Kerko Mesazhet ketu

Friday, 3 May 2013

Mëkati i abortit është një mëkat mortor dhe ata përgjegjës do të digjen në zjarret e Ferrit përjetësisht

E Mërkurë, 1 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, kjo ndërhyrje nga Unë, Qengji I Hyjit, duke i zbuluar botës këto Mesazhe, ka qënë parathënë.

Ata prej jush që e ndjekin Fjalën e Hyjit duhet të jenë të qetë, pasi Unë nuk dua që ju të qëndroni të distancuar, sepse Unë ju dua. Ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni Dashurisë Sime, madje edhe nëse mëkati ju largon nga Unë. Unë i hap sytë e të gjithë atyre që duan të shikojnë dhe Fjala Ime e Shenjtë do t’i mbylli sytë e atyre që refuzojnë të pranojnë Dorën Time. 

Unë e shtrij Dorën Time drejt jush, fëmijët e Mi të dashur, që t’ju tërheq drejt shpëtimit, larg nga grabitqarët që dëshirojnë t’i rrëmbejnë shpirtrat tuaj.

Çdo ditë, që nga kjo ditë e tutje, ju do të dëgjoni shumë zëra duke bërtitur – duke kërkuar që t’i dëgjoni. Ata do t’ju paraqesin gënjeshtra dhe argumenta djallëzore, të maskuara me ëmbëlsinë e mjaltit. Duke ju bindur, me një varg të pafund argumentash, për të dëgjuar arsyen e tyre, në emër të çështjeve humanitare – të cilat e pranojnë mëkatin – ata nuk do të ndalojnë deri sa ju të pranoni çfarë ata duan t’ju detyrojnë ta përtypni.

Aborti, një vrasje në Sytë e Hyjit, do të imponohet mbi të gjitha kombet si një shenjë mosbindje kundër Atit të Gjithpushtetshëm, Hyjit Më Të Lartit. Kur ju e pranoni këtë ligësi të keqe, ju jeni fajtor për mëkatin e tmerrshëm. Mëkati i abortit është një mëkat mortor dhe ata përgjegjës do të digjen në zjarret e Ferrit përjetësisht.

Ata prej jush që refuzojnë ta pranojnë këtë gabim të rëndë, ju ka mbetur fare pak kohë për të siguruar shpëtimin. Sepse kur të vij dita e madhe, nëse nuk i keni kthyer shpinën kësaj vepre të ligë, ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën e Hyjit.

Vrasja është një nga aktet më serioze të mosbindjes ndaj Hyjit dhe do të jetë e ndëshkueshme me tredhje (kastrim). Përçarja e madhe, mes racës njerëzore, ka filluar. Ata që mbajnë anën e bishës dhe pranojnë gjithçka që e kundërshton Fjalën e Hyjit do të ndahen nga vëllezrit dhe motrat e tyre. Mos e nënvlerësoni Paralajmërimin Tim. Pranojeni abortin dhe ju pranoni vrasjen e qëllimshme të një fëmije të Hyjit. Nëse ju nuk mund të gjeni pendesë në shpirtin tuaj, atëherë ju kurrë nuk do të më shikoni Mua. Unë do t’ju hedh në shkretëtirë.

Dashuria dhe Mëshira Ime mund të jetë e madhe. Unë do të fal edhe shpirtrat më të nxirë, por pa pendesë, Drejtësia Ime është përfundimtare. Ndëshkimi Im është i përjetshëm. Më doni Mua dhe Unë do t’ju mbroj. 

Shkatërroni jetën e një tjetër qënie njerëzore, të krijuar prej Dashurisë së Atit Tim, edhe ju gjithashtu, do ta humbisni jetën tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/01/the-sin-of-abortion-is-a-mortal-one-and-those-responsible-will-burn-in-the-fires-of-hell-for-eternity/