Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Besoni tek Jesusi dhe frika do te largohet. Show all posts
Showing posts with label Besoni tek Jesusi dhe frika do te largohet. Show all posts

Sunday, 25 January 2015

Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit

E Dielë, 18 Janar 2015, në 12:45

Bija Ime e dashur, kur një njeri largohet nga Unë, për çfarë do lloj arsye, ai kurrë nuk do të gjej paqe të vërtetë. Kur një njeri zbulon se Kush Unë Jam zemra e tij do të bymehet nga dashuria për Mua. Një njeri që e vë gjithë besimin e tij tek Unë do duroj çdo lloj vuajtje, sepse Unë do ta çliroj atë.

Fjala e Hyjit shkakton mosmarrveshje të madhe mes atyre besimi i të cilëve është i dobët. Ata që besojnë tek Unë do të ndjejnë dhimbje të madhe në zemrat e tyre kur të dëshmojnë kundërshtim kundër Fjalës së Hyjit. Kjo dhimbje është e Imja. 

Nëse ju besoni tek Unë do të ndjeni dashurinë që Unë e kam për ju, brënda shpirtit tuaj. Gjithmonë hapini zemrat tuaja tek Unë. Më mirëprisni Mua, jo me frikë, por me shpresë. Më pranoni Mua për Kush Unë Jam dhe Fjalën e dhënë juve; dhe pastaj e jetoni jetën pikërisht ashtu si është dhënë në Biblën e Shenjtë, dhe Unë do të jem duke ju pritur.

I refuzoni Mësimet e Mia dhe mbështesni mëkatin, dhe kjo do të jetë rënia juaj. Vetëm Unë e di ditën apo orën kur ju do të merrni frymën e fundit. Ju duhet të jeni të pregatitur gjatë gjithë kohës. 

Ju duhet të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet sa shpesh të mundeni. Unë fal edhe mëkatarët më të rëndë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga Mëshira Ime. 

Trëmbjuni vetëm orës kur do t’ju duhet të qëndroni para Meje dhe të përgjigjeni për çdo padrejtësi të kryer kundër Hyjit. Nëse nuk e keni shpenguar veten në Sytë e Hyjit atëherë, nuk do të ketë më mundësi të dytë për ta bërë këtë.

Jezusi juaj

Tuesday, 3 June 2014

Kur një njeri më tradhëton Mua, ai mëkaton kundër Meje

E Enjte, 29 Maj 2014, në 00:45

Bija Ime fort e dashur, kur Apostujt e Mi erdhën tek Unë, duke qarë e duke derdhur lotë dëshpërimi për shkak të mënyrës se si u trajtuan me mizori në Emrin Tim të Shenjtë, Unë ju thashë këtë.

Kurrë mos ju trëmbni refuzimit në Emrin Tim.

Kurrë mos u frikësoni nga ulërimat e të ligut, që bërtet përmes gojëve të atyre që i shërbejnë atij.

Kurrë mos t
ë keni frikë kur të jepni llogari në Emrin Tim. Por kur të tradhëtoheni, prej atyre të afërt me ju, dijeni se jam Unë që ata e kanë goditur me pëllëmbë në Fytyrë.

Kur një njeri më tradhëton Mua, ai mëkaton kundër Meje. Kur ai tradhëton profetët e Hyjit, ai tradhëton Hyjin e Trinisë, dhe për këtë ai do të vuaj së tepërmi.

Kur Ndërhyrja nga Hyji I Trinisë është refuzuar nga shpirtrat, të cilët kundërshtojnë Fuqinë më të madhe nga Qielli, atyre ju duhet të durojnë shqetësime brënda ndërgjegjes së tyre. Ky shqetësim kurrë nuk t’ju largohet atyre, përderisa t’i pajtojnë shpirtrat e tyre tek Unë, Jezusi i tyre. Të më rëfuzojnë Mua, kur shpirti e di se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili flas, është i pakendshem. Por, të mohoni Hyjin e Trinisë, duke e penguar Ndërhyrjen e Hyjit, në detyrën e Tij për të shpëtuar shpirtra, kjo do të çoj në një ndëshkim të shpejtë nga Ati Im.

Njerëzimi mund ta kritikoj, ta vër në pyetje dhe ta analizoj Fjalën Time, si po jepet tani, por kur ata guxojnë të provojn
ë dhe të më pengojnë Mua të shpëtoj shpirtrat duke e tradhëtuar Besimin Tim dhe duke e kundërshtuar Mëshirën Time atëherë atyre nuk do t’ju tregohet aspak Mëshirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/29/when-a-man-betrays-me-he-sins-against-me/

Tuesday, 6 May 2014

Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj

E Shtunë, 3 Maj 2014, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i kërkoj njerëzve të besojnë tek Unë, kjo është një gjë shumë e vështirë, për ta bërë shumë njerëz. Sa shumë e kanë të vështirë të besojnë në Dashurinë Time për njerëzimin, kur ata bazohen në besimin e tyre, për t’u dorëzuar plotësisht tek Unë. Është vetëm kur ju e dorëzoni veten plotësisht, në kujdesin Tim, ju mund të ndjeheni të sigurtë, të mbrojtur dhe në paqe.

Dashuria Ime, kur kërkohet nga ju, do t’ju mbuloj, kur ju i hapni krahët dhe më thërrisni Mua si një fëmij i vogël. Fëmijët e vënë gjithë besimin tek prindërit e tyre, kur janë të vegjël. Ata dinë vetëm ndryshimin se çfarë ndjehet e drejtë dhe çfarë ndjehet e gabuar dhe prandaj ata mbështeten plotësisht tek një i rritur për t’i mbrojtur. Fëmijët nuk mendojnë dy herë për të vrapuar tek prindërit e tyre për siguri dhe për të kërkuar mbrojtje. Besimi i një fëmije është i fortë. Ai nuk bën pyetje, sepse ai beson, me të vërtetë se do të gjej mbrojtje në krahët e prindit të tij të dashur.

Unë Jam për t’u besuar, sepse gjithçka që kërkohet nga Unë do të kryhet, nëse është për të mirën e shpirtit. Kërkoni dhe ju do të merrni nuk është një premtim i kotë që Unë e bëj. Unë kënaqem me Veprimin e dhënies së Dhuratave të Mia mbi secilin prej jush. Kur ju më kërkoni Mua t’ju ndihmoj, Unë dëgjoj, ndjej dhe i përgjigjem gjithçkaje që ju dëshironi. Më jepni Mua mundësinë ta provoj Dashurinë Time për secilin prej jush. Më lejoni Mua ta tregoj provën e Ndërhyrjen Sime. Është në këtë përiudhë të ekzistencës, që Unë, Jezu Krishti, do ta bëj Praninë Time të njohur tek të gjithë ju që më kërkoni Mua. Është në këtë kohë, që Unë do t’ju bëj të mundur ta ndjeni Praninë Time, të dëshmoni Veprat e Mia të Mëdha të Ndërhyrjes në jetën tuaj të përditshme dhe të kuptoni fuqinë e lutjeve tuaja. Sepse këto janë ditët e mrekullive të mëdha, që Unë i dhuroj njerëzimit, më shumë se ndonjë herë tjetër, që nga koha që Unë erdha në Tokë.

Kur ju me të vërtetë e vendosni gjithë besimin tuaj tek Unë, Unë mund të kryej mrekulli të mëdha për t’ju sjellë ju, jo vetëm lehtësim nga vuajtja, por për t’ju afruar ju më shumë tek Zemra Ime e Shenjtë. Kur një fëmij e di se një prind e do atë, ai ndjehet i sigurtë duke e ditur se ai është i mbrojtur. Dijeni se duke besuar tek Unë, Unë ju mbroj të gjithëve ju dhe Unë do ta vërshoj secilin shpirt nga ju me një ndjenjë të thellë paqeje, që ju nuk do ta gjeni askund në këtë Tokë.

Ejani tek Unë sot dhe më thërrisni Mua t’ju ndihmoj – pavarësisht se çfarë shqetësimesh ju mund të keni. Recitojeni këtë Lutje të veçantë, sa herë që jeni të shqetësuar, dhe Unë do të përgjigjem çdo herë.

Lutja e Kryqezates (148) Eja në ndihmën time:

O Jezusi im, më ndihmo, në kohën e dëshpërimit tim të madh. Më mbaj në Krahët e Tu dhe më fut në Strehën e Zemrës Tënde. Fshiji lotët e mi. Qetësoje gjendjen time. Ngrite shpirtin tim dhe më mbush me Paqen Tënde. Të lutem ma plotëso këtë kërkesë të veçantë (përmende atë këtu .....). Eja në ndihmën time, që kërkesa ime të marrë përgjigje dhe që jeta ime të mund të bëhet paqësore dhe në bashkim me Ty, i dashur Zot. Nëse kërkesa ime nuk mund të plotësohet, atëherë më mbush me Hirin që të pranoj se Vullneti Yt i Shenjtë është për të mirën e shpirtit tim dhe që të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, përgjithmonë, me një zemër të dashur dhe bujare. Amen.

Gjithmonë më thërrisni Mua, kurdoherë që jeni të dëshpëruar apo në nevojë për ndihmë dhe Unë premtoj se do t’ju jepet një shenjë që Unë i jam përgjigjur thirrjes suaj ndaj Meje, Shpëtimtarit tuaj të dashur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/03/ask-and-you-will-receive-is-not-an-idle-promise-that-i-make/

Friday, 21 March 2014

Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për kryerjen e gabimeve në Sytë e Mi

E Martë, 18 Mars, 2014, në 16:20

Bija Ime fort e dashur, 
asnjë njeri të mes ketë turp prej persekutimit që mund të hasi për shkakun se më mbron Mua si një i Krishterë. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë prej persekutimit në Emrin Tim të Shenjtë, sepse kur ta shikoni se jeni kritikuar që flisni të Vërtetën, dijeni atëherë se ju jeni një shërbëtor i vërtetë i Imi.

Vetëm ata që janë në Mua dhe me Mua e vuajnë talljen apo urrejtjen në Emrin Tim. Ata prej jush që janë me të vërtetë të Mitë dhe kur ju e dorëzoni vullnetin tuaj që të bëhet i Imi do të vuajnë më shumë. Ju gjithmonë duhet ta kuptoni se kur urrejtja kundër çdo ndjekësi Im të dashur është në pikën më intensive, ju mund të jeni të sigurtë se është pikërisht atje ku Prania Ime është më e fortë. Është shumë më mirë të duroni dhimbjen në Emrin Tim sesa të lavdëroheni nga mëkatarët për kryerjen e gabimeve në Sytë e Mi. 

Të dashur ndjekësit e Mi, më lejoni Mua t’ju siguroj se Dora Ime po ju drejton çdo ditë në këtë, Misionin Tim të fundit në Tokë. Fjala Ime do t’i trazoj shpirtrat tuaj dhe shpirtrat e të gjithë atyre miliardave që do t’ju ndjekin juve – sepse së shpejti bota do ta dëgjoj Zërin Tim. 

Lë të mos qëndroj asnjë pengesë në udhën tuaj kur ju flisni për Mua; kur ju i kujtoni njerëzit për Mësimet e Mia dhe kur ju i kujtoni shërbëtorët e Mi të shenjtë për detyrimin e tyre për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës Sime, e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë.

Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, si nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë apo përmes një versioni të ndryshuar të Biblës së Shenjtë, ju duhet të refuzoni ta bëni këtë, hapur dhe pa ndrojtje. Ju duhet ta mbroni Fjalën duke refuzuar të pranoni gënjeshtrat në Emrin Tim. 

Për t’ju mbrojtur nga persekutuesit, që do të shkaktojnë zemërime kundër Kishës Sime dhe të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (141) Mbrojtje kundër persekutimit

I dashur Jezus, më mbro në betejën time për të mbetur besnik ndaj Fjalës Tënde me çdo kusht. Më mbro kundrejt armiqve të Tu. Më mbro nga ata që më persekutojnë për shkakun Tënd. 

Ndaje me mua dhimbjen time. Lehtësoje vuajtjen time. Më ngrit në Dritën e Fytyrës Tënde, deri Ditën që Ti të kthehesh për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm. 

Fali ata që më persekutojnë. Përdore vuajtjen time për të shlyer mëkatet e tyre, që ata të mund të gjejnë paqe në zemrat e tyre dhe të mirëpresin Ty, me pendesë në shpirtrat e tyre, në Ditën e Fundit. Amen.

Shkoni dhe ngushëllohuni me shpresën se Unë do t’i marr të gjithë armiqtë e Mi dhe ata që persekutojnë ndonjë nga ju në Emrin Tim në Strehën e Mëshirës Sime të Madhe.

Jezusi juaj

Friday, 7 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto Lutje, fëmijë të dashur, vijnë me Hire të mëdha

E Mërkurë, 5 Shkurt 2014, ora 15:27

Bija ime, është më e vështirë për shpirtrat, që dikur e njihnin Birin tim dhe që u larguan prej Tij, të kthehen përsëri tek Ai, sesa është për ata që kurrë nuk e njohën 
Atë ndonjëherë.

Kur ju e përjetoni Dashurinë e Jezusit dhe pastaj i ktheni Atij shpinën, kjo krijon një boshllëk të madh në jetën tuaj. Asgjë nuk mund ta zëvëndësoj Praninë e Tij ndonjëherë. Prandaj, kur një shpirt përpiqet të kthehet tek Ai edhe kur Biri im gjithmonë i pret ata me Dashuri dhe Durim të madh, ai person është prapë i pasigurtë se si ta hapi zemrën e tij.

Nëse ju ndjeheni të larguar nga Biri im, ju kurrë nuk duhet të keni frikë ta thërrisni Atë. Kurrë nuk duhet t’ju vij turp ta tregoni veten para Atij, sepse Ai është I Gjithë-Mëshirshëm dhe do të fali çdo mëkatar, kur i kërkohet Atij ta bëj këtë nga një shpirt i penduar.

