Tuesday, 22 July 2014

Të dini çfarë Unë ju mësova, në vetvete, nuk është e mirë, nëse nuk e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë

E Djelë, 13 Korrik 2014, në 16:27

Bija Ime e dashur, fëmijët e Zotit mund të krahasohen me sythet e lules. Sythet, për shkak të ushqimit të dheut ku gjenden, lulëzojnë dhe rriten. Por, nëse dheu nuk është pjellor, sythet nuk mund të çelin në lule të rritura që e kënaqin syrin e  shikuesit.

Nëse dheu është i pasur, lulja do të jetë e shëndoshë. Nëse dheu është i mbushur me insekte, atëherë lulja nuk do të çeli. Madje dhe dheu i shëndoshë, nëse është i infektuar me helm, nuk mund të prodhoj një bimë të shëndetshme. Nëse fëmijët e Zotit nuk e dëgjojnë Fjalën e Zotit, ta kuptojnë të Vërtetën dhe t’i binden Urdhërimeve të Zotit, ata do të jenë të zbrazët dhe do t’ju mungoj paqja shpirtërore. Do të jetë vetëm duke e lejuar veten të dëgjoni çfarë premton Fjala e Zotit, që ju mund të arrini sukses apo të gjeni paqe.

Shumë njerëz, për shkak të gënjeshtrave, që Satanai i përhap nëpër botë, me qëllim që të mashtroj shpirtrat, e gjejnë veten të humbur dhe pa jetë shpirtërore. Jeta mund të arrihet vetëm duke më pranuar Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin tuaj. Madje edhe atëherë, në vetvete, nuk është e mjaftueshme. Ju gjithashtu duhet të kujtoni çfarë Unë ju mësova. Të dini çfarë Unë ju mësova, në vetvete, nuk është e mirë, nëse ju nuk e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë. Kur ju ngriheni dhe shpallni me krenari se jeni një dishepull i Imi, nëse ju nuk tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe ju bëni të tjerëve ashtu si prisni t’ju bëhet juve, atëherë ju jeni një hipokrit.

Nëse ju më njihni Mua, ju do t’i doni të tjerët, pavarësisht se për çfarë mëkate ata janë fajtorë. Ju kurrë nuk do t’i gjykoni të tjerët në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta juaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: