Monday, 6 May 2013

Pikpamjet në dukje të vërteta që ata do të paraqesin, do të shfaqen si një formë e re e Katolicizmit


E Premte, 3 Maj 2013

Bija Ime e dashur, plani djallëzor për të shkatërruar Kishën Katolike nga brënda pothuajse po kryhet. Gjithçka e shenjtë për Zotin do të hidhen tutje, dhe ato koka të kishës së rinovuar moderne, që shpejt do të shfaqet për ta parë të gjithë, do të jenë liberal në pikpamjet e tyre por ata do të jenë armiqtë e të Vërtetës.

Pikpamjet në dukje të vërteta që ata do të paraqesin, do të shfaqen si një formë e re e Katolicizmit.  Shumë të Krishterë do të thonë, çfarë ka kjo të bëj me mua? Kur Kisha Ime, e themeluar nga apostulli Im Piter, është copëtuar në këtë mënyrë, do të ndikoj tek të gjithë ata që më ndjekin Mua. Kur Fjala Ime dhe Mësimet e Mia të copëtohen dhe pastaj të bëhen të pranueshme për nevojat egoiste të njeriut, edhe pse do të jenë gënjeshtra, ato me kalimin e kohës do të besohen të jenë e Vërteta.

Gënjeshtrat, të paraqitura botës për shkak të infektimit djallëzor, do të trajtohen nga të gjitha Kishat Kristjane të jenë të pranueshme në sytë e tyre. 
As edhe një Kishë Kristjane nuk do t’i shpëtoj këtij sulmi – një sulm që është planifikuar me qëllim dhe me kujdes për më tepër se një shekull.

Mos u gënjeni, kur Fjala Ime të manipulohet, e Vërteta do të hiqet. Gënjeshtrat e infektojnë shpirtin. Kur kjo të ndodhi njerëzit, pa e kuptuar, do të ndjekin një udhë që do të përfundoj në dëshpërim. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që më dëgjojnë Mua tani dhe të qëndrojnë të përqëndruar tek e Vërteta gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të pranoni asnjë ndryshim që do t’ju kërkohet ta pranoni si pjesë e Kishës së re e cila nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: