E Premte, 18 Korrik 2014, në 15:52
Bija Ime më e dashur, bota është e Imja dhe Unë i përkas të gjithë fëmijve të Mi. Unë Jam i juaji. Bijtë e Mi do të përballen me një trazirë të madhe, ndërsa Unë dërgoj engjëjt e Mi për t'i nxjerrë besimtarët e Mi, dhe e gjithë ligësia do të zhduket së shpejti. Armiqtë e Mi, Unë do t’i shtyp deri kur çdo gjurmë e dhimbjes dhe e dëshpërimit, që durohet nga njerëzimi, të fshihet. Nuk ka më lotë, as dëshpërim, as dhimbje, sepse e gjithë Fuqia është e Imja.
Plani Im tashmë po shpaloset, edhe pse pak njerëz do të jenë të vetëdijshëm për të. Por Unë ju them këtë. Fshijini lotët tuaj. Mos kini frikë nga Ndërhyrja Ime, sepse është Vullneti Im që do të bashkohet me atë të fëmijve të Mi – së shpejti. Kur Vullneti Im të vendoset, paqja do të mbretëroj, jo vetëm brënda zemrave tuaja, por në Tokë ashtu si është në Qiell. Besoni tek Unë.
Mos ju trëmbni Dorës Sime, sepse vetëm ata që plotësisht më refuzojnë Mua do të vuajnë. Unë nuk dëshiroj hakmarrje dhe Unë do t’i përshkoj madje dhe zemrat e atyre që më mallkojnë Mua. Mëshira Ime do të thotë që fare pak njerëz do të duan të ndahen nga Unë, kur Unë ta shfaq Veten Time nëpërmjet Birit Tim, Jezu Krisht. I dobëti do të bëhet i fortë. I trëmburi do të bëhet i guximshëm dhe ata me urrejtje në zemrat e tyre do të mbushen me Dashurinë Time.
Unë i dua dhe i dëshiroj të gjithë fëmijët e Mi dhe për këtë arsye Unë do ta rifitoj Mbretërinë Time me sa më pak vuajtje të jetë e mundur.
Ju lutem të besoni tek Unë, plotësisht. Sepse dita është afër kur vetëm Drita e Hyjnisë Sime do të mbretëroj në Tokë dhe e gjithë paqja do të jetë e juaja.
Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/18/god-the-father-when-my-will-is-established-peace-will-reign/