Kerko Mesazhet ketu

Friday, 29 August 2014

Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem

E Dielë, 10 Gusht 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur dallgët janë kthyer dhe në ngritjen e tyre do të vijnë shumë ndryshime ashtu si është parathënë. Mos kini frikë sepse Unë, shumë herë, ju kam dhënë Fjalën Time se gjithçka do të përfundoj me Mëshirën Time të Madhe, e cila do të përfshij çdo shpirt në Dritën e Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime.

Ta keni frikë vetëm Drejtësinë Time por kur ajo është e lëshuar dijeni se do të jetë për të mirën e të tjerëve dhe për shpëtimin e botës që ajo lejohet. Unë i kryej ndëshkimet vetëm për të ndaluar përhapjen e urrejtjes dhe për të zgjuar brënda atyre shpirtrave, të nxirë nga njolla e mëkatit, çdo dashuri, që mund të jetë akoma brënda tyre, me qëllim që të vijnë tek Unë.

Përse njeriu dhe, në veçanti njeriu i devotshëm, beson se ai di më shumë se Unë? Është më inteligjent se Ai që e krijoi atë? Se vlerësimi i tij racional për të gjitha gjërat nga Unë mund ta zhduki Praninë Time? Arroganca dhe krenaria e njeriut në vetë aftësitë e tij do të jetë rrënimi i tij. Njeriu nuk ka asnjë fuqi, përveç asaj që ndodhet brënda shpirtit të tij. Besimi, kur është i pastër, është një gjë e fuqishme dhe është përmes besimit dhe vetëm besimit që Unë, Jezu Krishti, ju sjell juve shpresë, dashuri dhe gëzim. Vetëm Unë mund ta fuqizoj njeriun me dhurata të mëdha por nëse ai nuk m'i kërkon Mua këto Unë nuk mund t’i imponoj ato mbi vullnetin e tij të lirë.

Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem sepse ju nuk vini tek Unë. Gjithmonë kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua çdo favor, sepse Unë do t’i përgjigjem çdo herë thirrjes suaj. Mos ma ktheni Mua shpinën dhe të thoni – gjithçka do të jetë mirë, jeta do të rregullohet vetë.

Jeta duhet të fitohet. Përjetësia është një Dhuratë nga Hyji dhe i jepet atyre që e kërkojnë. Për fat të keq, shumë e humbasin mundësinë e tyre për Jetën e Përjetshme sepse ata besojnë se humanizmi është më i fuqishëm se ndonjë Zot që mund të ekzistoj apo jo. Dhe kështu ata do të vendosin vetë fatin e tyre dhe do t’i kthejnë shpinën Jetës së Përjetshme për shkak të mëkatit të krenarisë, kaq kokfortë janë ata.

Ata më mohuan Mua në jetën e tyre në tokë dhe do të më mohojnë Mua kur Unë të qëndroj para tyre, me krahët e shtrira, në Ditën e Madhe. Ata do të largohen dhe do të ecin drejt strofkullës së luanit nga ku nuk do të gjejnë kurrë një minutë qetësie.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/10/ask-and-you-will-receive-remain-silent-tight-lipped-and-i-cannot-respond-to-you/