Wednesday, 23 December 2015

Lutja mund t'i shmangë mosmarrveshjet në botë

E Premte, 1 Korrik 2011, në 23:00
Bija Ime e dashur, lutja dhe përkushtimi ndaj Meje është si uji që i jepet një njeriu të etur. Kur ju mungon uji etja juaj do të vazhdojë kështu që eventualisht pa ujë ju do të vdisni. Për ata që më njohin Mua, më duan Mua dhe tregojnë përkushtim ndaj Meje, ju duhet të kuptoni një gjë. Nëse ju nuk vazhdoni ta merrni Trupin Tim dhe të luteni tek Unë rregullisht, ju shumë shpejt do ta humbisni dëshirën tuaj për Mua. Pa këtë dëshirë ju do ta largoni veten nga Unë, deri kur kokat tuaja do të kthehen prej tundimit të mëkatit të mbjellë në mendjet tuaja nga Satani. Pa Mua, me të Vërtetë të Pranishëm në jetët tuaja, ju nuk jeni asgjë, fëmijët e Mi.
Qëndroni vigjilentë në çdo kohë. Lutja ju mbron nga mëkati. Përkushtimi juaj ndaj Meje mund ta tërheqë mashtruesin, i cili do t'ju ngacmojë më shpesh. Sidoqoftë, pa përkushtim të rregullt ndaj Meje, ju do të ecni pa drejtim në këtë botë.
Besimtarë kuptojeni se lutja mund të shmangë shumë mosmarrëveshje në botë. Tashmë, lutjet e thëna përmes kësaj vizionareje dhe lajmëtarëve të tjerë, i kanë lehtësuar rreziqet e menjëhershme që dalin para Papa Benediktit, por jo për shumë gjatë. Lutja tek Nëna Ime e Bekuar mund të lëvizë male, të zbusë ndikimin e mizorive të liga, duke përfshirë ato të parathëna dhe të kthejë mëkatarët.
Kujtoje këtë mësim, bija Ime, lutja vepron si mburoja jote kundër mashtruesit. Ti, mbi të gjitha, duhet të mësosh domosdoshmërinë e lutjes së rregullt në Misionin tënd. Ti duhet të kalosh më shumë kohë në meditim të qetë me Mua. Sepse kur ti nuk e bën këtë, njohja jote e Mesazheve të Mia dobësohet dhe mund të bëhen gabime. Bëj kujdes, bija Ime, kur i referohesh datave të profecive që të janë dhënë nga Unë. Nëse Unë them muaj kjo mund të jetë çdo kohë brenda një viti. Kurrë mos e ngatërro interpretimin njerëzor me ato të kohëve të dhëna nga Unë. Unë nuk të kam dhënë ty ndonjë datë specifike për ngjarje vetëm udhëzime. Këto profeci do të ndodhin, por vetëm nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm. Ki besim tek Unë më shumë. Lutjet tuaja dhe ato të ndjekësve të Mi mund të ndihmojnë që të vonojnë, apo në disa raste, të shmangin katastrofa. Gjithmonë kujtojeni këtë.
Lutuni, Lutuni, Lutuni. Sepse kur ju e bëni këtë nga zemra, lutjet tuaja dëgjohen. Lutuni sidomos për ata udhëheqës të botës jetët e të cilëve do të marrin fund së shpejti përmes veprave të liga plot urrejtje. Këta dhe ata me zemra të ngurta, fajtorë për krimin e mungesës së humanizmit, kanë nevojë për lutjet tuaja më shumë se të gjithë. Gjithmonë lutuni për mëkatarët sepse Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë kam nevojë për lutjet tuaja për t'i shpëtuar ata nga flakët e Ferrit.
Jezu Krishti juaj i Përherë-Mëshirshëm