E Dielë, 29 Qershor 2014, në 20:20
Bija Ime fort e dashur, çdo njeri që fshihet pas fesë për të kryer ligësi mbi popujt e besimeve të tjera fetare nuk vjen nga Unë. Fetë që maskojnë urrejtjen dhe demonizojnë grupet e tjera nuk i shërbejnë Hyjit.
Kur njerëzit më përdorin Mua, Jezu Krishtin, si mburojë pas të cilës të fshihen, në përpjekje për të vrarë dhe për të therur të pafajshmit, ky është sakrilegji më i madh. Njerëzit, që besojnë tek Hyji, duhet ta dinë se Kush është Hyji; çfarë Ai i ka treguar botës dhe se si Ai i ka udhëzuar fëmijët e Tij përmes 10 Urdhërimeve, me qëllim që t’i shërbejnë Atij.
Hyji është Dashuri. Ai nuk e pranon urrejtjen e çdo lloji. Nëse apo kur të shikoni njerëz të përdorin mantelin e fesë për të shkaktuar dhimbje mbi të tjerët, për çfarëdo lloj arsye, ju duhet ta dini se kjo nuk ka fare të bëj me dashurinë për Hyjin. Urrejtja vjen nga Satani dhe ai e përhap vrerin e tij mes radikalëve fetarë, për të shfryrë zemërimin e tij kundër Hyjit.
Duke infiltruar ata, që e kanë të shtrëmbëruar kuptimin se Kush Jam Unë, ai arrin të përhapi urrejtjen kundër Hyjit. Atëherë njerëzit do të pyesin: “Përse Hyji mund ta lejoj ligësi në tillë në Emrin e Tij?” Përgjigja është se i ligu gjithmonë do të gjendet në vënde ku Hyji nderohet, sepse vënde të tilla gjithmonë kërkohen nga i ligu, për të sjellë turp tek çdo fe, që e nderon Hyjin. Për arsye të veprimeve të tij njerëzit do të largohen atëherë nga Hyji dhe Ai do të bëhet me faj për çdo vepër të lig, të kryer nga ata që pohojnë se i shërbejnë Atij.
Urrejtja maskohet me kujdes. Ajo zakonisht do të paraqitet nga ata që pohojnë se përfaqësojnë Hyjin, si për t’u dukur se po sjellin drejtësi ndaj armiqve të Hyjit. Ajo do të duket si ‘zëri i shqetësimit’ dhe dënimi për çfarë dëshiron që bota të besoj të jetë një gjë e keqe. Kishat e besimeve të ndryshme, në mbarë botën, janë infiltruar përbrënda nga armiqtë e Hyjit. Qëllimi është për të bërë me turp Emrin e Atit Tim të Përjetshëm. Si rezultat i saj, është ngritur, në të gjithë skajet e botës, një dyshim i thellë dhe mungesë besimi tek Hyji. Supozimi i natyrshëm është se përfaqësuesit e Hyjit kanë kryer ligësi në Emrin e Tij dhe prandaj, besimi tek Hyji është i dëmtuar. Prandaj dhe bota është zhytur në urrejtje, korrupsion dhe luftra, sepse plani i Satanit është për të shkatërruar çdo fe, që e nderon Hyjin e Vërtetë. Ata që shkaktojnë këto ligësi nuk kanë aspak dashuri në shpirtrat e tyre.
Ju kurrë nuk duhet të refuzoni Hyjin për shkak të akteve djallëzore të atyre që gabimisht pohojnë se i shërbejnë Atij. Nëse ju bëni kështu, dhe e largoni veten nga Hyji për shkak të kësaj, ju keni besuar gënjeshtrat, të cilat Satani kërkon që ju t’i gëlltisni. Kurrë mos i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre – për mirë apo për keq. Kurrë mos e gjykoni Atin Tim të Përjetshëm apo Mua, Jezu Krishtin, Birin e Tij të dashur, për mëkatet e kryera nga ata që shërbejnë në Kishat e Tij. Njeriu është, dhe gjithmonë do të jetë, një mëkatar mbi këtë Tokë. Mëkati gjithmonë do të jetë mallkimi i njeriut, deri kur Unë të vij përsëri. Por të akuzoni Hyjin për mëkat është një sakrilegj po aq i tmerrshëm sa është edhe i pamundur.
Zgjohuni ndaj faktit që Satani ekziston dhe ai është i kujdesshëm për ta fshehur këtë fakt, që të mund të mashtroj shpirtrat të mallkojnë Hyjin, Krijuesin e gjithçkaje që Është dhe përherë do të Jetë. Së shpëjti, të gjitha këto mizori do të marrin fund dhe e gjithë Lavdia do të jetë e Imja. Nuk do të jetë gjatë para se Satani të shkatërrohet dhe raca njerëzore të jetë në gjëndje të shikoj qartë se Kush Jam Unë dhe Jetën e Lavdishme që Unë do të sjell në Ardhjen Time të Dytë.
Ju duhet të qëndroni vigjëlentë ndaj gjithçkaje që paraqitet në Emrin Tim të Shenjtë, sepse do ta shikoni se jo të gjitha vijnë nga Unë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/29/you-must-never-reject-god-because-of-the-evil-acts-of-those-who-falsely-claim-to-serve-him/