Kerko Mesazhet ketu

Monday, 18 August 2014

Unë u talla, u fyeva dhe u akuzova se isha imoral, gënjeshtar dhe heretik

E Hënë, 28 Korrik 2014, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, kur Unë shikoj fëmijët e Hyjit, Zemra Ime shpërthen me një Dashuri që është aq e butë, sa e asaj për një foshnje të porsa lindur, ashtu si është edhe për një burrë në 100 vitet e tij. Ajo nuk ka asnjë ndryshim. Ju secili jeni një fëmij i Hyjit, i krijuar me kujdes në barkun e nënës suaj sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim.

Ju e shikoni, gjithçka që u krijua që nga fillimi deri në fund, ishte dhe gjithmonë do të jetë, sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit.

Prandaj, pavarësisht se kush ju jeni, pavarësisht se nga çfarë e keqe vuani, çfarëdo keqtrajtim do t’ju duhet të duroni kur të përjashtoheni nga shoqëria për shkak të racës, besimit, seksit apo ngjyrës – dijeni se ju jeni të gjithë të çmuar në Sytë e Hyjit.

Mëkati është e vetmja gjë, që ju ndan nga Ai.

Është më i persekutuari mes jush që e kërkon Dashurinë Time dhe Vuajtjen Time. Vuajtja juaj është e Imja. Unë kërkoj të vetmuarit dhe të lënduarit, të cilët durojnë diskriminim të tmerrshëm – të përjashtuarit e shoqërive tuaja – dhe Unë i sjell ata drejt Meje në fillim. Ata janë mbi të cilët Unë hedh së pari Mëshirën Time të Madhe.

Nëse ju jeni refuzuar nga të tjerët dhe trajtoheni me përbuzje mizore në këtë jetë, atëherë ta dini se Unë Jam me ju. Juve ju është dhënë Kryqi I Kalvarit dhe jeni të bekuar, pavarësisht se çfarë mund të mendoni. Vuajtja juaj është vuajtja Ime. Unë durova diskriminim gjatë Jetës Sime në Tokë. Unë u talla, u fyeva dhe u akuzova se isha imoral, gënjeshtar dhe heretik.

Mos kini frikë, sepse kur ju akuzoheni, me padrejtësi, për krime të tilla, ju jeni të Mitë – të gjithë të Mitë. Dhe Unë Jam i juaji.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/28/i-was-mocked-slandered-and-accused-of-being-immoral-a-liar-and-a-heretic/