Kerko Mesazhet ketu

Monday 9 November 2015

Profecia në Garabandal do të bëhet tani një realitetet

E Martë, 31 Maj 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ne kemi arritur shumë në një kohë kaq të shkurtër. Kjo ishte për një arsye. Sepse ishte e gjithë koha e duhur për ta përhapur Fjalën Time Më të Shenjtë në një botë që ka etje për Dashurinë Time. Prapë ata nuk dëgjojnë, sepse nuk duan t’ia dinë. 

Ndërsa shumë nga ndjekësit e Mi besnikë janë vigjilentë tani, ndaj ndryshimeve që vijnë, sa shumë nuk kanë aspak interes në paralajmërimet e dhëna botës nga Nëna Ime e dashur deri tani. Profecitë e dhëna në Garabandal do të bëhen tani një realitet.

Përgatituni tani për këtë ngjarje, sepse ju keni vetëm pak muaj të mbetur për t’i përgatitur shpirtrat tuaj.

Të lutem të mos kesh frikë, bija Ime, sepse Unë e di se këto ngjarje të kanë trishtuar sepse ti po mendon për të ardhmen e fëmijëve të tu. Paralajmërimi do të ndryshojë çdo gjë. Por ai do të paraqesë një degëzim në rrugë. Njerëzimi, kur të jetë zgjuar ndaj të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit, atëherë, përmes vullnetit të tij të lirë, do të zgjedhë njërën prej dy udhëve, udhën e shpëtimit, ose udhën e mallkimit.

Ndëshkimi do të fshijë një pjesë të madhe të botës 

Lutuni fort që njeriu të zgjedhë të parën. Sepse nëse ai nuk e zgjedh, bota do të vuajë ndëshkimin më të ashpër ku shumë prej saj do të fshihet.

Përse fëmijët e Mi do ta dëshironin këtë? Por, për shkak të mëkatit, njeriu për fat të keq do të vendosë ta shpërfillë premtimin Tim dhe të ndjekë udhën e mashtruesit. Unë jua kam thënë, Unë nuk do t’ju jap një datë për Paralajmërimin, sepse ajo dihet vetëm nga pak shpirtra të zgjedhur. 

Sepse nëse kjo datë do të bëhej publike, njerëzit do të ishin të tunduar për të kërkuar falje prej ndjenjës së përulësisë së rreme. Kini besim në Mua. Gjithçka do të jetë mirë, fëmijë. Ju jeni të bekuar që po ju jepet kjo Dhuratë Zbulese e mrekullueshme. Bota tani do të duket të bëhet më e qetë dhe disi e çuditshme në muajt që vijnë, që çojnë drejt Paralajmërimit. Sepse kur të ndodhë, edhe pse do të jetë me pamje spektakulare në qiell, kaq e qetë do të jetë kjo eksperiencë mistike, sa ju do të jeni më të përgatitur për këtë takim të heshtur me ndërgjegjen tuaj.

Kujtoni se sa më shumë njerëz të jenë paralajmëruar për këtë ngjarje, aq më shumë shpirtra do të shpëtohen. Lusni, lusni Mëshirën Time Hyjnore për ata shpirtra që do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti