E Enjte, 9 Maj 2013
Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ata të rinj të çdo kombi, ngjyre dhe besimi, që nuk më njohin Mua, është e pafund. Trishtimi Im për këta shpirtrat e Mi të vegjël është i thellë. Për ata duhet të luteni, sidomos tani. Unë do t’i marr ata në Mëshirën Time, pa hezitim, nëse ju më kërkoni Mua përmes kësaj Kryqëzate Lutje.
Kryqëzata e Lutjes (106) Mëshirë për të rinjtë që nuk e njohin Hyjin
I dashur Jezus, merri nën Mbrojtjen Tënde shpirtrat e atyre fëmijëve të Hyjit që nuk të njohin Ty, që nuk e njohin Dashurinë Tënde dhe që nuk e pranojnë Premtimin Tënd. Vërshoje Hirin Tënd të kthimit në besim dhe jepua atyre Jetën e Përjetshme. Ki mëshirë për të gjithë ata që nuk besojnë në Praninë Tënde dhe që nuk do të kërkojnë pendesë për mëkatet e tyre. Amen.
Ushtria Ime e dashur e Mbetur, dëshira Ime më e madhe është që ju të kërkoni shpirtrat e të rinjve, agnostikëve dhe atyre që nuk besojnë në Zot. Ata janë prioriteti juaj. Unë ju kërkoj që të përfshini të gjitha kombet, besimet, ngjyrat dhe fetë nën Mbrojtjen Time. Kur ju më sillni Mua shpirtra të tillë, Unë do t’ju jap atyre Dhurata të mëdha dhe premtoj shpëtimin e tyre.
Është e rëndësishme që ju nuk i lini mënjanë ata që nuk kanë aspak interes në shpëtimin e tyre. Ata janë shpirtrat e humbur për të cilët Unë kam mall dhe Unë do t’i ndjek ata në çdo cep, në çdo hendek dhe në çdo vënd deri sa Unë t’i sjell ata në Mbretërinë Time.
Mbajeni mënd këtë kërkesë. Kujtojeni dëshirën Time për të arritur ata që nuk më njohin Mua dhe ata që nuk duan të më njohin Mua.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/09/my-dearest-wish-is-that-you-seek-out-the-souls-of-the-young/