Kerko Mesazhet ketu

Monday 11 August 2014

Kur ju besoni tek Unë duhet të jetë pa asnjë kusht

E Mërkurë, 23 Korrik 2014, në 17:04

Bija Ime fort e dashur, besimi është një term shumë i keqkuptuar, kur vjen puna për lidhjen Time me ju. Të besoni nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë, sepse njeriu është një mëkatar dhe mundet, në çdo kohë, ta tradhëtoj një besim madje dhe mes atyre që ai i do.

Të besojnë tek Unë kërkohet një përpjekje e madhe nga ana e shpirtrave. Kur ju besoni tek Unë, duhet të jetë pa asnjë kusht apo sipas kërkesave tuaja. Kur ju thoni se më doni Mua ka disa faza që përfshihen.

Faza e parë është ajo e besimit dhe e dashurisë për gjithçka që Unë ju mësova dhe për arsye të asaj se Kush Unë Jam.

E dyta është e frymëzuar nga dashuria për Mësimet e Mia dhe një dhembshuri e thellë për Mua.

Faza e tretë ndodh kur ju jeni në bashkim të plotë me Mua, kur ju ndjeni Dashurinë Time, Dhimbjen Time, Hidhërimin Tim dhe e kuptoni – pa e ditur përse – çfarë do të thotë të jeni një fëmij i vërtetë i Hyjit.

Kjo do të thotë se ju e pranoni se Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi dhe se e gjithë kjo vjen nga Unë.

Kur ju më doni Mua me një zemër të hapur, si ajo e një fëmije, ju do të më doni Mua pa kusht. Ju do ta dini se Unë do t’ju vij në ndihmë kur gjithçka të ndjehet e pashpresë, ju do ta dini se Dashuria Ime për njeriun është e pashtershme, pa ligësi, pa diskriminim dhe se asnjë mëkatar Unë nuk do ta refuzoj – pavarësisht se çfarë kanë bërë. Atëherë, juve nuk do t’ju ketë mbetur asnjë dyshim për Hyjninë Time dhe ju do të dorëzoheni tek Unë plotësisht!

Ju do të ma lini Mua gjithçka, edhe pse, me siguri, ju do të vuani në duart e njeriut kur ju më doni Mua në këtë mënyrë.

Prej Dritës Sime që do të ndriçoj brënda shpirtrave tuaj, ata që më refuzojnë Mua do të bëjnë gjithçka të munden për t’ju poshtëruar; për t’ju tallur; për t’ju goditur dhe për ta bërë jetën të vështirë, sepse të jeni të sigurtë, të Krishterët gjithmonë janë përbuzur dhe do të vazhdojnë të persekutohen, ashtu si isha edhe Unë, deri në Ditën Finale.

Besoni tek Unë dhe Unë do t’ja u lehtësoj barrën dhe ndërsa ju mund të pësoni sulme gojore, nga ata që ju urrejnë për shkakun Tim, ju do të jeni të qetë. Ju lutem të recitoni këtë Lutje sa herë të ndjeheni të ndarë nga Unë dhe Unë do t’ju vij në ndihmë. Unë do t’ju mbush me një Paqe që nuk mund, dhe që kurrë nuk do të gjendet ndokund në këtë botë.

Lutja e Kryqëzatës (161) Për mirëbesim dhe paqe

Jezus, unë kam besim në Ty. 
Më ndihmo të të dua Ty më shumë. 
Më mbush me besimin për t’u dorëzuar në bashkim të plotë dhe përfundimtar me Ty. 
Më ndihmo ta rris besimin tim në Ty gjatë kohëve të vështira. 
Më mbush me Paqen Tënde. 
Unë vij tek Ti, i dashur Jezus, si një fëmijë i lirë nga të gjitha lidhjet e kësaj bote; 
i lirë nga të gjitha kushtet dhe unë ta dorëzoj Ty vullnetin tim për të bërë me të 
ashtu si Ti e shikon të përshtatshme