Kur ju dëshironi ta thërrisni Birin tim, ju thjeshtë duket t’i kërkoni Atij t’ju marri në Mëshirën e Tij dhe pjesën tjetër lëreni tek Ai.

Këtu është një 
Lutje e veçantë e Kryqëzatës (133) Një Thirrje për t’u kthyer tek Hyji

I dashur Jezus, më fal mua, një shpirt i larguar që të mohova Ty, sepse isha i verbër. Më fal që e zëvendësova Dashurinë Tënde me gjëra të kota, që nuk kanë asnjë kuptim. Më ndihmo të marr guximin që të eci Krah Teje, të pranoj, me mirënjohje, Dashurinë dhe Mëshirën Tënde. Më ndihmo të qëndroj pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe kurrë të mos largohem përsëri nga Ti. Amen.

Ata që nuk e njohin Birin tim dhe që dëshirojnë të çohen para Fronit të Hyjit, Më Të Lartit, duhet të recitojnë këtë
Lutje të Kryqëzatës (134) Për të besuar në Ekzistencën e Hyjit:

O Hyji Më i Larti, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Largoji të gjitha dyshimet e mia. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së jetës që vjen pas kësaj dhe më udhëhiq drejt udhës së Jetës së Përjetshme. Të lutem më lejo ta ndjej Praninë Tënde dhe më jep Dhuratën e Besimit të Vërtetë përpara ditës që unë të vdes. Amen.

Këto Lutje, fëmijë të dashur, vijnë me Hire të mëdha dhe atyre që i recitojnë ato do t’ju tregohet e Vërteta dhe zemrat e tyre do të mbushen me një dashuri të madhe, të cilën ata kurrë nuk do ta kenë përjetuar më parë në Tokë. Atëherë shpirtrat e tyre do të pastrohen.

Shkoni tani, duke e ditur se kur ju jeni pranë Hyjit, ju do të bekoheni me Hirin e paqes së madhe.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Saturday, 28 December 2013

Përmes Sakramentit të Pagëzimit, fuqia e bishës dobësohet

E Hënë, 16 Dhjetor 2013, ora 19:25

Bija Ime fort e dashur, kur ju jeni pranë Zemrës Sime dhe kur shpirtrat tuaj dorëzohen plotësisht tek Unë, një numër gjërash ndodhin.

Së pari, çdo frikë e ndërhyrjes njerëzore në jetën tuaj, do të zhduket. Në vënd të saj do të jetë paqja dhe kënaqësia, që vijnë prej Meje kur Unë me të vërtet banoj në zemrën dhe shpirtin tuaj. Asnjë sasi abuzimi, mizorie apo kritike nuk mund ta depërtoj shpirtin tuaj, sepse ju do të ma keni dorëzuar Mua këtë dhimbje. Prandaj dhe ju gjithmontë duhet të qëndroni të qetë dhe të heshtur përballë sulmeve të tilla.

Hiri tjetër që do t’ju jepet do të jetë forca për t’i bërë ballë tundimit të mëkatit. Ky tundim, që do të vendoset para të gjithë shpirtrave, çdo ditë t
ë vetme, nga djalli, është shumë i fuqishëm dhe fare pak njerëz e kanë vullnetin të shmangin rënien në mëkat. Por kur ju e keni braktisur vullnetin tuaj tek i Imi, është Vullneti Im që do të banoj brënda shpirtit tuaj, i cili do t'i mposhti atëherë tundimet e vëna para jush.

Kurrë, ndonjëherë, mos e nënvlerësoni se sa shumë Satani e ka mbërthimin mbi racën njerëzore. Kjo fuqi është si një stuhi e fuqishme dhe ashtu si një furtunë e fortë, e tërbuar mund t’ju përplasi në tokë, joshja e vendosur para jush nga i ligu, është e njëjtë me një forcë, që do t’ju ngre
 në sekondë dhe ju shtyn në mëkatin, që ju përpiqeni t’i shmangeni.

Njeriu është i lindur me mëkat. Përmes Sakramentit të Pagëzimit, fuqia e bishës dobësohet. Pastaj, ndërsa ju kaloni përmes shumë sprovave të jetës dhe tundimeve, çdo person do të nxitet në mëkat të çdo lloji. Vetëm ata që punojnë fortë për të shmangur m
ëkatin do ta kapërcejnë betejën e ashpër, që i ligu do ta shtojë për të rrëmbyer shpirtrat e tyre. Komunikimi i rregullt me Mua është i rëndësishëm. Gjithçka që ju duhet të bëni është të flisni me Mua me fjalët tuaja. 

Më kërkoni Mua rregullisht t’ju fal për mëkatet për të cilat jeni penduar. Merrini Sakramentet rregullisht. Pastaj, përfundimisht, besoni tek Unë, sepse kur e bëni këtë, Unë e kam Fuqinë t’ju tërheq nga rënia në mëkat. Kur ju e dorëzoni tek Unë vullnetin tuaj, Vullneti Im do të bëhet forca drejtuese për t’ju mbrojtur kundër Satanit.

Duke e braktisur veten plotësisht tek Unë, ju do ta përsosni shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

Tuesday, 29 October 2013

Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do ta fyej të Vërtetën e vendosur nga Ati Im

E Enjte, 17 Tetor 2013, ora 20:38

Bija Ime fort e dashur, sikur më shumë njerëz të besonin me të vërtetë tek Unë, Jezusi i tyre, atëherë ata do të gjenin paqe në zemrat e tyre. Atje ku nuk ka besim, ka frikë. Frika e ndalon Dashurinë e Hyjit ta përshkoj shpirtin tuaj dhe më pas ju bëheni një i burgosur. Asgjë tjetër, veç Drita Ime, do ta ngre barrën tuaj.

Kur Unë ju tregoj të Vërtetën, Unë e bëj këtë vetëm se Unë ju dua dhe Un
ë e pres ditën kur ne do të bashkohemi përfundimisht. Mos kini frikë nga e Vërteta. Dashuria Ime do t’ju mbushi me kurajo dhe forcën për të qëndruar të palëkundur dhe të mbeteni besnikë ndaj Meje në të gjitha gjërat. Unë i mbroj të gjithë ata që më kërkojnë Mua, por janë vetëm shpirtrat të cilët e kanë braktisur veten e tyre plotësisht tek Unë, që nuk do të kenë aspak frikë.

Ligësia e bishës do të maskohet si joshëse dhe moderne dhe do t’ju zbulohet të gjithëve pas maskës së humanizmit, bamirësisë dhe ‘kujdesit për të varfërin’. Mos besoni, as edhe për një moment, se dishepujt e Satanit do t’i tregonin ndonjëherë ngjyrat e tyre të vërteta. Çdo gënjeshtër e treguar, për të zëvendësuar të Vërtetën, do të duket të jetë e arsyeshme dhe për të mirën e të gjithëve. 

Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do ta fyej të Vërtetën e vendosur nga Ati Im në 10 Urdhërimet, e dhëna Moisiut. 

