Bija Ime fort e dashur, dhimbja e ndarjes prej Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut, është e panjohur nga shumë, por kur të vij dita, kur Drita Ime do të shuhet nga fundi, do të bëhet e qartë se sa e dhimbshme është agonia.
Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua, e dinë se çfarë sjell dhimbja, kur mëkati formon një ndarje mes mëkatarit dhe Hyjit.
Ata që nuk më njohin Mua, dhe ata që më refuzojnë Mua, do ta përjetojnë këtë ndarje gjatë 3 ditëve të fundit të errësirës, kur Prania e Hyjit nuk do të gjendet askërkund.
Do të jetë vetëm kur Drita e Hyjit të zhduket, që njeriu më në fund do ta kuptoj se nuk ka jetë pa Hyjin. Gjithçka që mbetet është e zbrazët, një shkretëtirë dhe errësirë.
Unë Jam Drita, që njeriu e kërkon, pa e kuptuar as vetë, në çdo sekondë të ditës.
Ndërsa njeriu përpiqet të gjejë paqe dhe lumturi ai do të provoj ta gjej atë ngado që ai mendon se mund ta gjej. Ai do të jepet pas fitimeve materialiste dhe joshjes së trupit për të kënaqur nevojat, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe ai do të ndjeki fe të rreme, të cilat premtojnë kënaqësi të mëdha personale. Asnjë nga këto gjëra nuk do ta sjelli atë në Dritën e Hyjit.
Madje edhe ata që kërkojnë përgjigje, përmes mënyrave dhe njohurive intelektuale, kurrë nuk do të gjejnë paqen apo përgjigjet që ata kërkojnë, nëse nuk i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë së Vërtetë të Hyjit.
Unë vij tek secili prej atyre që më kërkojnë Mua. Unë kënaqem me shpirtrat, thjeshtësia ngulmuese e të cilëve kërkon vetëm Dashurinë Time. Unë i mbush njerëz të tillë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Për të ardhur më pranë Meje, ju duhet të besoni tek Unë plotësisht. Do të jetë vetëm kur ju e braktisni vullnetin tuaj tek I Imi, që Prania Ime mund të ndjehet. Atyre njerëzve që përpiqen të më gjejnë Mua, por që e kanë të vështirë, Unë ju them këtë.
Mos u mundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Ekzistencën Time, sepse Unë nuk Jam i kësaj bote. Mos e verboni veten ndaj ekzistencës së jetës së përjetshme. Ajo po ju pret, vetëm po të besonit tek Unë dhe të më lejoni Mua të hyj në zemrën dhe shpirtin tuaj. Unë do ta shfaq veten Time tek ju. Gjithçka që ju duhet të bëni është të më thërrisni Mua. Ju duhet të më thërrisni Mua shpejt, sepse kur Prania Ime në tokë të pakësohet, do të jetë e pamundur të më kërkoni Mua dhe ju do të endeni në dëshpërim të pashpresë duke u përpjekur të më gjeni Mua.
Ata që mendojnë se janë të fortë në besimin e tyre dhe që besojnë se janë pranë Meje, duhet ta dinë se sa shpejt do të rrëzohen kur Unë nuk Jam askund për t’u gjetur në tabernakullat e të ardhmes. Sa të vij ajo dita e tmerrshme e shkatërrimit, do të ketë të qara dëshpërimi dhe fuqia e bishës do të jetë e tillë sa shumë shpirtra do të jenë tepër të dobët për ta mbështetur Fjalën Time të Shenjtë.
Ju duhet të kërkoni ndihmën Time dhe ajo do t’ju jepet. Më thërrisni Mua me një shpirt të përulët dhe Unë do t’ju përgjigjem. Lutuni tek Unë për t’ju mbrojtur dhe Unë do t’ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë, që asgjë të mos ju ndaloj në udhën e të Vërtetës, e cila ju çon drejt shpëtimit të përjetshëm.
Më shërbeni Mua sipas interpretimit tuaj personal, se si Unë duhet të shërbehem, dhe ju duhet të bëni kujdes. Bëni ashtu si ju kam thënë Unë. Jetojeni jetën tuaj sipas Fjalës Sime dhe Unë do t’ju ruaj. Më turpëroni Mua duke e përdorur Fjalën Time të Shenjtë në një mënyrë që sjell vuajtje tek të tjerët, dhe ju do të pësoni dhimbjen më të madhe të ndarjes nga Unë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/05/do-not-try-to-reason-with-the-mind-when-trying-to-justify-my-existence-for-i-am-not-of-this-world/