Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 10 August 2014

Hyji Atë: Të jeni të guximshëm, të vegjëlit e Mi, sepse Mbretëria Ime e Madhe do të jetë e juaja së shpejti

E Hënë, 21 Korrik 2014, në 14:23

Fëmijët e Mi të dashur, kur Unë e krijova botën, ishte për të ndarë Ekzistencën Time me secilin prej jush. Në atë kohë Dashuria Ime ishte e ndarë dhe ishte atëherë kur bota u bë një me Mua. Engjëjt e Mi gëzonin në Mbretërinë Time të re të krijuar dhe Dashuria Ime u përhap përtej Mbretërisë Sime, sepse Unë dëshiroja që të ishte e tillë.

Ndërsa Dashuria Ime qortohej, Unë e dija se Hidhërimi Im do të shtohej kur Unë e rip
ërtëriva Tokën për t’i sjellë fundin mëkatit. Koha Ime është e shpejtë, kur të gjithë do të jetojnë sipas Vullnetit Tim. Vullneti Im I Shenjtë, do të jetë I Pranishëm në zemrat e fëmijve të Mi. Të gjithë do të gëzojnë përsëri. Deri në këtë Ditë të Madhe, shumë dhimbje do të krijohet nga njeriu sepse mëkati ka krijuar një ndarje nga Unë.

Për aq kohë sa mëkati ekziston, njeriu do të vuaj vështirësitë e krijuara për të nga ai që më urren Mua. Ai, i ligu, do ta paraqesi veten sikur ju do, sikur kujdeset për ju dhe ai do të vazhdoj të influencoj secilin prej jush, deri kur Unë të dërgoj Birin Tim për t’ju mbledhur në Krahët e Tij të Shenjtë.

Të jeni të guximshëm, të vegjëlit e Mi, sepse Mbretëria Ime e Madhe do të jetë e juaja së shpejti dhe ju, së bashku me familjet tuaja, do të jetoni brënda Vullnetit Tim të Shenjtë. Kur Vullneti Im Hyjnor të kryhet mes jush, bota, që përbëhet nga Qielli dhe Toka, do të bëhen një. Kur Ne jemi një, nuk do të ketë më dhimbje apo hidhërim, sepse mëkati do të jetë zhdukur plotësisht.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/21/god-the-father-be-brave-my-little-ones-for-my-great-kingdom-will-soon-be-yours/