E Hënë, 30 Qershor 2014, në 23:50
Bija Ime fort e dashur, ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet ta dini se portat e Ferrit kurrë nuk do të triumfojnë kundër Kishës Time, edhe pse shumë nga Kisha Ime në Tokë do të shtypet, ashtu si është parathënë. Por, e Vërteta kurrë nuk mund të vdesi. Fjala Ime kurrë nuk do të shuhet as edhe Mësimet e Mia nuk do të harrohen nga ata që me të vërtetë janë të bashkuar me Mua.
Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Sime mund të thonë se janë pjesë e Kishës Sime në Tokë. Ata që aprovojnë ndonjë formë të ndryshimit të Ungjillit të Shenjtë apo të përpunimit të Mësimeve të Mia nuk do të jenë më në gjëndje të pohojnë se më shërbejnë Mua. Nëse një shërbëtor i shenjtë i Imi guxon të deklaroj një doktrinë të ndryshme nga ajo e dhënë njeriut prej apostujve dhe profetëve të Mi, para Kohës Sime, ata do të dëbohen menjëherë.
Unë i paralajmëroj të gjithë ata që mbështesin gjithçka, që duket të jetë e shenjtë – por që është e formuar nga krijimi dhe duart e njeriut – dhe që e pranojnë këtë si Timen, se Unë do t’ju flak tutje, sepse ju nuk do të jeni më në gjëndje ta quani veten shërbëtorët e Mi. Dhe nëse ju i çoni shpirtrat në gabim, ndëshkimi juaj do të filloj në kohën tuaj dhe do të vazhdoj deri pas ndarjes suaj nga kjo jetë.
Zemërimi Im është i panjohur për ju, sepse ju akoma nuk e keni dëshmuar atë. Por dijeni këtë. Ju që do të më tradhëtoni Mua e dini tashmë se kush jeni, sepse besimi juaj tashmë është dobësuar. Shumë prej jush tashmë janë rrëzuar dhe dobësia juaj do të jetë rrënimi juaj. Ju do të më tradhëtoni Mua; do të më mohoni Mua dhe do të mbështesni armiqtë e Mi, sepse do të jeni kaq të përfshirë në fenë e re – humanizmin jofetar, që do të vij si një ujk i veshur si dele për t’ju pushtuar – sa Unë do të harrohem. Ambicja dhe dëshira juaj për të kënaqur ata armiqtë e Mi, të cilët do të ngrihen në lartësi të mëdha, brënda niveleve të Kishës Sime – do t’ju verboj ndaj të Vërtetës. Kjo do të jetë dhe shkaku i fundit tuaj dhe të gjithë ata që ju do t’i çoni në gabim të rëndë.
Do të jetë kur Kisha Ime t’i kthej Mësimet e Mia përmbys; si para dhe mbrapsht, që ju do ta dini se koha ka ardhur për antikrishtin të zër vënd në skenën qëndrore. Ata që e adhurojnë bishën do të nënshkruajnë vetë dënimin e tyre të vdekjes dhe do të dorëzojnë vullnetin e tyre të lirë, një Dhuratë e Shenjtë nga Hyji, tek armiqtë e Mi. Menjëherë sa të betoheni ndaj kësaj doktrine të re të rreme, ju do të jeni fajtorë se më kryqëzoni Mua dhe ndëshkimi juaj do të jetë i rëndë.
Përse, mund të pyesni ju, do të ndëshkoheni për bindjen tuaj ndaj më të mëdhenjve? Përgjigja është e thjeshtë. Kur ju u betuat për të më shërbyer Mua, ju pranuat të mbështesni të Vërtetën. Kur ju e thyeni këtë betim, për shkak të bindjes suaj ndaj atyre armiqve të Mi që do të vijnë, atëherë nuk jam Unë, Jezu Krishti, që ju i shërbeni.
Ju mund të mbështesni vetëm të Vërtetën, sepse Unë Jam e Vërteta. Mohojeni të Vërtetën dhe ju më mohoni Mua. Kur ju më mohoni Mua, si një shërbëtor i Hyjit, ju nuk do të jeni më të denjë të udhëzoni fëmijët e Hyjit drejt Shpëtimit të tyre të Përjetshëm.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/30/you-can-only-uphold-the-truth-for-i-am-the-truth-deny-the-truth-and-you-deny-me/