Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 December 2015

Fëmijët e Mi do të përballen me Mua për të parën herë gjatë Paralajmërimit

E Hënë, 20 Qershor 2011, në 11:45

Bija Ime fort e dashur, përgatiti fëmijët e Mi tani, sepse shumë shpejt ata do të vijnë para Meje në gjithë Lavdinë dhe Dhembshurinë Time. Unë do ta shfaq Veten Time tek çdo burrë, grua dhe çdo fëmijë i vetëm mbi moshën e arsyes, shumë shpejt.

Kjo ditë e mrekullueshme, kur Unë do t’iu tregoj atyre Mëshirën Time përkundrejt Drejtësisë Sime, duhet të mirëpritet nga të gjithë. Gëzohuni, sepse ju të gjithë, secili prej jush, do të përballet me Mua për të parën herë.

Për shumë, ata do të mbushen me dashuri dhe lumturi, sepse ky është një bashkim i mrekullueshëm. Për të tjerët, ata do të jenë të trembur. Por nuk keni pse të keni frikë, sepse Unë ju dua të gjithëve. Mëkati do të jetë e vetmja ndarje, por nëse ju pendoheni dhe e pranoni të vërtetën e fyerjeve tuaja kundër Meje, dhe Atit Tim të Përjetshëm, ju do ta kuptoni Mëshirën e mrekullueshme, që po ju ofrohet. Për ata që do të jenë të frikësuar, Unë kam këtë për t’ju thënë. Frika buron nga mëkati. Me mëkat në shpirtin tuaj, ju do të jeni të distancuar nga Unë. Pranojini mëkatet tuaja për çfarë janë, një dobësi njerëzore. Pastaj më kërkoni Mua dhe Unë do t’ju çoj drejt jetës së përjetshme dhe të Vërtetës.

Mëshira Ime e madhe sjell lajme të mrekullueshme

Mëshira Ime e madhe sjell lajme të mrekullueshme për fëmijët e Mi në mbarë botën. Sepse kur ky, Paralajmërim i Madh të ndodhë, juve do t’ju jepet një mundësi për ta ndryshuar jetën tuaj për më mirë. Kur e Vërteta e Ekzistencës Sime të zbulohet atëherë kthimi në besim do të përhapet.

Atëherë, dhe vetëm atëherë, pasi të ndodhë Paralajmërimi botës do t’i jepet një mundësi për ta përballuar Ndëshkimin e Madh, i cili do të vijojë më pas nëse mëkatarët nuk pendohen në masë. Sepse atëherë Dora e Atit Tim do të bjerë ngado mbi ata që refuzojnë ta dëgjojnë të Vërtetën – ata që ia kthejnë shpinën dashurisë, dashurisë për Mua dhe vëllezërve dhe motrave tuaja. Sepse udhët tuaja mëkatare, në atë fazë, nuk do të pranohen më. Sepse kjo do të jetë mundësia e fundit. Sepse influenca e fuqishme e Satanit nuk do të lejohet që ta ruajë mbërthimin që ai ka mbi njerëzimin përmes veseve. Ata që me kokëfortësi ndjekin udhën e keqe ku i persekutojnë fëmijët e Mi, do të ndalohen.

Ndëshkimi i Madh

Një Ndëshkim i Madh, i tillë që nuk është dëshmuar që nga koha e Noehit, do të lëshohet nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ndjekësit e Mi që mund të thonë se kjo nuk është mënyra me të cilën flet Jezusi, duhet tani t’ia bëjnë vetes këtë pyetje. 

Nëse Jezusi është plot me Mëshirë përse Ai, apo Hyji Atë, do ta lejonin ushtrinë e Satanit të vazhdonte dhe të shkaktonte terror mbi fëmijët e Mi? Është prej Dashurisë për të gjithë fëmijët e Hyjit, që ky Ndëshkim i Madh do të ndodhë. Pendohuni të gjithë ju. Refuzojini premtimet boshe të Satanit. Refuzojeni jetën false dhe të zbrazët që ai ju ofron. Pranojeni se kur ju e dëgjoni Emrin Tim të refuzohet në botë sot, kjo vjen direkt nga influenca e Satanit. Derisa fëmijët e Mi të largohen prej tij, atëherë nuk mund të ketë paqe në këtë botë.

Pranojeni këtë Paralajmërim si një Mesazh të Dashurisë së Pastër. Atyre në pushtet Unë ju them këtë. Refuzojini gënjeshtrat të cilave ju i keni kushtuar besnikërinë, ose vuani pasojat.

Mëshira e madhe që Unë do t’ju tregoj gjatë Paralajmërimit është zgjidhja për një Epokë të Re të Paqes. Pranojeni atë dhe ndëshkimi do të evitohet. Refuzojeni atë dhe vetëm ata ndjekës të Mi mund të shpëtohen. Do të jetë tepër vonë për ju të tjerët.

Shpëtimtari juaj i dashur
Gjykatësi i Drejtë, Jezu Krishti