Sunday, 29 November 2015

Dashuria e bollshme në adhurim ju bën më të fortë dhe më të qetë

E Diel, 12 Qershor 2011, në 19:00
Bija Ime e dashur, hiret e marra nga fëmijët e Mi në Adhurimin Eukaristik janë të fuqishme. Ato jo vetëm që ju japin hiret për të përballuar vuajtjen e jetës, ato ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua, Shpëtimtarin tuaj besnik dhe të devotshëm.
Dashuria që hidhet mbi shpirtrat gjatë Adhurimit jepet me bollëk. Shpirti e ndjen këtë vërshim të hireve të Mia në aq shumë mënyra të ndryshme. Dhurata e parë është ajo e paqes në shpirtin tuaj. Ju do ta ndjeni këtë në çast pasi ju ta keni plotësuar kohën tuaj në bashkim të afërt me Mua.
Kaq shumë, shumë nga fëmijët e Mi po ia mohojnë vetes Hiret e shumta që Unë kam për t’iu ofruar në Adhurim, ku ju kaloni një orë të kohës suaj para Pranisë Sime mbi altar. Ndërsa Katolikët janë të vetëdijshëm për Fuqinë e Eukaristisë shumë nuk e njohin rëndësinë e kësaj kohe më të rëndësishme me Mua në meditim. Ata thjeshtë e shpërfillin këtë Dhuratë. Ata i mërzit fakti që iu duhet ta kalojnë këtë kohë shtesë me Mua.
Oh, sikur vetëm ju ta dinit se sa të fortë do t’i bënte kjo ata. Frika dhe shqetësimet e tyre do të zhdukeshin nëse ata thjesht do të më bënin Mua shoqëri në reflektim të qetë intim. Nëse fëmijët e Mi do mund ta shikonin Dritën që i mbështjell shpirtrat e tyre gjatë kësaj Ore të Shenjtë të veçantë, ata do të habiteshin.
Fëmijë, është gjatë kësaj ore që ju afroheni shumë, shumë tek Unë. Këtu është aty ku zëri juaj, lutjet tuaja, premtimet tuaja të dashurisë për Mua, do të dëgjohen. Shumë hire të mrekullueshme ju jepen, fëmijë, në këtë kohë, prandaj ju lutem të mos i shpërfillni thirrjet e Mia për ta kaluar këtë orë në shoqërinë Time.
Shpërblimet do t’ju çlirojnë nga shqetësimi
Shpërblimet do t’ju bëjnë të lirë nga shqetësimi, të lehtë në zemër, në mendje dhe në shpirt, dhe më të qetë në vetvete. Kur ju më merrni Mua gjatë Eukaristisë Unë do ta mbush shpirtin tuaj. Por kur ju vini tek Unë në Adhurim Unë do t’ju mbështjell deri aty, sa vërshimet e Dashurisë Sime Mëshiruese do ta ngopin mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Ju do të ndjeni një forcë, e cila do të sjellë një konfidencë të qetë që ju do ta keni të vështirë për ta shpërfillur.
Ejani tek Unë, fëmijë, tani. Unë kam nevojë për shoqërinë tuaj. Unë kam nevojë që ju të flisni me Mua kur Prania Ime Hyjnore është në gjendjen më të fortë. Unë ju dua dhe dëshiroj të hedh të gjitha hiret e Mia mbi ju, me qëllim që t’i shkrini shpirtrat tuaj me Zemrën Time të Shenjtë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti