Saturday, 7 November 2015

Paralajmërim për ata që janë të përfshirë me kultet Satanike

E Hënë, 30 Maj 2011, në 22:00
Bija Ime, ti po bëhesh shumë më e fortë tani, dhe përmes bindjes tënde ndaj Vullnetit Tim Më të Shenjtë, mund ta paralajmërosh botën tani për çfarë do të vijë.
Kur Unë flas për mëkatin, Unë nuk kam zbuluar mëkatet e turpshme, që kryhen, të cilat madje edhe mëkatarët e rregullt do ta kishin të vështirë t’i merrnin me mend. Praktikat e sëmura të kryera nga të ashtu-quajturat shoqëri perëndimore të sofistikuara – prapa dyerve të mbyllura – do t’ju tronditnin deri në palcë.
Mizoritë e liga, ku fëmijët ritualisht vriten në nderim të Satanit, janë një realitet në botën e sotme. Por ato janë vetëm disa nga veprimet thellësisht të liga, që kryhen nga njeriu, i influencuar nga Satani. Shkoni në këtë largësi, fëmijët e Mi, dhe ju do ta keni të pamundur që të ktheheni tek Unë. Veprime të tjera, që e thyejnë Zemrën Time, përfshijnë abuzimin fizik, sidomos të fëmijëve të vegjël të pafajshëm. Më lejoni t’ju theksoj llojin e mëkateve, që do të shqetësonin së tepërmi shumë prej jush, po t’i përshkruaja ato me hollësi. Ndjekësit e Satanit, përmes kulteve të tyre, janë të pamëshirshëm në trajtimin e tyre ndaj qenies njerëzore, për të cilën ata nuk kanë aspak respekt. Sakrificat, përfshirë sakrificat njerëzore, blasfemitë, mallkimin dhe veprimet e profanacionit ndaj Meje, Atit Tim të Përjetshëm dhe Nënës Sime të dashur, janë rituale të rregullta. Kaq pak respekt kanë këta adhurues satanikë, saqë i shpalosin fyerjet e tyre në publik përmes muzikës, filmave, televizionit dhe arteve. Ata fajtorë për sakrilegje të tilla do të marrin mallkimin e përjetshëm, ku do të digjen në Ferr përjetësisht.
Ky është një nga paralajmërimet e fundit që ju do të merrni nga Unë, Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti. Është gjithashtu kërkesa Ime finale që ju ta shpëtoni veten ndërsa mundeni.
Unë, Jezu Krishti, nuk bëj kërcënime boshe. Unë bëj gjithçka për t’ju shpëtuar. Por përtej njëfarë pike, nuk ka asgjë që Unë mund të bëj për t’ju ndaluar së kërkuari ngushëllimin e rremë që ju mendoni se do t’ju ofrohet nga i ligu. Çlirojini zinxhirët satanikë, me të cilët jeni lidhur dhe vraponi tek Unë tani. Unë do t’ju shpëtoj, por ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal sa jeni gjallë në këtë jetë.
Mbajeni mend, kjo është zgjedhja juaj, Parajsa ose Ferri. Zgjidhni sa jeni akoma gjallë mbi këtë Tokë, sepse nuk do të jeni në gjendje ta bëni këtë kur të kaloni në jetën tjetër.
Jezu Krishti juaj përherë i duruar dhe i dashur