Çdo veprim, sado i lehtë mund të jetë, do të krijohet për të më fyer Mua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut. Mashtruesi, përmes shërbëtorëve të tij, nuk mund të rri pa më tallur Mua, sepse ai më urren Mua. Ai do të poshtëroj çdo mjet në Kishën Time përmes veprimeve, fjalëve dhe futjen e simboleve Satanike. Vetëm ata që e dinë të Vërtetën do t’i shikojnë këto paturpësi dhe do ta kuptojnë pikërisht se çfarë do të thonë veprime të tilla në të vërtetë.

Fuqia e Satanit mund t’i ngatërroj, shpërqëndroj dhe torturoj dishepujt e Mi. Ai, Satani, kurrë nuk do t’ju lër të qetë, sidomos kur ju dëshmoni të Vërtetën. Por dijeni këtë – ai mund të mposhtet kur ju besoni plotësisht tek Unë. Kur ju e braktisni veten tuaj para Meje, atij nuk do t’i jepet forcë për të influencuar mbi besimin tuaj tek Unë. Ai, Satani, ka marrë fund. Sundimit të tij, edhe pse ishte i dhimbshëm për njerëzimin, po i vjen fundi. Fyerja e tij e fundit para Meje do të kryhet përmes antikrishtit, i cili do të më imitoj Mua dhe do të gënjej botën duke e bërë të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti, dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën.

Kur ju e dini të Vërtetën, ju do të jeni në gjëndje t’i bëni ballë këtij tundimi. Kur ju qëndroni të palëkundur ndaj të Vërtetës, e përmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do të shpëtoheni.

Sulmi final do të jetë i shpejtë dhe më pas Unë do t’i tregoj botës së Vërtetën dhe vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje për Mua do ta mohojnë atë. Mos kini frikë, sepse Unë Jam I vetmi Shpëtimtar i njerëzimit. Vetëm Dashuria Ime do t’ju ruaj. Kini frikë vetëm për ata shpirtra të gjorë që do të më pështyjnë Mua kur Unë të arrij, për t’i marrë përfundimisht në Parajsën e Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/17/every-new-law-soon-to-be-introduced-by-enemies-within-my-church-will-mock-the-truth-laid-down-by-my-father/

Tuesday, 22 October 2013

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Hyji është përherë i Fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij

E Premte, 11 Tetor 2013, ora 22:30

Bija Ime fort e dashur, dije se Unë eci krahë teje çdo ditë, çdo minutë, duke pritur përgjigjen t
ënde. Ka herë kur ty të duhet të bësh shumë për këtë Mision, por ti gjithmonë duhet të lësh mënjanë kohën e duhur për Mua, Jezusin tënd. Kujtohu se Unë Jam gjithmonë i Pranishëm dhe i përgjigjem gjithmonë atyre që më thërrasin Mua. Asgjë nuk duhet të të ndaj ty ndonjëherë nga Shoqëria Ime sepse koha që ti më jep Mua të dhuron Hire të mëdha.

Sot Unë kërkoj që të gjithë ata që e pranojnë se Unë tani i flas gjithë botës, përmes Librit të së Vërtetës, ta pregatisin veten. Kurrë mos lejoni që Mesazhet e Mia t’ju shkaktojnë shqetësim, dëshpërim apo panik. Kurrë mos besoni se Unë do t’ju kërkoja të lini shtëpitë tuaja për streha mbrojt
ëse sepse ky urdhër nuk vjen nga Unë. Strehat për të cilat Unë flas janë ato vënde që ju duhet të shkoni për të marrë Meshën dhe Sakramentet.

Shërbëtorët e Mi besnikë po pregatiten tani, në gjithë botën, për ardhjen e asaj dite kur Sakrifica ditore e Meshës nuk do të jetë më.

Ju gjithmonë duhet të mbani Vulën e Bekuar të Hyjit të Gjallë në shtëpitë tuaja dhe në çfarë do lloj formati të mundeni, për ta mbajtur at
ë gjithashtu me vete. Kjo do t’ju mbroj ju nga çdo lloj persekutimi dhe ju do të fitoni forcën e nevojshme për të qëndruar besnikë ndaj Hyjit dhe gjithçkaje, që është treguar qartë në Biblën Më Të Shenjtë. 

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Hyji është përherë i fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij.

Ata prej jush që zgjedhin t’i përgjigjen Thirrjes Sime janë të bekuar. 

Ju, nga ana juaj, përmes veprës suaj të dashurisë për fqinjin tuaj, do ta përhapni Vulën e Hyjit të Gjallë ngado që shkoni. 

Tani ju duhet ta bëni këtë. Kini besim tek Unë. 

Kurrë mos u ndjeni të shqetësuar, sepse Unë nuk përhap frikë. Unë përhap të Vërtetën, që për disa mund të jetë shqetësuese. 

Unë Jam Mbrojtësi juaj, Shpëtimtari juaj dhe Unë do të vij së shpejti për t’ju sjellë shpëtimin final dhe botën që do të vij, e cila nuk do të ketë aspak ligësi.

Të keni paqen. Unë do t’ju udhëzoj dhe mbroj të gjithëve ju dhe do t’ju jap Dhuratën e qëndrueshmërisë në të gjitha sprovat që vijojnë. 

Tuesday, 27 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi

E Hënë, 19 Gusht 2013

Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi. Unë i bëj thirrje në veçanti atyre që kanë një përkushtim të madh ndaj meje, Nënës së Hyjit, ndërsa ju ngushëlloj në këtë kohë të braktisjes së madhe. Ju duhet ta pranoni këtë Ndërhyrje nga Qielli me hirin e mirë dhe të jeni mirënjohës që për arsye të Dashurisë së madhe të Atit tim të dashur, ju është dhënë kjo Dhuratë e madhe.

Kur ju besoni se dallga e madhe e paganizmit, që së shpejti do ta pushtoj Kishën e Birit tim, në mbarë botën, është përtej durimit tuaj, ju duhet të kërkoni ndërhyrjen time. Çfarëdo që të ndodhi, kur ju qëndroni besnikë ndaj Birit tim, edhe pse çdo përpjekje do të bëhet për t’ju çorjentuar, gjithçka do të jetë mirë. 

Kurrë mos u ndjeni se kjo është e pashpresë, sepse Lavdia e madhe e Birit tim dhe Vullneti i Hyjit do të zbulohen së shpejti.

Pavarësisht se sa shumë në Kishë shkojnë në gabim të rëndë, Fjala e Hyjit do të përhapet si zjarri. Dy dëshmitarët e Fjalës së Hyjit – Kisha e vërtetë e Krishtere dhe Shtëpia e Izraelit do t’i rezistojnë sprovës së kohës. Zjarri do të doli nga gojët e tyre në formën e Shpirtit të Shenjtë.

Me kalimin e kohës, pasi shkaku i këtij dëshpërimi të zbulohet, ata që janë besnikë ndaj të Vërtetës do të ngrihen dhe e tyre do të jetë Mbretëria e Krishtit. Gënjeshtrat gjithmonë do të zbulohen, edhe pse në fillim, ata që janë të mbushur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do të vuajnë aq shumë kur të shikojnë shkatërrimin e tmerrshëm në Kishat e Birit tim. E Vërteta do të shikohet dhe të gjithë ata që janë gabuar në fillim, gradualisht do ta kuptojnë ligësin, që do të jenë hedhur para jush.

Ju vetëm duhet të besoni tek Biri im gjatë këtij udhëtimi torturues, ku ju do të trajtoheni si një kriminel që insistoni të qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit. Ju lutem ta kujtoni udhën e Vetë Birit tim për në Kalvari. 

Pranojeni këtë kryq, me dashuri dhe dinjitet, pasi ju e kënaqni shumë Birin tim kur ju mbartni barrën e Tij. Me anë të sakrificave dhe vuajtjeve tuaja, Ai do të shpengoj shpirtrat më të padenjë dhe pastaj Ai do të jetë në gjëndje t’i bashkoj të gjithë fëmijët e Hyjit.

Nënë juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Sunday, 2 June 2013

Këto Mesazhe do të jenë të fundit të dhëna juve para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të Gjykuar

E Shtunë, 25 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, dhimbja e profetëve të cilët erdhën para teje, kurrë nuk është bërë me të vërtetë e ditur. Por pesha e tyre ishte e rëndë. Ndryshe nga vizionarët, ata punonin vetëm dhe atyre ju mohua çdo formë pranimi.

Profetët urreheshin sepse ata profetizonin në Emër të Hyjit dhe sepse ata tregonin për tragjedi të së ardhmes, që do të binin mbi njerëzimin për shkak të njollës së mëkatit. Ata bënin jetë të vetmuar dhe të friksuar dhe u rrëzuan shumë herë për shkak të vështirësisë së Misionit të tyre. Ata e patën të vështirë të kuptonin profecitë dhe shumë prej tyre ishin të paditur ndaj kuptimit të Fjalëve, që ju diktua atyre. Shumë ishin të pasigurtë nëse ata ishin, në fakt, profetë, por sipas fryteve të Misionit të tyre, kur ata mund të shikonin përhapjen e Fjalës së Hyjit dhe sa shpejtë kthimi n
ë besim u dëshmua, ata kuptuan.

Shumë nga profetët e Hyjit u përçmuan, u tallën dhe u konsideruan të jenë heretikë. Shumë u hodhën në shkretëtirë dhe u torturuan, e gjithë kjo sepse ata ishin lajmëtarë të dërguar nga Hyji.

Profetët janë dërguar në botë, vetëm prej Dashurisë së Hyjit, për t’i pregatitur fëmijët e Tij për ngjarjet, që do të kenë një efekt në shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Profetëve ju janë dhënë Misione të ndryshme.

Në disa raste, ata u dërguan për të paralajmëruar njerëzimin për rrezikun e mosbindjes ndaj Atit. Të tjerët u dërguan të paralajmërojnë për pasojat, të cilat do të binin mbi njerëzimin, nëse ata binin në mëkat të rëndë. Në raste të tjera, ishte për të paralajmëruar njerëzimin për ata që do t’ju shkaktonin atyre persekutim dhe që përpiqeshin të pengonin Fjalën e Hyjit të ushqente fëmijët e Tij. Dhe pastaj ishte Gjon Pagëzori, i dërguar për të pregatitur fëmijët e Hyjit për ardhjen e Mesias, Biri i vetëm i Hyjit, i dërguar për t’i shpenguar ata në Sytë e Hyjit. Por ata nuk do e dëgjonin atë. Më i ulëti mes Hebrenjve më dëgjoi dhe më pranoi Mua, Jezu Krishtin, Birin e njeriut, por më të shenjtët dhe shërbëtorët më të lartë, brënda kishës në atë kohë, refuzuan ta pranonin të Vërtetën.

Dhe tani ti, bija Ime, je dërguar për të pregatitur udhën për Ardhjen Time të Dytë me qëllim që Unë të mund të sjell shpëtimin në botë dhe kështu Parajsa Ime e Re të mund të kuptohet. Kjo është parath
ënë, por a do të dëgjojnë ata? Për fat të keq, jo. Ata refuzojnë të besojnë se Ati Im do të mund të dërgonte në botë, në kohën e tyre, profetin e Tij të fundit. Duke e bërë këtë, ata mohojnë Ungjillin e Shenjtë të Hyjit. Ata besojnë se Ardhja Ime e Dytë nuk do të ndodhi deri në një të ardhme të largët. Ky gabim nuk është shkaktuar prej njohurisë së tyre mbi Shkrimin e Shenjtë, por për shkak të arsyes së tyre njerëzore të gabuar, përmes së cilës asnjë pjesë e Premtimit Tim për të ardhur përsëri nuk mund të kuptohet.

Trashëgimia e Lavdishme e të ardhmes suaj, që ju pret, është e juaja. Ajo është për secilin prej jush, pavarësisht se sa të errët apo të pastër janë shpirtrat tuaj, por ju duhet të pregatiteni dhe të jeni të gatshëm, sepse çdo djall nga Ferri i vërtitet Tokës në këtë kohë, dhe përmes të tjerëve do të përpiqen t’ju ndalojnë. Satani nuk do që Ati Im të sjelli fëmijët e Tij në shtëpi në trashëgiminë që ju takon atyre me të drejtë. Ai do të përhapi gënjeshtra, do të shkaktoj rrëmujë, dhe do t’ju tërheqi vëmëndjen. Metodat e tij mashtruese dhe dinake do të jenë kaq të mprehta dhe ai do të punoj përmes shpirtrave të tjerë, që e lënë veten të hapur ndaj tundimeve të tilla. Megjithatë, njerëzit nuk do të besonin se Hyji do të dërgonte ndonjëherë një tjetër profet në botë në këtë mënyrë. Është e panevojshme, do të thonë ata. Ata do të gabohen duke besuar, në të kundërt, në profetët e rremë dhe pasi ka shumë prej tyre – ujqër të veshur si dele – ata do të tërhiqen drejt atyre që do të thonë të gjitha ato gjëra që ata duan të dëgjojnë. Përralla të sajuara. Të mbuluarua me zgjuarësi me një të folur të shenjtë, që do të fshehë gënjeshtra të tmerrrshme, të cilat e njollosin Fjalën Time të Shenjtë.

Shën Faustina 
duke mbajtur imazhin
e Mëshirës Hyjnore
Ti, bija Ime, do të jesh e vetmja që do të flasësh Fjalën e Vërtetë të Hyjit në këtë kohë, për ta dëgjuar e gjithë bota. Ka gjithashtu edhe profetë të tjerë të Hyjit, por Misionet e tyre janë të ndryshme. Ty do të kërkohet të tregosh të Vërtetën, por e Vërteta do të trondisi, ashtu si edhe do të shpëtoj shpirtra.

