Thursday, 26 November 2015

Mesazh Dashurie për të gjithë ndjekësit e Mi

E Mërkurë, 8 Qershor 2011, në 21:00
Bija Ime fort e dashur, sot Unë kënaqem për besimin e treguar nga ndjekësit e Mi të dashur në mbarë botën, të cilët po e dëgjojnë thirrjen Time përmes këtyre Mesazheve. Unë gëzoj për shkak të besimit të thellë të treguar nga fëmijët e Mi të dashur, në një botë që më refuzon Mua. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, ata që besojnë tek Unë, më sjellin Mua lot gëzimi në kohë dëshpërimi. Po të mos ishte për ata me një përkushtim të thellë ndaj Meje, Unë nuk do të isha i ngushëlluar.
Fëmijët e Mi që më duan Mua duhet të më dëgjojnë Mua tani. Më lejoni Mua t’ju pushtoj në Krahët e Mi dhe t’jua shpjegoj rëndësinë e besimit tuaj. Besimi juaj është si një flakë në Zemrën Time, që kurrë nuk shuhet. Ajo mund të dobësohet herë pas here, por Unë do të fus tek ju energjinë për ta mbajtur këtë flakë të ndezur. Ju, fëmijët e Mi të Dritës, do ta zhdukni errësirën, por ju duhet të qëndroni të bashkuar në një për të luftuar antikrishtin.
Satani nuk mund të fitojë, sepse kjo është e pamundur
Gjithmonë ta kuptoni këtë fakt të rëndësishëm. Ai, mashtruesi, nuk mund dhe nuk do të fitojë, sepse kjo është e pamundur. Prandaj, ju gjithmonë duhet ta pranoni se Drita Ime dhe ajo e Atit Tim të Përjetshëm kurrë nuk do të dobësohet, sepse nuk është Drita që do shuhet. Por është errësira që do t’i joshi ata shpirtra të gjorë të cilët do të tërhiqen drejt saj. Ata fëmijë të gjorë të gënjyer janë në Zemrën Time dhe janë po aq të dashur për Mua sa dhe ju. Ju, fëmijët e Mi, ashtu si në çdo familje duhet të kujdeseni për motrat dhe vëllezërit tuaj të mbrapshtë. Pavarësisht se sa të rënda janë mëkatet e tyre, kurrë mos i gjykoni ata. I ktheni ata tek Unë. Flisni me ta. Lusni Mëshirën Time Hyjnore për ta, që ata të mund të shpëtohen nga kthetrat e të ligut në kohën e vdekjes.
Thërrisni tani nga majat e kodrave. Kujtojani gjithsecilit të Vërtetën. Shpërfillini ato ngacmime. Por kur ju iu shpjegoni fëmijëve të Mi se sa shumë Unë i dua ata, mos i impononi pikëpamjet tuaja mbi ta, por në të kundërt, thjesht shpjegojani se ata u krijuan nga Hyji Atë. I thoni atyre se Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm për t’i shpëtuar ata, për t’iu dhënë atyre një mundësi për të jetuar jetën e përjetshme. Dhe pastaj iu thoni atyre se Unë i dua dhe se Unë eci me secilin prej tyre çdo minutë të ditës. Edhe kur Unë dëshmoj refuzimin e tyre dhe ligësinë që ata e bëjnë mbi të tjerët, Unë Jam akoma atje pranë tyre. Duke shpresuar që ata të kthehen tek Unë dhe të kërkojnë Ndihmën Time, sepse kur ata ta bëjnë këtë Unë do t’i përqafoj me lot gëzimi dhe lehtësimi. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata shpirtra të shtrenjtë. Mos e lejoni mashtruesin t’i rrëmbejë ata nga Unë. Ata janë familja juaj. Familja Ime. Ne jemi një. Edhe një shpirt i vetëm që humb është tepër.
Faleminderit, fëmijët e Mi të dashur, ngado. Dijeni se Unë Jam me ju tani me një Prani shumë më të fortë, përmes Shpirtit të Shenjtë, se në ndonjë kohë tjetër në histori. Kapeni Dorën Time dhe ecni me Mua drejt Parajsës së Re mbi Tokë, e cila do të jetë shtëpia juaj e lavdishme në të ardhmen.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti Mbreti i Mëshirës
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/08/message-of-love-to-all-my-followers/