Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 28 August 2014

Fjala Ime, do të thonë ata, shkakton kaq shumë fyerje sa do të konsiderohet të jetë politikisht e gabuar

E Enjte, 7 Gusht 2014, në 23:40

Bija Ime fort e dashur, po të mos ishte për Durimin Tim, Ndëshkimi Im do të kryhej tani mbi të padrejtin që e fshikullon Kishën Time në tokë. Urrejtja kundër Krishtërimit po shkaktohet mbi ju në tre mënyra.

E para është përçarja globale, që po udhëhiqet nga kundërshtarët e Mi të cilët e mashtrojnë botën duke e refuzuar gjithçka që është e Imja dhe duke më hedhur Mua në vënde të shkreta për të marr fund.

E dyta vjen për shkak të racionalizmit dhe ndërhyrjes njerëzore në Fjalën Time, e përhapur nga studjuesit e Fjalës Sime të cilët nuk janë të mbushur me frymën e të Vërtetës por që, në të kundërt, janë të mbushur me vetë-siguri, që është e nxitur nga krenaria. Kaq të mësuar ata besojnë se janë në interpretimin e Mësimeve të Mia sa ata do të shtojnë pjesë të reja dhe modifikojnë çfarë Unë mësova për t’ju përshtatur nevojave të tyre vetjake.

Dhe më pas, janë ata zemrat e të cilëve janë prej guri – të ftohtë, pa ndjenja dhe të mbushur me një urrejtje të thellë për Mua dhe për këdo që e praktikon Krishtërimin për t’u parë nga të gjithë.

Influenca e djallit shfaqet në kaq shumë mënyra sa vetë njeriu nuk do të jetë i aftë t’i bëj ballë kërkesave të bëra nga të gjitha këto tre grupe që do të përpiqen ta ndalojnë atë të shpalli Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Fjala Ime, do të thonë ata, shkakton kaq shumë fyerje sa do të konsiderohet të jetë politikisht e gabuar dhe prandaj kjo do të jepet si arsyeja kryesore për ta ndryshuar themelisht fytyrën e Krishtërimit. Vetëm njerëzit e thjeshtë, dashuria e të cilëve për Mua i ngjason asaj të fëmijve të vegjël, do të jenë besnikë ndaj Meje, sepse pjesa tjetër do të jenë tepër të zënë me zbatimin e ndryshimeve për sa i përket interpretimit të Fjalës Sime. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, priftërinjtë të cilët Unë i kam thirrur të dëshmojnë të Vërtetën do të jenë duke u pregatitur për të ruajtur të Vërtetën.

Ta fshihni të Vërtetën do të shkaktoj një errësirë të tmerrshme. Ta ndryshoni atë është një tallje e Kryqëzimit Tim. Të paraqisni një zëvëndësues për të Vërtetë është të më mohoni Mua plotësisht. Prapë, keqbërësit më të mëdhenj do të jenë ata që mburren për njohuritë e tyre për Mua – shenjtëria e tyre maskon fallcitetet dhe fjalët dhe veprat e tyre kurrë nuk do t’ju sjellin tek Unë sepse Shpirti I Shenjtë nuk do të jetë i pranishëm në shpirtrat e tyre. Kur Shpirti I Shenjtë nuk është i pranishëm ata – tradhëtarët e Fjalës Sime – do të sjellin erresirën tek të tjerët të cilët do t’i mbështesin me entuziazëm gënjeshtrat e tyre. Të gjitha këto falcitete do të mbajnë shenjën e të ligut – mëkatin e krenarisë – porta drejt shkretëtirës. Menjëherë sa kjo portë të hapet të gjitha paudhësitë e tjera do të vërshojnë dhe shpirtrat e atyre që dorëzohen ndaj herëzive do të bëhen të shkreta.

Pa të Vërtetën ju do të jetoni në një botë ku asgjë që ju dëgjoni nuk do t’ju sjelli paqe. Pa Dritën e Pranisë Sime dielli nuk do të shkëlqej – ai do të bëhet i zymtë dhe i dobët dhe më pas do të bëhet një mjergull deri kur, prej dorës së njeriut të vdekshëm, nuk do të japi më dritë prandaj ata që kanë sy dhe që refuzuan të shikonin nuk do të shohin më, ndërsa ata që panë dhe e pranuan Frymën e Hyjit do të shikojnë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/07/my-word-they-will-say-causes-so-much-offense-that-it-will-be-deemed-to-be-politically-incorrect/