Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 28 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Humanizmi do të bëhet zëvendësuesi për Krishtërimin ku asnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet

E Premte, 8 Gusht 2014, në 21:15

Bija ime, ndërsa të Krishterët nëpër botë vazhdojnë të persekutohen, t
ë tallen dhe të përçmohen, ta dini gjithashtu se ata do të ndahen mes tyre. Secili sipas të vetës; secili sipas vetë dëshirës së tij dhe secili sipas vetë interpretimit të tij se çfarë do të thotë në të vërtetë t’i shërbesh Birit tim të dashur.

Ndërsa njerëzit janë të frik
ësuar prej terrorit me të cilin të Krishterët duhet ta jetojnë jetën e tyre të përditshme në duart e njerëzve të këqinj, ata duhet ta dinë se kjo është veçse një formë e fshikullimit, që duhet të durojnë ata që e shpallin Fjalën e Jezusit. Çdo përpjekje për të nënvlerësuar Krishtërimin është duke u bërë nga qeveritë, organizatat e të drejtave të njeriut dhe fuqi të tjera që pohojnë të reklamojnë mirëqënien e humanizmit. Humanizmi do të bëhet zëvendësuesi për Krishtërimin ku asnjë fjalë për Zotin nuk do të shqiptohet.

Humanizmi, racionalizmi i përdorur nga i ligu për t’i inkurajuar njerëzit të përdorin shkencën për ta nënvlerësuar Hyjninë e Atit tim të Përjetshëm, do ta pushtoj botën.

Nga pamja e jashtme toni i saj zbutës do të bindi çdo njeri, që nuk ka dashuri në zemrën e tij për Hyjin, sepse ajo është më e dëshirueshme se e Vërteta. Për ta bindur njeriun se humanizmi është superior ndaj Fjalës së Hyjit është qëllimi përfundimatar i armiqve të Birit tim.

Humanizmi krijon një mbulesë dinake për tradhëtarët brënda Kishës së Birit tim të cilët dëshirojnë të shihen si të dashur, të dhembshur dhe të shprehen për nevojat e të tjerëve. Ata do të predikojnë humanizëm dhe të gjitha premtimet e saj boshe nga katedrat në Kishat e Krishtere deri kur, pothuajse, asnjë fjalë nuk do të përmendet për rëndësinë e shpëtimit të shpirtrave tuaj. Mëkati do të shpërfillet sikur të jetë një mënyrë për ta shmangur konfliktin në botë por nuk do të njihet të jetë një gjë e vërtetë.

Mashtrimi më i madh i të gjitha kohërave ka zbritur dhe së shpejti të gjithë ju do ta keni të vështirë të qëndroni besnikë ndaj të Vërtetës. E Vërteta sjell kuptimin dhe një vetëdije se çfarë kërkohet për të arritur paqen e vërtetë dhe dashuri në shpirtin tuaj. Do të thotë se ju do ta njihni Dashurinë, ashtu si dhe Drejtësinë e Hyjit. Do të thotë gjithashtu se do të jeni të vetëdijshëm për Mëshirën e Hyjit.

Kur e gjithë përmëndja e mëkatit të jetë hequr dhe kur Kisha e Birit tim të mos i referohet më rëndësisë së shpëtimit të shpirtit tuaj, ju do ta dini atëherë se kohët kanë ardhur dhe se Koha e Birit tim është afër.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/08/mother-of-salvation-humanism-will-become-the-substitute-for-christianity-where-no-mention-of-god-will-be-uttered/