Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 3 November 2015

Përballimi i Vështirësive Financiare

E Enjte, 26 Maj 2011, në 13:00

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime që ti tani të fillosh të agjërosh, të paktën një ditë në javë. Sepse duke e bërë këtë, ti do të më japësh Mua shumë kënaqësi. Kjo sakrificë do ta forcojë pastërtinë e shpirtit tënd dhe do të sjellë më pranë Zemrës Sime Më të Shenjtë.

Fëmijët e Mi në botë hasin shumë sfida në këto kohë, sfida, me të cilat ata kurrë nuk iu është dashur të merreshin më parë. Sfida më e madhe tani është për të përballuar mënyrën se si paraja po pakësohet. Kjo është shumë e frikshme për shumë që kanë nevojë për këtë, për të mbajtur shtëpitë e tyre dhe për të ushqyer familjet e tyre. Vështirësia e dytë është mungesa e ndonjë drejtimi të qartë shpirtëror në jetën e tyre, që, deri tani, ka qenë parë si i rëndësishëm.

Nëse i humbisni të ardhurat tuaja ju do të humbisni aspiratat tuaja për të mirat materiale luksoze. Sepse çfarë vlere ka një makinë luksoze kur ju nuk mund ta ushqeni familjen tuaj? Çfarë vlere ka një fustan i bukur kur ju nuk mund të rrini ngrohtë në një shtëpi që ju nuk mund të përballoni ta ngrohni siç duhet? Është vetëm kur fëmijët e Mi e gjejnë veten pa tepricat me të cilat kishin qenë mësuar, që ata e kuptojnë realitetin në të cilin ata tani janë zhytur.

Sot nevojat tuaja bazike duhet të jenë prioriteti juaj 

Pas kësaj, ju duhet të pyesni veten: Çfarë është e rëndësishme tani? Pasi ju të jeni ushqyer dhe veshur çfarë më pas? Të qenit superior nuk është më e rëndësishme kur ju përpiqeni të mbijetoni me elementet bazë. Zilia për pasurinë dhe statusin e fqinjit tuaj nuk ka më rëndësi. Do të jetë vetëm tani që ju do të kërkoni ngushëllimin shpirtëror që ju ka munguar për kaq kohë në jetën tuaj.

Në përpjekjet tuaja për të gjetur ngushëllimin e mendjes, kthehuni tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Mos u tundoni të kërkoni shërim nga shëruesit shpirtëror nëse ata nuk më përfaqësojnë Mua. Mos kërkoni lehtësim artificial nga stimulues për ta lehtësuar dhimbjen dhe dëshpërimin tuaj. E vetmja mënyrë që do t’ju çlirojë nga shqetësimi dhe ankthi është kur ju ktheheni tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj.

Unë Jam tani duke pritur. Më kërkoni Mua që t’ju ndihmoj dhe Unë do t’ju pajis me nevojat tuaja bazë. Unë gjithmonë do t’ju jap atë çfarë ju dëshironi. Por ju duhet të më kërkoni Mua në fillim. Kurrë mos i mbani shqetësimet tuaja për vete. Ndajini ato me Mua. 

Mi dorëzoni Mua të gjitha shqetësimet tuaja. Unë do të përgjigjem menjëherë; sepse kjo do të më mbushë Mua me gëzim kur ju të besoni tek Unë plotësisht.

Unë ju dua të gjithëve.

Shpëtimtari juaj i devotshëm
Jezu Krishti
Mbreti i Mëshirës dhe i Dhembshurisë