Sunday, 13 December 2015

Paralajmërimi është një Manifestim i Mëshirës Sime Hyjnore i dhënë Motër Faustinës

E Diel, 26 Qershor 2011, në 18:00
Bija Ime fort e dashur, koha është afër tani. Ka fare pak kohë për t'i paralajmëruar dhe përgatitur të gjithë ata shpirtra të gjorë, që do të jenë kaq të tronditur gjatë Paralajmërimit saqë ata nuk do ta kuptojnë se çfarë po dëshmojnë. Atyre duhet t'iu tregohet me qëllim që ta dinë se çfarë të presin. Nëse ata i hapin zemrat e tyre ndaj këtij momenti të madh të Mëshirës Hyjnore, atyre do t'iu jepet mundësia e jetës së përjetshme.
Ky Paralajmërim i madh është manifestimi i Mëshirës Sime Hyjnore i dhënë Motër Faustinës. Kjo Vepër e Madhe e Mëshirës Sime është parathënë dhe do të jetë gjatë Paralajmërimit që Mëshira Ime e madhe do ta përfshijë mbarë botën. Gjaku dhe Uji Im do të vërshojnë që ju të gjithë ta njihni më në fund të Vërtetën. Iu thoni atyre që nuk besojnë tek Unë apo tek Ati Im i Përjetshëm, se kjo ngjarje do të ndodhë. Pastaj kur ajo të ndodhë ata do të jenë në gjendje që ta përballojnë tronditjen e Mëshirës Sime, e cila do të shpëtojë miliona shpirtra gjatë Paralajmërimit, nga mbërthimi i Satanit. E Vërteta, kur të zbulohet, do të shpëtojë shumë njerëz nga flakët e Ferrit.
Shpirti i Shenjtë, më pas i pranishëm tek fëmijët e Mi ngado, do të ndihmojë në mposhtjen e veprave të të ligut. Të gjithë ju duhet ta përhapni Fjalën se si njerëzimi duhet t'i përgatisë shpirtrat e tyre më përpara. Sepse madje dhe besimtarët duhet të kuptojnë se edhe ata do ta kenë emocionalisht shqetësuese për ta parë sjelljen e tyre të kaluar mëkatare ashtu si ajo më shfaqet Mua.
Unë ju bëj thirrje të gjithëve tani që të kërkoni Rrëfimin. Për ata të Krishterë të tjerë, ju duhet të gjunjëzoheni dhe të luteni për shpengim. Për ata që janë të pasigurt për këtë profeci, ju lutem t'i mbani zemrat tuaja të hapura sepse kur ta dëshmoni këtë ngjarje ekologjike, por të mbinatyrshme, është e rëndësishme që ju të kuptoni se kjo është mrekullia më e madhe që ju do të shikoni ndonjëherë dhe se kjo është Dhurata Ime e madhe për ju të gjithë. Konsiderojeni këtë. Kjo është se si dita finale e Gjykimit do të shpaloset vetëm se kësaj here ju nuk do të dënoheni. Juve do t'ju jepet një mundësi jete të re kur shpirti juaj do të shpëtohet, për t'ju mundësuar që të ktheheni në nivelin që Unë dëshiroj për të.
Besimtarë, lutuni për të tjerët me gjithë zemër tani që ata të mund të shpëtohen.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti