Kerko Mesazhet ketu

Monday 28 December 2015

Për Ndjekësit e Mi që i dënojnë këto Mesazhe

E Martë, 5 Korrik 2011, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, sot është një ditë e veçantë, sepse gëzohem të të them se ata, besimi i të cilëve është forcuar nga Mesazhet e Mia, mund të jenë të sigurt se recitimi i tyre ditor i Mëshirës Hyjnore po shpëton shpirtra.

Fëmijët e Mi kurrë nuk duhet ta harrojnë se lutjet, kur thuhen me sinqeritet dhe nga zemra, gjithmonë do të dëgjohen. Lutjet gjithmonë dëgjohen dhe çdo qëllim i veçantë përmbushet sipas Vullnetit Tim Më të Shenjtë.

Fëmijë ju lutem të vazhdoni me lutjet tuaja sepse ato do të ndihmojnë në lehtësimin e periudhës së Ndëshkimit të Madh. Ati Im është tani gati që ta marrë Mbretërinë e Tij të Shenjtë dhe të fillojë Mbretërimin e Tij përsëri, kur Parajsa e Re mbi Tokë të shfaqet. 

Ligësia në botë pikërisht tani nuk ka qenë kurrë kaq intensive. Për shkak të popullsisë së madhe të botës dhe punët e të ligut, lufta është ngado. Urrejtja e treguar nga njeriu tek njeriu është e dukshme. Nëse kjo urrejtje shfaqet si lakmi politike, apo si kontroll mbi vendet e tjera nga një tjetër, është e gjitha njëlloj. Satani ka shumë ndjekës. Ata, ndjekësit e tij, në shumë raste nuk janë të vetëdijshëm se si ai e influencon çdo mendim dhe veprim në çdo kohë gjatë çdonjërës ditë.

Nëse fëmijët e Mi vetëm të mund ta shikonin numrin e djajve të pranishëm në njerëz të tillë ata do të bëheshin të sëmurë. Ata zaptojnë shumë nga fëmijët e Mi, ku shenjat e vetme që duken janë përmes veprimeve të tyre të liga. Lutuni, lutuni tani, ndjekësit e Mi, që ata shpirtra të gjorë, të humbur të mund të shpëtohen gjatë Paralajmërimit.

Midis tani dhe Paralajmërimit gjithçka që Unë kërkoj prej jush, fëmijë, janë lutjet tuaja dhe në veçanti recitimi i Mëshirës Hyjnore. Ati Im do të shpëtojë shpirtra nëse ju e dedikoni veten për ta thënë këtë një herë në ditë, dhe mundësisht në orën 3 të pasdites.

Për ata prej ndjekësve të Mi që i dënojnë këto Mesazhe, Unë kërkoj që ju t'i luteni Shpirtit të Shenjtë për të kërkuar Dhuratën e dijes përpara se ta shpërfillni Fjalën Time të Shenjtë. Atyre prej jush që e fyejnë vizionaren dhe marrësen Time të këtyre Mesazheve ju duhet të bëni këtë pyetje. Nëse është Satani ai që ju besoni se i influencon këto Mesazhe atëherë përse do t'ju kërkonte ai që të luteshit, të kërkonit falje, të merrnit Eukaristinë e Shenjtë? Atëherë ju do ta dini se kjo është e pamundur.

Mashtruesi do t'i influencojë ndjekësit e Mi fillimisht, për t'i inkurajuar ata që ta mohojnë Fjalën Time sepse ai e di se do të jetë refuzimi i tyre i Fjalëve të Mia Më të Shenjta të Dashurisë që do të më lëndojë Mua më shumë. 
Refuzojeni Satanin dhe udhët e tija të liga tani. 

Kthehuni tek Unë. Unë ju lutem, sepse ju nuk duhet ta lejoni atë që t'ju influencojë në këtë mënyrë. Lutjet tuaja kërkohen tani për të shpëtuar fëmijët e Mi të gjorë që nuk do t'i mbijetojnë Paralajmërimit.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti