E Shtunë, 4 Maj 2013
Bija Ime fort e dashur, ndërsa Fjala Ime arrin tek shumë veshë, Unë vij për të paralajmëruar ata mes jush që nuk do të më dëgjojnë Mua. Çfarë i trëmbeni? A është Fjala Ime apo ndryshimet që do t’ju duhet të dëshmoni ndërsa pastrimi vazhdon? A nuk e dini se Unë nuk ju sjell Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme? Unë komunikoj me ju vetëm për t’ju kujtuar për të Vërtetën.
Sa shumë nga ju besojnë se dinë kaq shumë për Mua, por ju nuk keni mësuar asgjë. Kush jeni ju të thoni, se jeni më të mirë se të tjerët në Sytë e Hyjit, kur është për të interpretuar Fjalën Time të Shenjtë? Kush jeni ju të besoni, se e keni autoritetin të blasfemoni kundër Meje, dhe pastaj të thoni se më doni Mua? Ju nuk do të jeni në gjëndje të më ndaloni Mua përmes profetëve, për të arritur tek fëmijët e Hyjit.
Ju duhet të pyesni përse ndodh që ju e urreni Zërin Tim? Si mund të më doni Mua kur ju i copëtoni Fjalët e Mia, kur gjithçka që Unë bëj është t’ju ndihmoj të pregatiteni për Ditën Time të Madhe?
Njeriu është shumë i dobët. Madje edhe ata shpirtrat e devotshëm janë të dobët, edhe pse dashuria e tyre për Mua është e fortë. Asnjë njeri të mos besoj se ai mund të eci ndonjëherë para Meje pa turpin e mëkatit në shpirtin e tij. As edhe një mes jush nuk është i denjë të qëndroj para Meje, prandaj dhe Unë ju dhuroj Mëshirën e Dashurisë Sime. Nuk është se ju e meritoni atë, është thjesht sepse Unë e vendos t’ju dhuroj juve këtë Dhuratë.
Ata prej jush që pohojnë se flasin me njohuri të madhe për Mua dhe më pas pështyjnë me një gjuhë të mallkuar kundër profetes Sime – dijeni këtë. Besimi juaj nuk do t’ju shpëtoj kur ju e fyeni Fjalën e Hyjit. Dashuria juaj e vetë-shpallur për Hyjin është pakuptim, kur ju gjykoni një nga fëmijët e Tij para Atij. Ju e këpusni shiritin, që ju lidh me Atin Tim, kur ju tregoni mungesë respekti, zemërim dhe urrejtje kundër Meje. Kur ju më pështyni Mua, ju do të bëheni të verbër dhe nuk do të shikoni më kurrë. Kur ju shqiptoni fjalë urrejtje, gjuha juaj do të pritet. Kur ju të ngriheni dhe të deklaroni tek të gjithë njohurinë tuaj të vetë-shpallur për Hyjin, ju do të rrëzoheni me këmbët e prera poshtë jush. Kur ju e konsideroni profeten Time të jetë djallëzore, ju nuk do të keni jetë.
Fjala Ime kurrë nuk do të vdesi; ajo do të jetojë përjetësisht. Ajo do të merret nëpër këmbë nga ata mëkatarë që përpiqen ta kundërshtojnë Mëshirën e Hyjit, përmes këtyre Mesazheve. Më refuzoni Mua këtë herë dhe ju do të refuzoni lirinë që Unë sjell kur Unë të vij për t’ju mbledhur, përfundimisht, në Mbretërinë Time. Ju nuk keni shumë kohë për të shpenguar veten në Sytë e Mi para Ditës së Madhe. Mos e harxhoni atë kot përmes mëkatit të krenarisë. Ishte mëkati i krenarisë ai që e bëri Luciferrin të rrëzohej dhe të ndahej dhe të hidhej në humnerë. Të gjithë ata që e ndjekin ata, përmes mëkatit të krenarisë – mëkat i cili shkaktoi kaq shumë ndarje nga Hyji – do të rrëzohet dhe kurrë nuk do të ngrihet në Praninë e Hyjit.