A nuk do të mendonin ata mes jush që pohojnë se më njohin Mua, se Ati Im nuk do të dërgonte një profet të fundit për t’ju pregatitur, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, para Ardhjes Sime të Dytë? A nuk e njihni ju Atë? A nuk e dini se sa e madhe është Dashuria e Tij? A nuk e dini sa e madhe është Dhembshuria e Tij? Nëse e dini, atëherë ju do t’i dëgjoni këto Mesazhe nga Qielli. Këto Mesazhe do të jenë të fundit të dhëna juve para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të Gjykuar.

Ata që e jetojnë jetën sipas Fjalës së Hyjit dhe që nuk dinë për këto Mesazhe nuk kanë pse të kenë fikë. Ata që i pranojnë këto Mesazhe dhe paralajmërime, të mos pranojnë asnjë doktrinë tjetër përveç se asaj të dhënë botës prej Meje, Jezu Krishti, nuk kanë pse të kenë frikë, sepse e tyre do të jetë mbretëria e Parajsës Sime të Re.

Ata që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës, që largohen nga Unë dhe që shkatërrojnë shpirtrat e tyre duke nderuar Satanin dhe gjithë premtimet e tij boshe, në vënd të Hyjit dhe Krijuesit të tyre, do t’ju mohoet Jeta e Përjetshme, nëse nuk lypin Mëshirën Time.

Ka kohë përpara për të ripërtërirë jetën tuaj. Është shumë e thjeshtë. Ejani tek Unë dhe Unë do t’ju mbroj. Këto profeci kanë lidhje me të ardhmen dhe ato do të përmbushen. Refuzojini ato si pakuptim dhe ju do të pendoheni për ditën që ju i kthyhet shpinën të Vërtetës e premtuar tek ju si fëmijët e dashur të Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/25/these-messages-will-be-the-last-given-to-you-before-the-great-day-when-i-come-to-judge/

Wednesday, 8 May 2013

Mos u mundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Ekzistencën Time sepse Unë nuk Jam i kësaj bote

E Dielë, 5 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, dhimbja e ndarjes prej Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut, është e panjohur nga shumë, por kur të vij dita, kur Drita Ime do të shuhet nga fundi, do të bëhet e qartë se sa e dhimbshme është agonia.

Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua, e dinë se çfarë sjell dhimbja, kur mëkati formon një ndarje mes mëkatarit dhe Hyjit.

Ata që nuk më njohin Mua, dhe ata që më refuzojnë Mua, do ta përjetojnë këtë ndarje gjatë 3 ditëve të fundit të errësirës, kur Prania e Hyjit nuk do të gjendet askërkund.

Do të jetë vetëm kur Drita e Hyjit të zhduket, që njeriu më në fund do ta kuptoj se nuk ka jetë pa Hyjin. Gjithçka që mbetet është e zbrazët, nj
ë shkretëtirë dhe errësirë.

Unë Jam Drita, që njeriu e kërkon, pa e kuptuar as vetë, në çdo sekondë të ditës.

Ndërsa njeriu përpiqet të gjejë paqe dhe lumturi ai do të provoj ta gjej atë ngado që ai mendon se mund ta gjej. Ai do të jepet pas fitimeve materialiste dhe joshjes së trupit për të kënaqur nevojat, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe ai do të ndjeki fe të rreme, të cilat premtojnë kënaqësi të mëdha personale. Asnjë nga këto gjëra nuk do ta sjelli atë në Dritën e Hyjit.

Madje edhe ata që kërkojnë përgjigje, përmes m
ënyrave dhe njohurive intelektuale, kurrë nuk do të gjejnë paqen apo përgjigjet që ata kërkojnë, nëse nuk i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë së Vërtetë të Hyjit.

Unë vij tek secili prej atyre që më kërkojnë Mua. Unë kënaqem me shpirtrat, thjeshtësia ngulmuese e të cilëve kërkon vetëm Dashurinë Time. Unë i mbush njerëz të tillë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Për të ardhur më pranë Meje, ju duhet të besoni tek Unë plotësisht. Do të jetë vetëm kur ju e braktisni vullnetin tuaj tek I Imi, që Prania Ime mund të ndjehet. Atyre njerëzve që përpiqen të më gjejnë Mua, por që e kanë të vështirë, Unë ju them këtë.

Mos u mundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Ekzistencën Time, sepse Unë nuk Jam i kësaj bote. Mos e verboni veten ndaj ekzistencës së jetës së përjetshme. Ajo po ju pret, vetëm po të besonit tek Unë dhe të më lejoni Mua të hyj në zemrën dhe shpirtin tuaj. Unë do ta shfaq veten Time tek ju. Gjithçka që ju duhet të bëni është të më thërrisni Mua. Ju duhet të më thërrisni Mua shpejt, sepse kur Prania Ime në tokë të pakësohet, do të jetë e pamundur të më kërkoni Mua dhe ju do të endeni në dëshpërim të pashpresë duke u përpjekur të më gjeni Mua.

Ata që mendojnë se janë të fortë në besimin e tyre dhe që besojnë se janë pranë Meje, duhet ta dinë se sa shpejt do të rrëzohen kur Unë nuk Jam askund për t’u gjetur në tabernakullat e të ardhmes. Sa të vij ajo dita e tmerrshme e shkatërrimit, do të ketë të qara dëshpërimi dhe fuqia e bishës do të jetë e tillë sa shumë shpirtra do të jenë tepër të dobët për ta mbështetur Fjalën Time të Shenjtë.

Ju duhet të kërkoni ndihmën Time dhe ajo do t’ju jepet. Më thërrisni Mua me një shpirt të përulët dhe Unë do t’ju përgjigjem. Lutuni tek Unë për t’ju mbrojtur dhe Unë do t’ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë, që asgjë të mos ju ndaloj në udhën e të Vërtetës, e cila ju çon drejt shpëtimit të përjetshëm.

Më shërbeni Mua sipas interpretimit tuaj personal, se si Unë duhet të shërbehem, dhe ju duhet të bëni kujdes. Bëni ashtu si ju kam thënë Unë. Jetojeni jetën tuaj sipas Fjalës Sime dhe Unë do t’ju ruaj. Më turpëroni Mua duke e përdorur Fjalën Time të Shenjtë në një mënyrë që sjell vuajtje tek të tjerët, dhe ju do të pësoni dhimbjen më të madhe të ndarjes nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/05/do-not-try-to-reason-with-the-mind-when-trying-to-justify-my-existence-for-i-am-not-of-this-world/

Sunday, 10 March 2013

Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli prej frikës

E Mërkurë, 6 Mars 2013, ora 09:45

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botë që besojnë tek Unë, Jezu Krishti, të dëgjojnë.

Sa shumë prej jush do ta kenë të vështirë të pranojnë vuajtjen që do t'ju duhet të durojnë në Emrin Tim. Deri tani, vuajtja juaj ka qënë e kufizuar deri në pikëllimin që ju keni ndjerë në shpirtrat tuaj për mëkatet e njeriut dhe për Sakrificën që Unë bëra për të shpëtuar njerëzimin nga ligësia e vet. Tani, ju do të talleni për Besimin tuaj dhe do të bëheni me turp kur ju mbështesni Mësimet e Mia dhe Ligjet e Hyjit.

