Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi të dashur, në mbarë botën, shpejt do ta ndjejnë Praninë Time, sepse Unë do ta bëj Veten Time të njohur brënda zemrave të tyre në një mënyrë që ata nuk e kanë përjetuar më parë. Kështu Unë do t’i pregatis të Krishterët të luftojnë, në emrin Tim, për të shpëtuar shpirtrat e gjithsecilit.
Ushtarët e Mi të Krishterë do të formojnë Ushtrinë më të madhe kundër antikrishtit. Unë i referohem të gjithë atyre që më njohin Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Doktrinës Sime të Shenjtë, e pëmbajtur brënda Biblës më të Shenjtë. Unë i referohem gjithashtu edhe atyre që e praktikojnë besimin e tyre; atyre që besojnë tek Unë, por që nuk më vizitojnë Mua dhe të gjithë atyre që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës.
Ju do të mblidheni në çdo skaj të botës dhe, edhe pse ju do të bashkoheni me Ushtrinë Time të Mbetur duke folur në shumë gjuhë, ju do të bashkoheni në një me Mua.
Ata që i ndjekin këto Mesazhe do të formojnë thelbin dhe prej saj do të rriten filizat dhe më pas degët e Ushtrisë Sime të Mbetur në mbarë botën. Nuk do të mbetet as edhe një vënd pa u prekur nga Shpirti Im I Shenjtë përmes Librit të së Vërtetës.
Libri i të Vërtetës do t’ju bashkoj kur besimi juaj të vihet në provë. Kur besnikëria ndaj Meje të ndryshoj dhe kur Unë Jam i hedhur jashtë kishave tuaja, i shkelur dhe i humbur larg syve – ju do të ngriheni dhe do të mbani të gjallë Fjalën Time. Flaka e Shpirtit të Shenjtë do t’ju udhëheqi në çdo hap të udhës. Ju do të ndjeni një forcë dhe kurajo, që do të çudisi madje dhe më të urtët mes jush. I dobëti do të bëhet i fortë. I trëmburi do të bëhet trim dhe të shtypurit do të marshojnë përpara si luftëtarët e të Vërtetës. Dhe ndërkohë, ndërsa Ushtria Ime e Mbetur të rritet dhe të shumohet në miliona, shumë pengesa do të vendosen para tyre.
Fyerje, akuza herezie, gënjeshtra, zemërim dhe urrejtje do të jenë për ata. Çoroditje do të shihet ngado mes kritikuesve, argumenti i të cilëve do të jetë i mbushur me pikpamje të pasakta, kontraditëse dhe të pakuptueshme. Influenca e Satanit gjithmonë do të krijoj rrëmujë, parregullsi dhe argumenta të pallogjikshme dhe dinake, dhe gjithmonë do të jenë të zbukuruara me urrejtjen kundër fëmijve të Hyjit. Ata që janë të bekuar me Dritën e Hyjit dhe Dritën e të Vërtetës do të tërheqin sulme të tmerrshme dhe me urrejtje. Sepse ku Unë Jam I Pranishëm, të jeni të sigurtë se persekutimi i atyre që shpallin Fjalën Time të Shenjtë do të jetë i madh. Sa më i keq persekutimi kundër çdo Misioni të Hyjit, të siguroheni se Satani është shumë i zemëruar.
Kur ju vuani, ashtu si do të ndodhi, prej urrejtjes e treguar ndaj jush për shkak se po e merrni Kryqin Tim për të më ndjekur Mua, aq më i shqetësuar do të bëhet bisha dhe më fortë do të punoj, përmes atyre shpirtrave të njollosur me mëkatin e krenarisë, për t’ju shkatërruar ju. Ju duhet t’i shpërfillni këto sulme. Të jeni të qetë, sepse ndërsa ato rriten me një urrejtje intensive kundër jush, ju do ta dini me siguri se jeni në bashkësi të vërtetë me Mua, Jezusin tuaj.
Shkoni në dashuri dhe paqe dhe dijeni se Unë jetoj në zemrat tuaja.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/23/my-christian-soldiers-will-form-the-biggest-army-against-the-antichrist/