Sunday, 6 December 2015

Njerëzit nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre – përgjigja është e thjeshtë

E Shtunë, 25 Qershor 2011, në 01:30
Bija Ime fort e dashur, zëri yt, ndërsa po dëgjohet, më në fund, nga shërbëtorët e Mi të shenjtë në mbarë botën, bie në heshtje në ato qarqe që janë të pavetëdijshme për Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.
Ti mund të thuash, ata nuk dëgjojnë, por ata nuk mund të dëgjojnë nëse nuk vënë vesh. Bëhu e fortë tani, fol tek sa më shumë të mundesh. Kërkoju njerëzve që t’i publikojnë të rejat e Fjalës Sime. Thirri ata. Pyeti ata. Shpjegoju se ata duhet t’i lexojnë Mesazhet e Mia para se t’i refuzojnë ato. Sepse do të jetë vetëm kur ata ta ndjejnë forcën që vjen nga Buzët e Mia Hyjnore, kur Shpirti Im do ta tërheqë shpirtin e tyre, që ata më në fund do ta kuptojnë se Jam Unë që po komunikoj me botën.
Unë Jam i trishtuar, bija Ime, për shkak të barrikadave të thella dhe ndarjeve, që sot bllokojnë çdo përpjekje nga Nëna Ime e Bekuar dhe Unë, Biri i saj i shtrenjtë, për t’i folur botës përmes vizionarëve. Në të kaluarën përulësia ishte pak më shumë e përhapur. Sot, kjo cilësi e rëndësishme është zhdukur. Në vend të saj është një botë ku gjithçka që shfaq inteligjencë njerëzore, joshje apo tërheqje fizike pranohet si një prioritet në jetën e njerëzve. Përshpirtëria e tyre ka vdekur. Ata janë, bija Ime, kryesisht guaska boshe. Guaska që kur çahen s’janë asgjë. Ushqimi i shpirtit është ajo për çfarë fëmijët e Mi duhet të përpiqen. Kjo është e vështirë për shumë njerëz dhe sidomos për ata mendjet e të cilëve janë të mbushura me mençuri njerëzore ku fare pak vend ka mbetur për mençurinë shpirtërore.  
E tillë është mungesa e përshpirtërisë, e ushqyer nga fuqia e Satanit, sa njerëzit kanë rënë pre, për t’i lënë shpirtrat e tyre të hapur për të kryer mëkat. Mungesa e përshpirtërisë, apo e besimit në Hyj, e çon një shpirt që të korruptohet nga mashtruesi. Mbreti i mashtrimit i çon shpirtrat të besojnë se vetëm trupi dhe mendja janë ndërthurur për t’u bërë të plotë. Për fat të keq, ju nuk mund të jeni të plotë pa shpirtin tuaj.
Çfarë është shpirti juaj?
Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë është shpirti i tyre. Se si ndjehet, apo si ta njohin atë. A është mendja juaj, ndërgjegjja juaj? Përgjigjja është e thjeshtë. Shpirti juaj jeni ju. Ai është kush ju jeni, ndërgjegjja juaj, besimet tuaja, të kuptuarit tuaj, nëse e përfaqëson të Vërtetën, për çfarë ajo është, apo të vërtetën për atë që ju doni ta besoni se është. Ai nuk është një pjesë e ndarë nga ju, fëmijë të dashur, diçka që i përket një bote tjetër. Ai është i pranishëm brenda çdo qenieje njerëzore.
Për shpirtin tuaj mund të kujdeseni duke ndjekur Mësimet e Mia. Ai mund të neglizhohet përmes mëkatit, që është shumë i vështirë për t’u shmangur, por që mund të plotësohet duke u rrëfyer apo duke shprehur pendesë dhe duke filluar përsëri. Ose ai mund të shkatërrohet. Disa qëllimisht e shkatërrojnë shpirtin e tyre duke mëkatuar, për kënaqësitë apo veset e kësaj bote, në dije të plotë për çfarë janë duke bërë. Të tjerët e mohojnë se e kanë një shpirt. Arroganca e tyre i bind se ata i dinë të gjitha. Se jeta fillon dhe mbaron në këtë Tokë.
Dhe pastaj janë ata shpirtra të rinj që, edhe pse jo për fajin e tyre, qenë mësuar nga prindërit e tyre në kohë bollëku ku ata nuk kishin nevojë për asgjë në kuptimin material. Besimi i tyre është i bazuar në fitimin material. Duke u përpjekur për më shumë stimuj, ambiciet e tyre vazhdojnë të rriten derisa, eventualisht, nuk ka më asgjë tjetër për ta që të mund të përpiqen deri kur vdekja të përballet me ta. Atëherë ata janë të humbur. Të habitur. Të hutuar. Me një ndjenjë të thellë, konsumuese të brendshme, ata e dinë se diçka është gabim. Shpirti po iu flet atyre, por ata nuk dinë se si të përgjigjen. Këta janë ata të cilët ju duhet t’i shpëtoni.
Unë iu bëj thirrje të gjithë ndjekësve të Mi ngado që të më ndihmojnë Mua t’i shpëtoj të gjithë fëmijët e Mi të gjorë. Unë e di se Jam duke kërkuar për një vepër të jashtëzakonshme bamirësie nga ana juaj. Kjo është një përgjegjësi e madhështore. Por duke iu bindur Vullnetit Tim Më të Shenjtë ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj shumicën e botës prej mbërthimit të Satanit dhe terrorit që ai ushtron.
Shkoni përpara tani, ndjekësit e Mi, të gjithë ju dhe përhapeni Fjalën Time tek një botë e munduar, e keq-drejtuar dhe e zhgënjyer. Hiret e Mia do të hidhen mbi secilin prej jush, për edhe një kthim të vetëm në besim – një shpirt që mund t’i shpëtojë tmerrit të Ferrit.
Unë ju dua të gjithëve. Unë ju përqafoj, ndjekësit e Mi, fëmijët e Mi të shtrenjtë, kudo. Sa shumë më sillni Mua ngushëllim të përditshëm. Sa shumë më lehtësoni Mua. Tani sillmëni Mua më shumë shpirtra.
Shpenguesi juaj Hyjnor
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit, Jezu Krishti