Shumë nga ju do ta refuzojnë këtë Thirrje nga Qielli prej frikës.

Të pranohet se Unë tani po komunikoj me botën, për ta pregatitur atë për Ardhjen Time të Dytë, nuk është diçka që njerëzit mund ta pranojnë lehtë. Sepse kush është profeti Im? Dhe kush janë ata që erdhën para saj në Emrin Tim? Nga e dini se ajo flet të Vërtetën me kaq shumë profetë të rremë dhe mashtruesa që ju ngatërrojnë?

Kurrë nuk ka qënë një profet, i dërguar nga Qielli, që nuk ka pësuar tallje, abuzime, tortura dhe mizori. As edhe një. Shumë u vranë.

Ju të jeni të sigurtë se kur frytet e Punës Sime, e dhënë profetëve të tillë, rezultojnë në lutje dhe kthim në besim, atëherë ata janë dërguar nga Hyji, në botë, për të pregatitur fëmijët e Tij, që ata të kthehen tek Ai.

Dijeni se profetët e Mi të vërtetë do t'i bëjnë ballë testit të kohës dhe për ata që i shpërfillin Mesazhet që i sjellin racës njerëzore, do të ketë britma dhe kërcitje dhëmbësh. Kur ju e sulmoni Fjalën Time të Shenjtë, e dhënë një profeti të vërtetë, ju ndërhyni në Vullnetin e Hyjit. Ju mund të mos ndjeni aspak turp tani. Ju mund të besoni se po e mbroni Fjalën Time kur ju sulmoni profetët e Mi, por me kalimin e kohës dëmi që ju bëni ndaj këtij, Misionit Tim të fundit në tokë, kur t'ju zbulohet, do t'ju sjelli frikë të tmerrshme dhe hidhërim.

Nëse më doni Mua, ju duhet t'i mbani sytë hapur dhe të lexoni me kujdes udhëzimet e Mia. Nëse nuk i kushtoni vëmëndje paralajmërimeve të Mia, të dh
ëna tek ju prej Dashurisë së Hyjit, ju do ta refuzoni të Vërtetën. E Vërteta vetëm mund t'ju shpëtoj. E Vërteta është oksigjeni që ju duhet për të shpëtuar jetën e shpirtit tuaj. Pa të Vërtetën ju nuk do të më shikoni Mua qartë, dhe nuk do të jeni të aftë të bëni zgjedhjet e duhura.

Dijeni se Unë Jam e Vërteta. Pa Mua, ju nuk do të keni jetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/06/many-of-you-will-reject-this-call-from-heaven-because-of-fear/

Thursday, 7 March 2013

Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre të dashur, që Unë t’i mbuloj me Gjakun Tim të Çmuar

E Enjte, 28 Shkurt 2013, ora 23:55

Bija Ime fort e dashur, Unë kam dërguar Shpirtin Tim të Shenjtë për t'i mbuluar të gjithë fëmijët e Hyjit në këtë kohë me përpjekjen për ta ngritur errësirën e të ligut në botë.

Ju duhet të luteni fort për të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë në këtë kohë në situatën e tmerrshme të
çoroditjes në të cilën ata gjenden. Sa të trishtuar do të jenë ata, në pak javët që vijnë për arsye të largimit të Famulltarit Tim të Shenjtë, sa nuk do të dinë se nga të kthehen.

Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të më thërrasin Mua, Jezusin e tyre të dashur, që t'i mbuloj ata me Gjakun Tim të Çmuar. Unë do t'i jap atyre Hiret, të cilat ju duhen për të njohur të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Pastaj ata do ta njohin mashtrimin, q
ë do t'ju paraqitet atyre.

Ata kurrë nuk duhet të kenë dyshime ndaj Meje. Ata duhet ta vënë gjithë besimin e tyre tek Unë. Ata kurrë nuk duhet ta braktisin Emrin Tim dhe duhet të jenë në gadishmëri gjatë gjithë kohës.

Tregoju atyre se Unë i dua ata me gjithë zemër dhe se atyre do t'ju jepen Dhurata të veçanta nga Qielli. Këto Dhurata do t'ju japin atyre paqe, shpresë dhe kurajo, në kohët e trazirave, që do të vijojnë brënda Kishës Sime të Shenjtë në tokë.

Jezusi juaj

Wednesday, 23 January 2013

Virgjëra Mari: Zhdukja e të gjitha shenjave të Birit tim do të thotë fillimi i fundit

E Premte, 18 Janar 2013, në 19:30

Fëmijët e mi, gjërat kanë ndryshuar, ndërsa mëkati vazhdon të përhapet kudo. Ndërsa mëkati të bëhet i pranueshëm në zemrat e njerëzve, toka do të rënkojë në agoni nën peshën e errësirës.

Lufta Botërore por vihet në skenë dhe së shpejti ajo do të zbulojë shëmtinë, që ndodhet në zemrat e udhëheqësve të botës, të cilët janë të bashkuar si me kordonin e kërthizës. Njëri ushqen tjetrin, por së shpejti asnjëri nuk do të mbetet drejtues i kombit të vet, sepse ata do t’i përgjigjen vetëm një zotërie, antikrishtit.

Për shumë njerëz, bota mund të duket e njëjtë, por nuk është. Do të jetë për shkak të ligësisë, të sjellë nga djajtë e mishëruar që enden korridoreve të pushtetit, që i gjithë njerëzimi do të vuajë. 

Fuqia, e mbajtur prej këtyre skllevërve ndaj udhëheqësve të ligj, do të thotë se të drejtat civile do të zhduken. Shenjat tashmë mund të shihen. Së shpejti, ato të gjitha do të hiqen dhe ju do të duhet të keni besim në Birin tim, dhe t’i dorëzoheni Atij, që të mund t'i bëni ballë padrejtësive të cilat do t'ju duhet t'i dëshmoni.

Zhdukja e të gjitha shenjave të Birit tim do të thotë fillimi i fundit. Kur kjo të ndodhë, ju do ta kuptoni se koha për Ardhjen e Dytë është afër.

Ju duhet të qëndroni në lutje, fëmijë, dhe të vazhdoni të recitoni Lutjet e Kryqëzatës, sepse ato janë shumë të fuqishme dhe do të ndihmojnë të zbusin vuajtjet të cilat po planifikohen nga grupi i lig.

Toka tani do të tundet aty ku janë vendosur selitë e këtyre udhëheqësve të ndikuar nga djalli. Dora e Hyjit, Më të Lartit, do ta godasë tokën, por shumë nga ata që bëjnë jetë mëkatare mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja.

Ndikimi i të ligut tani po ndjehet mes Kishave dhe atyre që e shpallin Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Ata janë shënjestra parësore e të ligut dhe antikrishti nuk do të heqë dorë nga përpjekja e tij për t’i shkatërruar të gjitha Kishat e Krishtera.

