

Më i dashuri Jezus, më mbush mua, një enë e zbrazët, me Dhuratën e Dashurisë Tënde. 

Vërshoje shpirtin tim me Praninë Tënde. Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu si Ti më Do mua. 

Më ndihmo të jem një enë e Paqes Tënde, Qetësisë Tënde dhe Mëshirës Tënde. 

Hape gjithmonë zemrën time ndaj shqetësimeve të të tjerëve dhe më dhuro Hirin për t’i falur ata që të refuzojnë Ty dhe që mëkatojnë kundër meje. 

Më ndihmo ta shpall Dashurinë Tënde përmes shembullit, ashtu si Ti do të bëje po të ishe në vendin tim. Amen.

Unë do t’i prek shpirtrat e gjithkujt, që më lejon Mua të hyj. Dashuria do t’ju sjelli lumturinë e përjetshme. Duke e pranuar Dashurinë Time, pa pyetje dhe me një zemër të hapur, ju do të më sillni Mua gëzim të madh.

Dhurata Ime është tani e juaja dhe Unë dëshiroj që ju ta mbani Dhuratën e Dashurisë para jush në gjithçka që bëni, që nga kjo ditë e tutje. Në këtë mënyrë ju do të ndihmoni të mposhtet urrejtja, që e infekton njerëzimin dhe që vjen nga Satani. 

Me këtë Dhuratë të Dashurisë, Unë hedh mbi të gjithë ju, një Bekim të veçantë; një Bekim që është i vetëm dhe i fuqishëm, të cilën ju do ta ndjeni kur të recitoni këtë Lutje dhe në veçanti në një Grup të Kryqëzatës së Lutjeve, që është veçanërisht i rëndësishëm në këtë, Misionin Tim të Shpëtimit.