Tuesday, 29 December 2015

Rëndësia e Sakramenteve – Martesa dhe Kungimi i Shenjtë i Parë

E Mërkurë, 6 Korrik 2011, në 15:30
Bija Ime e dashur, shiko tani ndërsa besimi i fëmijëve të Mi fillon të rritet dhe të lulëzojë. Ndërsa ka shumë errësirë në botë drita e ndjekësve të Mi bëhet më e ndritshme çdo ditë për shkak të Flakës së Shpirtit të Shenjtë, e cila ka zbritur mbi mbarë botën.
Sot, bija Ime, Unë dëshiroj t'ia kujtoj të gjithë ndjekësve të Mi rëndësinë e lutjes për të lehtësuar vuajtjen në botë. Lutjet tuaja tani po ndihmojnë për të shmangur shumë katastrofa globale të profetizuara. Lutja është lehtësimi më i fuqishëm dhe kur thuhen në emër të të tjerëve, ato do të dëgjohen.
Ndërsa Unë Jam i kënaqur me ata me besim të fortë; Unë Jam akoma i frikësuar për ata që janë në kundërshtim me Dritën Time Hyjnore, të Vërtetën. Shumë njerëz tani enden vërdallë nëpër botë si në një gjendje habie. Asgjë nuk iu sjell atyre paqe. Asgjë nuk iu sjell atyre gëzim. Asnjë sasi ngushëllimesh materiale nuk e lehtëson dhimbjen e tyre. Shpirtrat e tyre të zbrazët janë të humbur. Ju lutem të luteni për ata.
Bija Ime, ju lutem të luteni për Zëdhënësin Tim, Papa Benediktin, sepse ai është i rrethuar nga forca Masonike të cilat tani po bëjnë çdo përpjekje për ta hequr atë nga froni. Këto forca të liga janë infiltruar në Kishën Time që nga Vatikani II dhe i kanë dobësuar Mësimet e Mia. Shumë ligje qenë futur të cilat më fyejnë Mua, sidomos prezantimi i Eukaristisë Sime të Shenjtë nga njerëzit laikë. Mungesa e respektit e treguar ndaj Meje dhe Atit Tim të Përjetshëm, përmes ligjeve të reja të futura për t'iu përshtatur shoqërisë moderne më kanë bërë Mua të qaj me pikëllim.
Eukaristia Më e Shenjtë duhet të merret në gjuhë dhe jo të fëlliqet nga duart e njeriut. Por kjo është pikërisht çfarë kanë bërë shërbëtorët e Mi të shenjtë. Këto ligje nuk qenë sjellë nga Unë në Shpirt. Shërbëtorët e Mi të shenjtë janë çuar drejt një udhe që nuk përputhet me Mësimet e apostujve të Mi. Sot Sakramentet e Mia nuk merren shumë seriozisht, sidomos ata që kërkojnë Sakramentet e Martesës dhe Kungimit të Shenjtë të Parë.
Betimi i Martesës është shumë serioz, sepse mbajeni mend ai është një Sakrament dhe është i bërë në Praninë e Hyjit Atë, megjithëse për shumë ai është i gjithi rreth materializmit dhe lidhjeve të jashtme. Shumë që e marrin Sakramentin e Martesës nuk e njohin rëndësinë e saj më pas. Shumë i thyejnë betimet e tyre kaq lehtë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse të shtiren ndaj këtij bashkimi më të shenjtë vetëm për t'u ndarë shpejt më pas? Kjo është një tallje e një prej bashkimeve më të rëndësishme të bekuara nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje Vullnetit të Atit Tim që asnjë njeri nuk duhet ta ndajë një bashkim të tillë më pas, e megjithatë shumë njerëz kryejnë divorcin, i cili është një ligj i panjohur prej Atit Tim. Divorci është një mënyrë e lehtë për t'u larguar nga përgjegjësitë tuaja. Të gjitha martesat janë të bëra në Qiell. Asnjë njeri nuk mund të shkatërrojë një martesë pa e fyer Atin Tim.
Kungimi i Shenjtë i Parë
Marrja e Trupit Tim në Sakramentin e Eukaristisë për herë të parë është një tjetër shembull se si Unë Jam i tallur. Sa shumë prindër nuk i kushtojnë vëmendje rëndësisë së marrjes së Bukës së Jetës nga fëmijët e tyre. Ata janë më të preokupuar për atë që sa të veshur mirë janë fëmijët e tyre, sesa për Dhuratën e mrekullueshme që ata po marrin. Kjo Dhuratë do t'i çojë ata drejt shpëtimit. Por materializmi, i cili e rrethon ngjarjen, nuk ka aspak të bëjë me shpirtrat e tyre. Për Mua pjesa më e trishtueshme është se këtyre fëmijëve të vegjël nuk po iu tregohet për Mua. Dashuria që Unë kam për fëmijët e vegjël është gjithë-përfshirëse. Kur ata e marrin Eukaristinë e Shenjtë, në njohuri të plotë për çfarë ata po marrin, atëherë shpirtrat e tyre bëhen të pastër. Sa më shumë që ata më marrin Mua në këtë mënyrë, aq më i fortë do të jetë besimi i tyre.
Mbajeni mend, pa Sakramente, besimi juaj bëhet i dobët. Pas njëfarë kohe, nëse shpirtit tuaj i mungojnë bekimet e Mia të veçanta, ai bëhet i fjetur. Gjithë besimi tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm zhduket me kohën dhe vetëm ndonjë shkëndijë e vogël e njohjes do të flakërijë herë pas here. Kthehuni tek Unë përmes Sakramenteve. Tregoni respekt për Sakramentet ashtu si ju duhet ta bëni dhe ju me të vërtetë do ta ndjeni Praninë Time përsëri.
Mbajeni mend, Sakramentet janë për një arsye, sepse ato janë ushqimi që ju duhet për jetën e përjetshme të shpirtit. Pa ato shpirti juaj do të vdesë.
Unë ju dua të gjithëve. Ju lutem të më përqafoni Mua ashtu si duhet, duke i respektuar Sakramentet që ju janë dhënë si një Dhuratë prej Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.
Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti