Friday, 11 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin

E Mërkurë, 2 Korrik 2014, në 16:40

Bijtë e mi, nëse njerëzimi do të mund të dëshmonte Madhështinë e Birit tim, I Cili është i ulur në Fronin Qiellor, në të djathtën e Atit Të Përjetshëm, ata do të ulnin kokat poshtë me turp dhe pendesë.

Biri im i dashur, Jezu Krishti, adhurohet, nderohet dhe mbulohet me dashuri të madhe nga ëngjëjt dhe shenjtorët ne Qiell. Në Tokë fare pak respekt tregohet ndaj Ati I Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për të shpëtuar rracën njerëzore nga mëkati. Sa loton Qielli në këtë kohë në histori, pasi çdo përpjekje për ta pastruar Tokën nga çdo shenjë që përfaqëson Birin tim është duke u bërë ngado. Të pakënaqur me ndalimin e shfaqjeve publike të Kryqeve Më Të Shenjta, së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin.

Fare pak tolerancë do të tregohet ndaj Kristjanëve që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës dhe që ndjekin udhën drejt Zotit. Madje dhe ata shërbëtorë të shenjtë që deklarojnë se i shërbejnë Jezu Krishtit do të jenë tepër të dobët të mbrojnë Krishtërimin dhe ata do ta lejojnë veten të detyrohen të pranojnë këto ligje. Në shumë raste tradhëtarët mes tyre do të bëjnë të mundur heqjen e Kryqit dhe të Vërtetën e Krishtërimit. Me kalimin e kohës, ata të gjithë do të adhurojnë një doktronë të rreme, së bashku me fetë e tjera që nuk do të vijnë nga Zoti. Për shkak se ata do të zgjedhin udhën e gabuar, sipas vullnetit të tyre të lirë, kjo do të thotë se ata do të refuzojnë të pranojnë Mëshirën e Zotit dhe do ta dënojnë veten drejt errësirës.

Ju kurrë nuk duhet të tradhëtoni Birin tim për asnjë arsye, sepse Ai është Udha e të Vërtetës dhe vetëm Ai mund t’ju sjelli Shpëtimin e Përjetshëm.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht: