E Enjte, 24 Korrik 2014, në 16:48
Fëmijët e mi të dashur të Hyjit, ju kurrë nuk duhet ta harroni se sa të veçantë jeni në Sytë e Hyjit, sepse Ai ju do të gjithëve ju pa kushte. Sa ju do Ai nuk mund të kuptohet nga ju. Ai buzëqesh kur ju buzëqeshni. Ai qesh kur ju qeshni. Ai derdh lotë kur ju jeni të dërrmuar nga dhimbja dhe hidhërimi dhe Ai zemërohet kur ju vuani persekutimin në duart e të tjerëve.
Në këtë kohë në histori, kur urrejtja i infekton kombet ngado dhe kur të pafajshmit torturohen, shtypen dhe vriten, Dora e Tij do të shtrihet dhe do t’i ndëshkoj të liqtë. Kur njerëzimi ngrihet kundër Hyjit duke mos i dhënë rëndësi Ligjeve të Hyjit dhe, në veçanti, duke mos treguar respekt për jetën e një qënie tjetër njerëzore, Ndëshkimi I Tij do ta përfshij botën. Ai, që nuk tregon respekt për jetën e njeriut, nuk e njeh Hyjin apo Hyjninë e Tij.
Hyji është Krijuesi dhe Autori i Jetës – Ai e jep atë dhe vetëm Ai e ka Autoritetin ta marri atë. Oh sa shumë dëshpërim ka në këtë kohë në Mbretërinë e Tij qiellore, për shkak të agresionit, që është nxitur nga i ligu, kundër Krijimit të Tij.
Ju duhet t’i kërkoni Hyjit ta zbusi vuajtjen, që është shkaktuar në botë nga njerëzit zemrat e të cilëve janë të ftohta, të zemëruar dhe të mbushur me urrejtje. Ata që shkaktojnë terror mbi të tjerët kanë nevojë për lutjet tuaja.
Ju lutem të recitoni këtë Lutje për të mbrojtur të dobëtin dhe të pafajshmin dhe për të dobësuar tmerret që njeriu ka për të duruar në këtë kohë.
Lutja e Kryqëzatës (162) Për të mbrojtur të dobëtit dhe të pafajshmit
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, të lutem mbroji të dobëtit dhe të pafajshmit, të cilët vuajnë në duart e atyre me urrejtje në zemrat e tyre. Lehtësoje vuajtjen e duruar nga fëmijët e Tu të shkretë e të pambrojtur.
Jepu atyre të gjitha Hiret që iu nevojiten për të mbrojtur veten nga armiqtë e Tu. Mbushi ata me kurajë, shpresë dhe dashuri, që të arrijnë në zemrat e tyre të falin ata që i mundojnë.
Unë të kërkoj Ty, i dashur Zot, Ati im i Përjetshëm, t’i falësh ata që e shkelin Ligjin e Jetës dhe t’i ndihmosh që të shohin se sa shumë të fyejnë Ty veprimet tyre, kështu që të mund t’i ndreqin udhët e tyre dhe të kërkojnë ngushëllim në Krahët e Tu. Amen.
Fëmijë, lutuni, lutuni, lutuni për mbrojtjen e atyre që vuajnë për shkak të besnikërisë së tyre ndaj Hyjit, Atit të Përjetshëm, dhe për ata që janë viktimë e luftrave mizore dhe të kota.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/24/mother-of-salvation-he-who-shows-no-respect-for-human-life-does-not-acknowledge-god/