Saturday, 28 November 2015

‘Çlirimtarët’ në Lindjen e Mesme duan të kontrollojnë Hebrenjtë

E Shtunë, 11 Qershor 2011, në 22:00
Bija Ime fort e dashur, me dashuri Unë flas me ty sonte, sepse shumë shpejt tani, shumë e më shumë nga ndjekësit e Mi të dashur do të bashkohen në një për të luftuar mashtruesin. Pikërisht tani ai, dhe grupet e pasura influencuese prapa të cilave ai fshihet, janë duke komplotuar për të fituar sa më shumë kontroll mbi të gjithë ju, por ju nuk mund ta shikoni këtë.          
Ata do të ndalohen më shpejt nga sa ju e mendoni. Shumë prej tyre do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit. Kjo do ta dobësojë Grupin Mbarë Botëror të Satanit në një shkallë të tillë saqë shumë do ta pyesin veten se cilën udhë të marrin, kaq të çorientuar do të jenë ata. Shumë do të kthehen atëherë tek Unë, fëmijë, sepse ata do të kërkojnë shpengim.
Hakmarrja, kontrolli, pushteti dhe urrejtja të kombinuara, krijojnë kërcënimin më të madh ndaj mbijetesës së njeriut. Të gjitha luftërat që ju i shikoni të ndodhin në Lindjen e Mesme dhe përtej kanë qenë orkestruar. Ato nuk janë një rastësi. Kuptojeni se kaq shumë shtete në të njëjtën kohë nuk u ngritën vetë, ato u ndihmuan nga grupi i lig në të gjitha qeveritë, ato qeveri që kontrollojnë botën. Këta udhëheqës në Lindjen e Mesme tani po hiqen për të hapur udhën për çlirimtarët, ata që do të shpallin drejtësi dhe mjete paqësore për të ndihmuar fëmijët e Mi. Por ky nuk është qëllimi i tyre. Qëllimi i tyre është që të marrin kontrollin e popullit Tim të dashur, Hebrenjve, të cilët janë nën kërcënim tani nga të gjitha anët.
Të gjitha këto ngjarje do të ndërpriten nga Paralajmërimi. Të gjithë ata që përfshihen në këtë grup global të lig do të duhet gjithashtu të përballen me Mua, një nga një, kur Unë do t’iu tregoj atyre se sa shumë ata më fyejnë Mua. Shumë do të bien në gjunjë dhe do të lypin shpengim.
Kjo, fëmijët e Mi, është shumë e rëndësishme, sepse sa më shumë mëkatarë ngado, dhe sidomos ata që kontrollojnë mirëqenien tuaj, të kthehen tek Unë, aq më e madhe do të jetë Mëshira Ime. Lutuni që të gjithë ata që e dëshmojnë të Vërtetën, kur gjatë Paralajmërimit do ta kuptojnë se Unë i dua, të mund të kthehen.
Lutja, fëmijët e Mi, është shumë e fuqishme. Kur t’i luteni Hyjit Atë në Emrin Tim për shpëtimin e këtyre shpirtrave dhe të të tjerëve, Ai nuk do t’ju refuzojë.
Besnikëria juaj ndaj Meje dhe lutja e përditshme kërkohen urgjentisht për ta dobësuar mbërthimin që Satani mban mbi fëmijët e Mi, të cilët me të drejtë janë të Mitë.
Shpëtimtari juaj i Përherë-Mëshirshëm
Jezu Krishti