Monday, 30 November 2015

M'i dorëzoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do t’jua lehtësoj barrën

E Hënë, 13 Qershor 2011, në 18:00
Bija Ime fort e dashur, lutja po shtohet tani me një ritëm më të fortë, për shkak të Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, që i ka depërtuar shpirtrat e të gjithë ndjekësve të Mi në mbarë botën. Veshët e tyre tani janë të vëmendshëm ndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë.
Lutuni për të gjithë fëmijët e Mi të gjorë, të munduar të cilët po vuajnë vështirësi të mëdha në botë, si rezultat i tmerrit të akteve ndaj të cilave ata janë viktima, e gjitha për shkak të mëkateve të njerëzimit.
Më lejoni Mua t’i kujtoj të gjithë fëmijët e Mi, ngado, që të recitojnë Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore, çdo ditë të vetme. Lusni gjithashtu, dhe Unë përfshij të gjitha besimet e Krishtera, edhe Rruzaren e Shenjtë – ndaj Nënës Sime të dashur, sepse kjo lutje e fuqishme do ta dobësojë fuqinë e Satanit mbi fëmijët e Mi.
Gjithçka që Unë kërkoj, është që të gjithë ju që jeni të dëshpëruar prej sprovave dhe shqetësimeve, të m’i dorëzoni Mua tani, të gjitha këto shqetësime, dhe të më lejoni Mua që të merrem me to. Besoni tek Unë dhe barra juaj do të lehtësohet. Më lejoni Mua t’ju drejtoj drejt një gjendjeje më paqësore. Qetësohuni, fëmijët e Mi, dhe lejojeni Paqen Time që t’i vërshojë shpirtrat tuaj delikatë, e të etur. Errësira që ju ndjeni buron nga frika. Frika buron nga mungesa e besimit. Kur ju e humbni besimin tek Unë, Satani mbjell dyshime në mendjet tuaja.
Kurrë mos e nënvlerësoni se çfarë ai bën kur vazhdimisht ai bën lojëra për t’ju kthyer kundër fqinjit tuaj. Ky mashtrim gjithmonë është i drejtuar kryesisht tek ndjekësit e Mi më të devotshëm. Ai ju urren nëse më doni Mua. Ai kurrë nuk do të pushojë derisa t’ju trazojë. Ai qesh kur ju lëkundeni. Mos ia jepni atij këtë pushtet, sepse kur e bëni këtë besimi juaj tek Unë dobësohet.
Lutja e Shën Mikaelit dhe recitimi i Rruzares Më të Shenjtë janë armët tuaja më të fuqishme kundër Satanit. Shkoni tani me më shumë besim dhe m’i dorëzoni Mua problemet dhe shqetësimet tuaja sepse Unë Jam këtu duke pritur për ju gjatë gjithë kohës për t’ju sjellë në Dritë.
Unë ju dua të gjithë, fëmijë. Besoni tek Unë më shumë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti