E Mërkurë, 9 Korrik 2014, në 15:48
Bija Ime fort e dashur, udhëzimi Im ndaj të gjithë atyre që më nderojnë Mua është të luten fortë për trazirat që do të shpërthejnë së shpejti në botë. Shumë ngjarje do të zhvillohen, të gjitha prej tyre janë të lidhura me përçarjet e shkaktuara nga urrejtja fetare dhe lakmia. Por kur përçmimi për Mua, që tashmë është dëshmuar në botë, të vij nga brënda vetë katër mureve të Mia, atëherë ju do ta dini se koha është afër. Sepse kur ata të më mallkojnë Mua dhe të persekutojnë ata që më duan Mua, atëherë ata do ta dëshmojnë ndërhyrjen Time, e cila do të jetë si një gjëmim.
Shumë do ta ngatërrojnë pranimin Tim të vullnetshëm të persekutimit, që do të jenë gjithmonë për ata që më ndjekin Mua, me një pranim të gjërave të liga dhe një dëshirë për t’i lejuar këto gjëra të lulëzojnë. Por kjo nuk do të ishte e saktë. E gjithë Dashuria vjen nga Unë. E gjithë ligësia vjen nga Satani. Kur të dyja përplasen trazirë e madhe do të krijohet. Ligësia nuk mund të zhvillohet kur Unë ngrihem kundër tij. Madje dhe vetë Satani mund ta përhapi helmin e tij vetëm sipas Vullnetit të Hyjit.
Ligësia, që ka infektuar botën, do të shkatërrohet. Të mos keni asnjë dyshim për këtë. Megjithatë, ju duhet ta njihni të ligun për çfarë është, sepse Satani gjithmonë do ta paraqesi atë sikur të jetë një gjë e mirë. Taktika e tij e preferuar është të paraqesi një pikpamje të shtrëmbëruar të Mësimeve të Mia dhe të përfshijë brënda saj mashtrime të mëdha, të cilat mund të identifikohen vetëm prej atyre ku Fryma e Hyjit banon brënda shpirtrave të tyre. Sa shumë përhapin versione të ndryshme të Doktrinës Sime dhe krijojnë vetë interpretimet e tyre dhe kjo i ngatërron shumë vetë. Kur ata që pohojnë se më njohin Mua më kryqëzojnë Mua, duke i munduar ata që më shërbejnë Mua, atëherë dijeni se ata nuk janë nga Unë – sepse si munden ata të jenë?
Të keni paqen, sepse gjithçka që ju duhet ta dini është e përmbajtur në Fjalën Time të Shenjtë. Fjala Ime është shumë e thjeshtë, e lehtë për t’u kuptuar, por jo aq e lehtë për t’u jetuar. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe dashuria do të jetë forca drejtuese pas çdo fjale që ju shqiptoni; çdo veprimi që ju bëni dhe çdo gjesti që kryhet nga ju. Kur ju nuk dëshmoni dashuri, prej gojëve të atyre që pretendojnë të jenë të shenjtë, atëherë nuk është Fjala e Hyjit që ju jeni duke dëgjuar. Përkundrazi, ju jeni duke dëgjuar një interpretim njerëzor, që është i gabuar.
Çfarëdo që nuk del nga Hyjnia Ime, nuk është nga Unë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/09/my-word-is-very-simple-easy-to-understand-but-not-as-easy-to-live/