Friday, 4 December 2015

Paralajmërimi do të vërtetojë se Hyji Ekziston

E Mërkurë, 22 Qershor 2011, në 19:00
Bija Ime fort e dashur, e forcuar tani, pasi ke duruar sprovën më të keqe deri tani, ti do të vazhdosh t’i komunikosh thirrjet e Mia urgjente në mbarë botën.
Ata, fëmijët e Mi të dashur, duhet ta dinë se kur Unë të vij së shpejti, ata do të dalin ballë-përballë me Mua. Sa dëshirë kam t’iu tregoj atyre se Unë me të vërtetë Ekzistoj dhe sa e pres gëzimin në fytyrat e tyre kur ata ta dëshmojnë Dashurinë dhe Mëshirën Time.
Sepse shumë nga fëmijët e Mi do të bien në tokë dhe do të derdhin lot lehtësimi, lot gëzimi dhe lumturie, lot habie dhe dashurie. Sepse, më në fund, do të jetë e mundur të bëjnë një Jetë të Re më pas, ku të gjithë mund të ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Fëmijët e Mi nuk do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj Vepre të madhe të Mëshirës, Dhurata më e madhe e dhënë ndonjëherë njerëzimit që nga Kryqëzimi Im. Sepse do të jetë përmes kësaj Dhurate të Paralajmërimit që sytë e njeriut do të hapen përfundimisht ndaj të Vërtetës së mbarë ekzistencës së tyre mbi këtë Tokë dhe përtej.
Ata që janë gjallë në këtë botë sot duhet ta kuptojnë sa të privilegjuar ata janë që po iu jepet prova e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm dhe Ekzistencës Sime, Birit të Tij të dashur, edhe pse kjo është përtej të kuptuarit tuaj.
Pas Paralajmërimit mos u ktheni në udhët tuaja të vjetra
Unë ju bëj thirrje të gjithëve, që kur ta keni parë Praninë Time dhe t’ju jetë treguar se si mëkati, jo vetëm që më fyen Mua, por ju shtyn poshtë udhës së Ferrit, ju nuk duhet të ktheheni tek mënyrat tuaja të vjetra.
Periudha pas Paralajmërimit është kritike për paqen e botës dhe shpëtimin tuaj. Mos e refuzoni këtë Dhuratë. Kapeni atë me të dyja duart. Lini që Paralajmërimin t’ju bashkojë në një me Mua. Kur ju ta bëni këtë dhe të luteni për drejtim, ju do të shpërbleheni me Parajsën e Re mbi Tokë ku nuk do të keni nevojë për asgjë.
Gëzohuni. Më dëgjoni Mua. Kushtojini vëmendje Mesazhit Tim dhe lejojeni Dashurinë Time t’ju mbështjelli drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.
Unë ju dua të gjithëve. Herën tjetër kur të ndjeni një dallgë dashurie në zemrën tuaj për një person tjetër, kujtohuni se kjo Dhuratë vjen nga Unë. Pa dashuri nuk ka jetë.
Mbreti juaj Hyjnor i Mëshirës
Jezu Krishti, Biri i Hyjit Atit të Përjetshëm