E Shtunë, 5 Korrik 2014, në 17:46
Bija Ime fort e dashur, më lejo Mua të sjell Bekime të mëdha në botë sot, ndërsa e dhuroj Shpirtin e Dashurisë, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, përmbi çdo komb.
Kjo Dhuratë e Dashurisë do të përfshij shumë, përfshi ata që nuk më pranojnë Mua dhe bota do të dëshmoj vepra të mëdha bamirësie. Kur të dëgjoni për mrekulli të tilla, kur kombet do t’i ndihmojnë kombet e tjera, që janë në nevojë të madhe, atëherë dallojini këto si shenja nga Qielli.
Dashuria Ime do të tërheqi shumë ndërsa ajo përhapet përmes kësaj, ndërhyrjes Sime Speciale, në këtë kohë të veçantë.
Më dëgjoni Mua, dishepujt e Mi të dashur sepse Unë dua që ju ta dini se kur ju luteni për paqe, Paqen Time Unë ju jap.
Kur ju luteni që dashuria ta mposhti urrejtjen, Dashurinë Time Unë do t'ju jap. Kur ju luteni për ta shtuar besimin tuaj, Unë do t’ju hedh Dashurinë Time dhe besimi juaj do të rritet. Kur besimi juaj rritet, ju do ta përhapni Fjalën Time përmes shëmbullit.
Kur ju tregoni dashuri, pa kushte, tek të tjerët, ju ecni në Emrin Tim. Sipas veprave tuaja, të tjerët do të ndjekin shëmbullin tuaj.
Njeriu i përgjigjet dashurisë me dashuri, ashtu si urrejtja mbjell urrejtje. Për ta mposhtur urrejtjen ju gjithmonë duhet të përgjigjeni me dashuri, sepse dashuria e dobëson shpirtin e lig. Nëse mjaft njerëz do tregonin dashuri ndaj njëri tjetrit, në çdo aspekt të jetës së tyre, atëherë urrejtja nuk mund të rritej.
Dashuria Ime po rritet mes jush. Merreni atë me vete dhe shpërndajeni, sepse ajo do t’i japi jetë të gjithëve, përfshi ata që kanë nevojë për atë më tepër.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/05/man-responds-to-love-with-love-just-as-hatred-breeds-hatred/