Kerko Mesazhet ketu

Friday, 4 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur

E Shtunë, 28 Qershor 2014, në 15:03

Bija Ime e dashur, mashtrimi më i madh, që do të bjerë mbi njerëzimin, do të vij nga brënda Kishës së Birit tim në Tokë dhe do të nxitet nga armiqtë e Tij, të cilët e kanë infiltruar atë me mënyra djallëzore. Satani do të futet në Kishën e Birit tim dhe shenjat do të shihen qartë nga ata që e kanë Shpirtin e Hyjit të mbjellë fortë në shpirtrat e tyre.

Besimi i shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim do të thyhet, pasi shumë do të ndjehen të detyruar ta braktisin Atë përmes akteve sakrilegje. Shumë shërbëtorëve të shkretë fatkeqë do t’ju kërkohet të bëjnë një betim të ri dhe ata do të jenë tepër të frikësuar për t’u larguar, edhe pse shumë do ta dinë, thellë në zemrat e tyre, se ajo është e gabuar.

Shumë rregulla të reja do të futen në Kishën e Birit tim në Tokë, kur mijëra të sapo-ardhur do të bëjnë betim në Kishë dhe ata nuk do të jenë të vërtetë, sepse ata nuk do ta kenë Shpirtin e Vërtetë të Krishtit brënda zemrave të tyre. Ata do të futen në Kishë dhe do të dëshmojnë për një fe të re mbarë botërore, e cila nuk do të nderoj Birin tim, Jezu Krishtin. Jo vetëm që ata nuk do t’i shërbejnë Atij, detyra e tyre do të jetë t’i shërbejnë nevojave të humanizmit, e cila në themel të saj, do ta mohoj Ekzistencën e Gjëndjes Supernatyrale të Hyjit dhe për gjithçka që Ai qëndron.

Klerikët, që dikur i premtuan jetën e tyre Hyjit, do të tërhiqen drejt këtij mashtrimi të madh dhe si pasojë do ta humbasin Besimin e Vërtetë. Ata nuk do të promovojnë rëndësinë e shpëtimit të shpirtrave, e cila u bë e mundur prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Kryqi është në qëndër të Krishtërimit. Ka vetëm një Kryq dhe do të jetë përmes Kryqit që shenjat e para të dukshme të tradhëtisë ndaj Birit tim do të shihen. Lloje të reja të kryqeve do të futen të cilat do ta shpërfillin Shenjën e Kryqit dhe çfarë ajo do të thotë në zemrat e njerëzve.

Jo-besimtarët, të cilët deri tani, nuk kanë patur interes në Krishtërim, do të tërhiqen drejt të ashtu-quajturës kishë e re mbarë botërore. Së bashku me të gjitha fetë e tjera, të cilat nuk dalin nga e Vërteta, ata do të tallin dhe përçmojnë fëmijët e Hyjit, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.

Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur dhe kjo Ushtri do të bashkohet në mbarë botën për t’u bërë shenjtorë të ditëve të fundit dhe ata do të fuqizohen nga Shpirti I Shenjtë me qëllim që ta ruajnë të Vërtetën. Ata do të pështyhen; do të tallen dhe do të akuzohen se janë radikalë, ashtu si Biri im, Jezu Krishti, u akuzua për herezi kur Ai erdhi në Tokë për të predikuar të Vërtetën.

Do të kërkohet guxim i pamasë për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, sepse ju do të akuzoheni për keqbërje. Krimi juaj ata, armiqtë e Hyjit, do të thonë është se ju përhapni të pavërteta rreth kësaj paturpësie. Gjithçka, që vjen nga Hyji, do të deklarohet të jetë një gënjeshtër, ndërsa e vërteta, që ata do të thonë se përfaqësohet nga feja e re mbarë botërore, do të jetë një gënjeshtër.

Megjithatë, Shpirti I Shenjtë do t’i mbuloj ata që vazhdojnë të përhapin Ungjillin e Shenjtë dhe Biri im do t’ju mbuloj dhe do t'ju mbroj ju. E ardhmja e shpëtimit të racës njerëzore dhe e drejta e Jetës së Përjetshme, e premtuar tek çdo burrë, grua dhe fëmij, do të qëndroj mbi supet tuaja. Do të jetë Kisha e Mbetur, ajo që do ta mbaj Dritën e Hyjit të ndezur në një botë, e cila do të jetë zhytur në errësirë.

Shumë prej jush do të sfidohen dhe gënjeshtrat do të mbillen brënda zemrave tuaja, nga shpirti i lig, për t’ju larguar nga e Vërteta. Për fat të keq, shumë nga ju do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë të vërtetë ndaj besimit tuaj dhe do të tundoheni t’i ktheni shpinën Birit tim.

Për të siguruar se do të qëndroni të fortë, të guximshëm, të qetë dhe në paqe, ndërsa e merrni Kryqin e Birit tim mbi supet tuaja, ju duhet të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Për shumë prej jush që e keni të vështirë ta pranoni se këto gjëra kanë për të ardhur, do të vij një ditë kur ju do ta recitoni këtë, Kryqëzatë Lutje (158) tre herë në ditë, sepse presionet që do të hidhen mbi ju për të mohuar Birin tim, do të jenë të parezistueshme.

Lutja e Kryqëzatës (158) Më mbro nga feja për mbarë botën:

I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e fesë së re për mbarë botën, e cila nuk vjen prej Teje. Më ruaj në udhëtimin tim drejt lirisë përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Tënde të Shenjtë.

Më mbaj të bashkuar me Ty, kur të jem i munduar dhe i detyruar të gëlltis gënjeshtrat që përhapen nga armiqtë e Tu për të shkatërruar shpirtrat.

Më ndihmo t’i bëj ballë persekutimit; të qëndroj i vendosur ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit kundër doktrinave të rreme dhe sakrilegjeve të tjera, që mund të detyrohem t’i pranoj.

Përmes Dhuratës së vullnetit tim të lirë, më merr brenda Fushës së Mbretërisë Tënde, për të më mundësuar që të ngrihem dhe ta shpall të Vërtetën, kur ajo të deklarohet të jetë një gënjeshtër.

Kurrë mos më lër të lëkundem, të hezitoj, apo të largohem nga frika përballë persekutimit. Më ndihmo të qëndroj i vendosur dhe i palëkundur ndaj të Vërtetës, për sa kohë të jetoj. Amen.

Shko, bija ime, dhe pranoje se këto gjëra do të ndodhin, por dije se nëse qëndron besnike ndaj Birit tim, ti do të ndihmosh në shpëtimin e këtyre shpirtrave të cilët do të jenë zhytur në gabim.