Sunday, 8 November 2015

Thuaju atyre se Unë i dua ata por Unë dua që ata të flasim me Mua

E Martë, 31 Maj 2011, në 10:00
Bija Ime e dashur, ky ka qenë një udhëtim shumë i jashtëzakonshëm për ty në një kohë kaq të shkurtër. Unë e kuptoj se ti je e lodhur tani. Shpejtësia me të cilën këto Mesazhe janë marrë nga ti dhe janë publikuar në aq shumë gjuhë, kaq shpejt, të tregon ty urgjencën që ato përfaqësojnë. Kjo gjithashtu të tregon drejtimin Hyjnor në veprim në formën e vet më të përkryer.
Këto Mesazhe, ndërsa janë të mbushura me Mësimet e Mia, në të vërtetë po jepen për të shpjeguar rëndësinë për t’u kujdesur për shpirtrat tuaj, në këtë jetë, sa e keni mundësinë. Shumë njerëz, kur t’i lexojnë këto Mesazhe, sidomos ata me pak besim në Hyjin Atin e Përjetshëm, do të shqetësohen prej tyre. Shumë do të kthehen në besim. Disa do të frikësohen për të ardhmen e tyre mbi këtë Tokë dhe të familjeve dhe miqve të tyre.
Ju lutem t’iu tregosh atyre se unë i dua ata 
Nëse i hapin mendjet e tyre së pari ndaj faktit se Hyji me të vërtetë Ekziston, atëherë ata do të jenë gati për fazën e dytë. Ajo është kur ata do të fillojnë të pyesin veten përse po ndodh një komunikim i tillë – përse Jezu Krishti, Biri i vetëm i Hyjit Atit të Përjetshëm, do të ndërmerrte hapa kaq të jashtëzakonshëm – ata do të arrijnë në konkluzionin e qartë.
Është për shkak se Unë e dua secilin prej jush që Unë dua t’ju shpëtoj. Unë ju dua fort të gjithëve dhe Unë duhet të bëj të pamundurën për t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime.
Unë dua t’ju prek në zemrat tuaja, me qëllim që një dritë të ndizet në shpirtin tuaj. Nuk ka asgjë për të pasur frikë në këtë botë nëse ju do të besoni plotësisht tek Unë. Unë kam plane të mrekullueshme për të gjithë ju që afroheni më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Dhuratat më të jashtëzakonshme ju presin. Mos kini aspak frikë nga trazirat në botë, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë ata që besojnë tek Unë dhe do t’jua plotësoj nevojat e trupit. Besoni tek Unë, Zoti i Njerëzimit, i dërguar përsëri, për t’ju shpëtuar nga errësira e përjetshme.
Kthehuni tek Unë si fëmijë të pafajshëm 
Nuk është nevoja të mësoni lutjet nëse jeni të paditur. Po, ato janë të dobishme, por e gjitha që Unë ju kërkoj të bëni është të flisni me Mua. Në mënyrën me të cilën ju normalisht bisedoni me një mik, qetësohuni, kini besim tek Unë. Më kërkoni Mua për ndihmën Time. Mëshira Ime është e mbushur dhe po derdhet në pritje për t’u vërshuar mbi ju. Vetëm po ta njihnit Dhembshurinë që Unë e kam për secilin në Tokë. Madje dhe për mëkatarët. Fëmijët e Mi janë fëmijët e Mi madje dhe kur mëkati i njollos shpirtrat e tyre. Unë e urrej mëkatin por e dua mëkatarin.
Sa shumë prej jush kanë frikë të kërkojnë falje rregullisht. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni – asnjëherë. Nëse jeni penduar me të vërtetë ju do të faleni.
Mëkati, fëmijët e Mi, do të jetë një problem i vazhdueshëm. Madje dhe ndjekësit e Mi më të devotshëm mëkatojnë, dhe mëkatojnë herë pas here. Ky është fakt. Me t’u lëshuar Satani, mëkati u përhap. Shumë janë tepër të turpëruar që të kthehen tek Unë. Ata i ulin kokat dhe e bëjnë një sy të verbër kur janë sjellë keq. Tepër krenar dhe të turpëruar, ata vazhdojnë sikur ajo do të harrohet. Çfarë ata nuk kuptojnë është se errësira tërheq errësirë. Kështu që kur ju mëkatoni një herë, është shumë më e lehtë të mëkatoni përsëri. Duke e bllokuar ndërgjegjen tuaj, cikli atëherë vjen vërdallë e vërdallë. Kështu mëkatari do të japë çdo justifikim për ta injoruar keqbërjen. Ata do të vazhdojnë të bien gjithnjë e më poshtë në një spirale. Kjo është sepse ata nuk e dinë se si të kërkojnë falje. Për arsyen se ata nuk e kanë kuptuar rëndësinë e përulësisë, ata e kanë të pamundur që të kthehen tek Unë. Dijeni se nuk është e komplikuar të më kërkoni Mua falje. Kurrë të mos kini frikë nga Unë. Unë e pres secilin prej jush që e ka guximin t’i dënojë mëkatet e veta. Kur ju hyni në këtë praktikë, disa Hire të jashtëzakonshme do t’ju dhurohen. Pasi t‘i keni rrëfyer mëkatet tuaja, ju do të jeni në një gjendje hiri. Pastaj kur ju ta merrni Sakramentin e Eukaristisë ju do të ndjeni një energji vërshuese që do t’ju habisë. Atëherë dhe vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.
Asgjë nuk do t’ju trazojë. Ju do të jeni të fortë, jo vetëm në shpirt, – mendja juaj do të jetë më e qetë dhe më në kontroll. Ju do ta shikoni jetën me një këndvështrim të ndryshëm dhe më pozitiv. Kush nuk do ta donte një jetë të tillë?
Kthehuni, fëmijë, tek Unë, gjatë këtyre kohëve të dëshpërimit në botë. Më lejoni Mua t’ju tregoj gëzimin që është i juaji kur ju ktheheni tek Unë.
Mbajeni mend se Unë dhashë Jetën Time për ju një herë. Dashuria Ime nuk njeh kufi. Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj. Gjithçka që ju duhet të bëni është të kërkoni.
Shpëtimtari juaj i shtrenjtë i dashur
Jezu Krishti