Wednesday, 16 December 2015

Rrëfejini mëkatet tuaja tani – mos kini frikë

E Mërkurë, 29 Qershor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, ndihma që Unë të kam dërguar do ta përhapë tani Fjalën Time me shpejtësi nëpër botë duke përdorur komunikimet moderne. Zemra Ime është e ndezur me dashurinë për fëmijët e Mi të veçantë të cilët u ngritën ndaj thirrjes Sime, sepse ata janë ushtria që do t'i udhëheqë fëmijët e Mi.
Të gjitha bekimet e Mia e përfshijnë secilin prej atyre që ndihmojnë të mbajnë Kryqin Tim për të mirën e njerëzimit. Shpirti i Shenjtë është hedhur mbi ata për t'i ndihmuar që t’i përhapin këto Mesazhe në mënyrë intensive dhe me ndikim të vërtetë.
Fëmijët e Mi, dhe të gjithë ndjekësit e Mi, veç kujtoni të vetmen gjë që Unë dua për ju që të përqendroheni. Paralajmërojini të tjerët që të kërkojnë Shpengim përpara Paralajmërimit. Ata duhet t'i rrëfejnë mëkatet e tyre tani dhe nuk duhet të kenë frikë. Përkundrazi, ata duhet të gëzojnë. Kanë mbetur vetëm pak muaj për këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime. Mos e harxhoni kohën. Shkoni në dashuri dhe paqe. Mos u tërhiqni nga kjo Punë. Ajo është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Të gjithë ata që punojnë për përhapjen e të Vërtetës Sime do të shpërblehen për përkushtimin dhe besimin e tyre. Bekimet e Mia do të mbrojnë secilin prej tyre dhe familjet e tyre.
Gëzoni tani, sepse koha është gati që bota më në fund ta dëgjojë Zërin Tim ashtu si duhet.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi dhe Mbreti i gjithë njerëzimit
Jezu Krishti
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/06/29/confess-your-sins-now-do-not-be-frightened/