Tuesday, 22 December 2015

Mos lejoni që gabimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojnë nga Unë

E Enjte, 30 Qershor 2011, në 20:00
Bija Ime fort e dashur, Unë buzëqesh këtë mbrëmje me gëzim në Zemrën Time, sepse më në fund, të rinjtë po e dëgjojnë Fjalën Time përmes Internetit ashtu siç u parashikua.
Në këtë mënyrë më shumë njerëz do të munden t'i tregojnë botës se si të përgatiten për Paralajmërimin. Zemra Ime shpërthen nga gëzimi kur Unë e shikoj dashurinë që fëmijët e Mi kanë për Mua në çdo cep të Tokës. Dashuria Ime kurrë nuk vdes. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, janë të mbushur me Dashurinë Time, të cilën e ndjejnë në zemrat e tyre. Tani ata mund t'ia tregojnë botës, përfshirë edhe cinikëve, se sa shumë ata më nderojnë Mua duke e përlëvduar Lavdinë Time tek të gjithë. Sepse ato krijesa të Mia të dashura dhe guximtare do t’i tërheqin tani drejt të Vërtetës ata që më rezistojnë Mua në lidhje me faktin se përse ata në radhë të parë janë mbi këtë Tokë.
Qielli gëzon me ata që e shpallin hapur dashurinë e tyre për Mua në Internet. Dashuria Ime për ta vërshon që hiret e Mia të bien mbi secilin prej tyre, duke u shtrirë nga një cep i globit në tjetrin.
Unë tani vij për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit
Kujtoni një mësim, fëmijë. E Vërteta e Mësimeve të Mia kurrë nuk ka ndryshuar. Gabimi njerëzor, mëkatet e shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe të atyre që kanë abuzuar me të Vërtetën për t'ia përshtatur ambicieve të tyre mund ta kenë njollosur Emrin Tim, por ata kurrë nuk e ndryshuan se Kush Jam Unë. Unë Jam Shpëtimtari i njerëzimit. Unë erdha herën e parë për t'ju shpëtuar për të lejuar faljen e mëkatit. Unë tani vij përsëri për t'ju shpëtuar përpara Ditës së Gjykimit.
Meqenëse Dashuria Ime është kaq e Fuqishme, ajo tani do të depërtojë nëpër botë me anë të Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë për t'ju kthyer në mbështjelljen e Dashurisë Sime të butë. Ndjeni Dashurinë Time tani, fëmijë. Mos lejoni që zhgënjimi juaj me dështimet njerëzore të Kishës Sime t'ju largojë nga Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm.
Për ata që më kthyen Mua shpinën për shkak të mëkateve të Kishës
Është për shkak të mëkatit që ju u tunduat për ta bllokuar të Vërtetën. Atyre prej jush që fajësoni Kishën për mungesën e besimit tuaj tek Unë nuk po tregoheni të ndershëm me veten e tuaj, sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju nuk do të nxirrnit justifikime. Satani është kudo në botë tani, fëmijë, duke u përpjekur t'ju bindë, në çdo mundësi, se besimi juaj është i pavlefshëm, i parëndësishëm, se besimi juaj nuk do t'ju garantojë një vend në Qiell. Në disa raste ju besoni se Mëshira e Hyjit është e pafund dhe se ju mund të shpëtoheni nëse bëni një jetë ku ju nuk i lëndoni të tjerët. Ju shpesh herë më konfrontoni Mua kur ju më fajësoni Mua për ligësinë në botë. Kjo është kur ju nevrikoseni me Mua dhe me Hyjin Atin e Përjetshëm. Si mundet Hyji të rrijë dhe ta lejojë një ligësi të tillë që të shfaqet nëpër botë? Ku vrasja, përdhunimi, aborti, tortura, lakmia dhe varfëria ekzistojnë? Ju duhet të ndaloni tani dhe të më dëgjoni Mua.
Kujtohuni se mëkati, i shkaktuar nga Satani, të cilin shumë njerëz sot nuk e besojnë se ekziston, mund të infektojë secilin prej jush për arsye të Dhuratës që ju është dhënë nga Krijuesi juaj, Hyji Atë. Kjo Dhuratë e vullnetit të lirë i është dhënë çdonjërit. Disa e përdorin këtë Dhuratë për punë të mira, ku ata tregojnë dashuri tek të gjithë, ndërsa të tjerët e abuzojnë atë për të përfituar ndaj të tjerëve. Kur Satani i tërheq ata, përmes vullnetit të tyre të lirë të dobët, atëherë ata bëhen të aftë për të kryer ligësi të mëdha. Vullneti i lirë është i juaji, fëmijë. Kur ai njolloset përmes mëkatit, kjo çon në trazira nëpër botë. Hyji Atë nuk mund t'ju detyrojë që të ndaloni së bëri diçka nëse është e drejtë apo e gabuar, sepse Ai nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë. Ai gjithmonë do t'ju inkurajojë që të luteni me qëllim që të merrni hiret që ju duhen për ta shmangur mëkatin. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që ju do të merrni një nga dy vendimet. Të ktheheni tek Hyji ose ta lejoni veten që të josheni nga gënjeshtrat e Satanit, që do ta manipulojnë mendjen tuaj larg të Vërtetës.
Kujtojeni, Unë Jam e Vërteta. Satani nuk do që ju ta shikoni të Vërtetën. Ai do ta përdorë inteligjencën tuaj dhe do t'ju paraqesë argumente të sofistikuara për t'ju joshur. Ai madje mund t'ju bindë se diçka është e keqe kur ajo është e mirë. Prandaj kur ju besoni se është hipokrite që të ktheheni tek lutja për ta lavdëruar Hyjin Atë për shkak të mëkateve të Kishës, ju duhet ta dalloni këtë mashtrim për çfarë ai është, një tjetër mënyrë për t'ju inkurajuar që të largoheni nga Unë. E Vërteta. Tani, fëmijë, më tregoni Mua dashurinë tuaj duke u ngritur dhe duke mbrojtur Emrin Tim në një botë mosbesuese.
Shumë shpejt ju do t'i inkurajoni të tjerët që t'i dëgjojnë pikëpamjet tuaja. Ashtu sikurse ata që pohojnë se nuk besojnë tek Unë e thonë me zë të lartë se sa shumë ata më urrejnë Mua, po ashtu ju duhet tani t'ia tregoni botës se më doni Mua. Vetëm atëherë do të nxiten kthimet masive në besim nëpër botë. Më lejoni Mua t'ju ngre lart tani që ju të mund t'i përgatisni fëmijët e Mi për të hyrë në Parajsën Time të Re mbi Tokë. Mbajeni mend, vetëm ata që besojnë tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm mund të hyjnë në këtë Parajsë.
Shkoni tani dhe m’i sillni Mua turmat.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti