Kerko Mesazhet ketu

Wednesday, 2 July 2014

Kisha Ime, kur ajo të copëtohet dhe të rrëzohet, do ta përkrah humanizmin me gëzim të madh

E Premte, 27 Qershor 2014, në 22:11

Bija Ime fort e dashur, ju kurrë nuk do ta identifikoni punën e Satanit në botë aq lehtë, sepse ai është shumë dinak. Ai rrallë herë do t’i ekspozoj veprat e tij në një mënyrë, që do t'i bëj njerëzit ta vënë në pyetje influencën e tij. Përgjatë gjithë sundimit të tij në Tokë, ai shkoi deri aty sa ta bindi botën se ai nuk ekziston. Rrallë herë do ta shikoni të Vërtetën, sepse ajo është e fshehur përmes atyre njerëzve që ai përdor për t’i bindur njerëzit se Hyji nuk Ekziston.

Qëllimi i djallit është t’i gënjej njerëzit të besojnë se bota dhe ekzistenca e racës njerëzore e kanë një qëllim. Triumfi i tij më i madh ishte futja e humanizmit dhe, në veçanti, humanizmi jofetar.

Humanizmi, një e ashtu-quajtur dëshirë për t’u kujdesur për nevojat e racës njerëzore, përmes eleminimit të padrejtësisë sociale, është i gabuar. Ata që e adoptojnë humanizmin në jetën e tyre e bëjnë këtë si zëvendësim për besimin në Zot dhe është e kuptueshme përse ata e bëjnë këtë. Për fat të keq, shumë besime fetare kanë nxjerrë disidentë, sjellja e të cilëve nuk është e influencuar nga Hyji. Urrejtja e tyre për të tjerët dhe qëllimi i tyre vdekjeprurës ushtrohet në Emër të Hyjit kur, në fakt, është vetë Satani i cili frymëzon çdo lëvizje të tyre. Ai e bën këtë për t’i larguar njerëzit nga Hyji. Këta shpirtra të errët kryejnë padrejtësi të tmerrshme dhe përdorin Emrin e Atit Tim të dashur për të kryer veprat e tyre djallëzore. Pastaj ata i justifikojnë këto veprime në emër të fesë së tyre dhe ata i bëjnë shumë njerëz të heqin gjithë besimin në Zot.

Humanizmi jofetar, ndërsa i duartroket gjithë gjërat e mira në emër të drejtësisë sociale, është shumë joshës ndaj atyre shpirtrave që janë me zemër të butë, sepse qëllimet e tyre janë të mira. Për fat të keq, kur ata e mbështesin këtë doktrinë, ata thonë se Krijimi i botës ishte një aksident, i shkaktuar nga natyra. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse bota u krijua nga Ati Im I Përjetshëm. Asnjë shkencëtar nuk do të jetë ndonjëherë në gjëndje ta shpjegoj Krijimin e botës, sepse kjo njohuri kurrë nuk do të bëhet e nohur për njeriun.

Të refuzoni supernatyralen dhe Ekzistencën Hyjnore të Hyjit do të thotë se ju refuzoni udhëzimet morale, të cilat dalin nga Hyji. Kjo do të thotë se moraliteti, një kuptim i thellë në çfarë i pëlqen apo jo Hyjit, nuk mund të vazhdoj dhe kjo çon në errësirë. Përkundrazi, njeriu do të përqëndrohet vetëm në nevojat e veta fizike, dhe ai do ta neglizhoj shpirtin e tij. Në vdekje, shpirti i tij, të cilin ai e refuzoi ta pranoj si një Dhuratë jetë-dhënëse nga Hyji, prapë nuk do ta pranoj Mëshirën e Hyjit. Shumë nga këta shpirtra do ta ketë shkëputur veten e tyre plotësisht nga Mëshira e Hyjit në atë fazë.

Kisha Ime, kur ajo të copëtohet dhe të rrëzohet, do ta përkrah humanizmin me gëzim të madh. Dhe, si rezultat i saj, do t’i tërheqi të gjithë këta shpirtra drejt një interpretimi të gabuar të së Vërtetës për ekzistencën e tyre. Pastaj bota do ta përkrah këtë kishë të tipit të ri – një kishë e preokupuar me padrejtësitë sociale – dhe asnjë fjalë rreth rëndësisë për shpëtimin e shpirtrave të tyre nuk do të përmëndet.