E Hënë, 11 Gusht 2014, në 19:36
Bija Ime fort e dashur bota është e shpëlarë me një formë të re përshpirtshmërie e përbërë nga një besim në një qënie superiore – atë që e quajnë krishti – por nuk jam Unë, Jezu Krishti, që ata i referohen. Satani, në formën e Luciferit, i referuar si Mbreti i Dritës, adhurohet jo si një qënie djallëzore por si një, që kryen një detyrë për Hyjin.
Kjo ideologji është e favorizuar nga sekte sekrete, që janë ngritur për ta shkatërruar Krishtërimin. Shumë do të jepen pas kulteve dhe praktikave të magjisë sepse ato krijojnë kënaqësi. Sa të futen ata do të bëhen pengje dhe, me kalimin e kohës, do të zaptohen nga i ligu.
Shumë njerëz janë të etur për kënaqësi shpirtërore dhe dëshirojnë paqe. Çdo ideologji, që pohon t’ju sjelli atyre përmbushjen e shpresave të tyre, paqe, qetësi dhe një kuptim të thellë mbi humanizmin e tyre do të jetë tërheqëse për ata. Megjithatë, shumë do të urrejnë të më ndjekin Mua, Jezu Krishtin, sepse shoqëria më ka dënuar Mua në zemër të tokës.
Por, ata do të jenë të kënaqur kur t’ju ushqehet doktrina e rreme se të gjitha udhët të çojnë tek Hyji. Kjo është një gënjeshtër sepse ju mund të vini tek Hyji vetëm nëpërmjet Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit.
Unë Jam Një në Atë i Cili i krijoi të gjitha gjërat. Ka vetëm një Hyj dhe Unë, Jezu Krishti, Jam Fjala e bërë njeri me qëllim që njerëzimi të bëhej i plotë përsëri. Pa Mua ju kurrë nuk mund të bëheni të plotë, as në këtë jetë dhe as në tjetrën.
Botës do t’i tregohet se qëllimi më i rëndësishëm për të luftuar është liria – liria me çdo kusht. Por ta nderoni Hyjin me të vërtetë do të thotë ta humbisni aftësinë t’i shërbeni vetëm interesit tuaj vetjak dhe, prandaj, Krishtërimi do të urrehet sepse do të shihet si një bllokim ndaj lirisë personale. T’i shërbehet Hyjit, çdo Hyji, do të bëhet qëllimi i shumë njerëzve që kërkojnë të Vërtetën. Por kur Satani konsiderohet nga njeriu të jetë hyjnor, Hyji – në Drejtësinë e Tij pafund – do t’i shkatërroj ata që nderojnë bishën.
Bisha që fshihet mes elitës dhe të fuqishmëve i jep fuqi të madhe atyre që përhapin gënjeshtrën se Unë, Jezu Krishti, nuk ekzistoj. Ky është mallkimi më i madh i hedhur mbi njerëzimin nga Satani dhe për shkak të dobësisë së njeriut ai e beson gënjeshtrën, që del nga gojët e të liqve.
Ka vetëm një Hyj. Ka vetëm një udhë drejt Hyjit. Asnjë udhë tjetër, pavarësisht se sa e shndritshme mund t’ju paraqitet, nuk mund t’ju çoj tek Ati, vetëm ajo që vjen përmes Meje, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i Botës.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/11/christianity-will-be-detested-because-it-will-be-seen-as-a-block-to-personal-freedom/