E Shtunë, 27 Prill 2013
Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i shpjegoj çdo personi të vetëm të gjallë në këtë Tokë sot rëndësinë e kohës që ju është dhënë atyre. Unë kurrë nuk kam ndërhyrë me vullnetin e njeriut, sepse kjo është një nga Dhuratat më të mëdha të dhëna njerëzimit dhe ajo kurrë nuk mund të hiqet. Satani, nga ana tjetër, ndërhyn me vullnetin e lirë të njeriut dhe papushim ka kërkuar të skllavëroj mëndjen e njeriut dhe të vjedhi shpirtin e tij, që nga fillimi.
Prandaj, është vullneti i lirë i dhënë njeriut, ai që do të kërkohet nga shpirtrat djallëzor. Por është gjithashtu përmes vullnetit të lirë të njeriut që dera e Mbretërisë Sime të mund të hapet. Për arsyen se jeni prej mishi, dhe si rrjedhojë mortal, koha e vetme që keni për tu pregatitur për jetën e përjetshme është tani.
Ju kurrë nuk duhet ta harroni këtë. Ju duhet të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës, sepse ashtu si Ati Im ju dha jetë, po ashtu Ai mund ta marri atë në çdo moment të ditës.
Nëse ju do të vdisnit tani, sot, a do të ishit të denjë të vinit para Meje?
A e dini se çfarë gabimesh dhe çfarë aktesh keni kryer, dhe çfarë urrejtje keni treguar ndaj fqinjit tuaj, të cilat do të shfaqen para Meje?
Me qëllim që t’ju jepet jeta e përjetshme, ju duhet ta dini se çfarë duhet bërë tani, sot, për t’ju bërë të pastër në Sytë e Mi.
Ata që e pranojnë mëkatin dhe i lëndojnë të tjerët, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, luten dhe bëjnë jetën, që ata thonë se janë të dedikuar ndaj Meje, Unë ju them këtë. Çdo orë, ju më lëndoni Mua me hipokrizinë tuaj. Çdo ditë, shpirti juaj bëhet më i distancuar nga Unë. Ju duhet të ndiqni 10 Urdhërimet pikërisht ashtu si u dhanë nga Ati Im, përndryshe, ju nuk mund të thoni se jeni nga Unë.
Sa shumë shpirtra nuk hyjnë në Parajsë dhe shumë duhet të pësojnë pastrimin që kërkohet për t’i bërë ata të denjë të hyjnë në Mbretërinë Time. Por më tepër shpirtra janë hedhur në errësirën e përjetshme. Sa shumë e kuptojnë sa e kanë fyer Hyjin, brënda minutave të vdekjes së tyre në Tokë. Sa të trëmbur dhe të trishtuar janë ata atëherë. Ata e kuptojnë se koha e tyre për pendesë ka kaluar dhe është tepër vonë për ata në atë fazë.
Përse nuk e kuptoni se vdekja mund të ndodhi në çdo moment? Ju duhet ta dini, kur ju fyeni Hyjin, ju duhet të përpiqeni për të ndryshuar mënyrën me të cilën silleni për të gjetur paqe. Kur ju i shmangeni mëkatit dhe vazhdimisht përpiqeni të ndryshoni mënyrën se si i trajtoni të tjerët, vetëm atëherë ju gjeni paqen e vërtetë. Kur ju keni paqe në shpirtin tuaj – e cila mund të vij vetëm kur ju e luftoni mëkatin dhe tregoni pendesë për veprat tuaja të liga – ju afroheni më pranë Hyjit.
Çdo ditë, ju duhet të pyesni veten – a do t’i aprovonte Zoti veprimet e Mia sot? Ju do ta dini, në zemrën tuaj, përgjigjen.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/27/every-day-you-must-ask-yourself-would-god-approve-of-my-actions-today/