Lutuni, lutuni, lutuni për ushtrinë e Krishtit që të mbetet e qetë dhe në paqe. Do të jetë kur ju të keni besim të plotë në Birin tim, përmes dorëzimit të vullnetit tuaj të lirë, që ju do të bëheni të fortë. Atëherë ju do të jeni në gjendje që t’i rezistoni këtyre sprovave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit 

Monday, 14 January 2013

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që mund të dëgjoni për kohët e mbarimit

E Martë, 8 Janar 2013, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, kur Unë dëshiroj ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë, Unë duhet të kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi të kenë besim të plotë tek Unë. Unë ju dua. Unë gjithmonë do t'i përgjigjem lutjeve tuaja, me qëllim që të dobësohen veprat e liga, që po planifikohen në botë nga armiqtë e Hyjit.

Unë ju mbroj ju, ndjekësit e Mi të dashur. Ndërsa Unë kurrë nuk mund ta fsheh të Vërtetën nga ju, Unë duhet t'ju paralajmëroj kundër profecive të pasakta, të cilat janë duke u shpërndarë nga profetët e rremë në botë në këtë kohë, dhe që krijojnë tmerr në zemrat e njerëzve.

Dora e Atit Tim, ashtu siç të kam thënë më parë, do të bjerë mbi ata njerëz të ligj, kur ata të përpiqen që t’i marrin fëmijët e Hyjit nga toka, përpara se ata të jenë gati për të hyrë në Mbretërinë Time.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni frikën që të shkatërrojë shpresën, apo terrorin të shkatërrojë dashurinë. Dashuria do ta shkatërrojë të ligën. Dashuria do të shtohet në botë dhe do të përhapet për shkak të Hirit të Hyjit, si përgjigje ndaj lutjeve të fëmijëve të Tij.

Mos i dëgjoni deklaratat e ekzagjeruara që ju mund të dëgjoni për kohët e mbarimit. Mos lejoni që tregime të tilla, shumë prej të cilave përbëjnë trillime, t'ju shqetësojnë apo t’ju frikësojnë.

Unë, Jezu Krishti, në Mëshirën Time, do ta shkatërroj të ligun, pasi Unë kurrë nuk do të dorëzohem për shpirtrat. Hyji është Dashuri. Fuqia e Hyjit është e Gjithëpushtetshme.

Zoti është i Mëshirshëm. Kurrë mos e harroni këtë.

Lutuni, lutuni, lutuni, sepse ju nuk duhet të lejoni që zemrat tuaja të trazohen, kur lutja mund të dobësojë kaq shumë ligësi në botë. Dorëzohuni tek Unë në dashuri, shpresë dhe gëzim dhe Unë do t'ju largoj të gjithë frikën dhe shqetësimet e panevojshme.

Kur jeni duke u përgatitur për një festë të madhe, ju gjithmonë do të jeni të gëzuar dhe plot emocion. Dhe, megjithëse shumë shqetësime apo probleme të vështira mund të ndodhin përpara ditës së madhe, gjithçka do të jetë harruar kur dielli të ngrihet në agim në ditën e shumë-pritur.

Në këtë mënyrë ju duhet ta shikoni Ardhjen Time të Dytë. Ndërsa ligësia që ju do të dëshmoni përpara do t'ju frikësojë dhe neverisë, ajo do të jetë jetë-shkurtër, sepse së shpejti e gjitha do të jetë harruar.

Qëndroni në paqe. Kurrë mos e humbisni shpresën në Mëshirën Time të Madhe. Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më duan Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/08/do-not-listen-to-exaggerated-claims-you-may-hear-about-the-end-times-2/

Tuesday, 8 January 2013

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt nëse Unë Ekzistoj, apo jo

E Enjte, 3 Janar 2013, në 21:10

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të pasigurt nëse Unë Ekzistoj, apo jo.

Unë e kuptoj se sa e vështirë është për ju që të besoni në një jetë tjetër, të ndryshme nga ajo që po jetoni tani. Unë e di se e keni të vështirë ta pranoni Praninë Time Hyjnore. Prapë, dijeni se kur ju doni dikë, është Prania e Hyjit në shpirtin tuaj që e lejon këtë Dhuratë. Përdoreni këtë dashuri për të më thirrur Mua dhe Unë do t'i flas zemrës suaj.

Kjo është një periudhë ku, shumë shpejt, ju do ta kuptoni, instinktivisht, se shumë ngjarje nëpër botë po shkaktohen prej ligësisë së pranishme në zemrat e njerëzve me mizori në shpirtrat e tyre.

Kjo është koha kur Unë do ta bëj Zërin Tim të dëgjohet mes jush. Unë flas përmes profetëve të Mi për t'ju ndriçuar ju, me qëllim qe të mund t'ju tregoj Dashurinë që Unë e kam për ju. Mos u largoni nga Unë. Gjendet një shkëndijë mirënjohjeje për Mua brenda shpirtit tuaj. Tani është koha që ju të mendoni për të ardhmen tuaj, sepse ju duhet ta dini këtë. Pa Mua; pa Dashurinë Time dhe Mëshirën Time, ju kurrë nuk do të gjeni paqe.

Unë Jam e Vërteta. Unë ju sjell lajme që mund të mos jenë të rehatshme për ju, por Unë flas të Vërtetën. E Vërteta është e vështirë, në fillim, për tu pranuar, sepse ajo zbulon të keqen ashtu si dhe të mirën. Njerëzit duan të shikojnë vetëm anën e këndshme, por shumë shpesh, pamja e jashtme e kënaqësive thjesht mbulon të Vërtetën. Shumë vetë nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën – Ekzistencën e Hyjit, Krijuesit të të gjitha gjërave – megjithatë, ata janë të gatshëm të pranojnë falsitetet, që iu paraqiten atyre.

Këto janë thjesht forma argëtuese kalimtare dhe janë pa kuptim. Ato ia arrijnë që t'ju shpërqendrojnë dhe t'ju japin një ndjenjë sigurie të rreme. Por ato nuk kanë fare përmbajtje.

Mbajeni mend, koha juaj në tokë është thjesht një formë shpërnguljeje, e shkaktuar nga mëkati.

Unë erdha për ta shpëtuar racën njerëzore nga mëkati, kur erdha herën e parë. Për fat të keq, Unë nuk isha mirëpritur. Unë u vrava dhe vdiqa në Kryq përpara se të mund ta deklaroja Mbretërinë Time. Tani Unë do të vij përsëri, ashtu si është parathënë, për ta deklaruar Mbretërinë, që më është premtuar Mua prej Atit Tim të Dashur. Këtë herë, Unë do t'ju përgatis të gjithëve për këtë ngjarje, sepse Unë ju premtoj tani, dhuratën më të madhe nga të gjitha.

Ju jeni një fëmijë i Hyjit, sido që ta pranoni apo jo këtë fakt. Ju jeni shumë të dashur. Unë do t'ju ndriçoj, nëse ju vini tek Unë dhe më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj. Nuk ka asnjë për t'u trembur, sepse Unë jam Jezusi juaj i dashur, dhe për ju, Unë pësova një vdekje me vuajtje të madhe. Vuajtjet tuaja, ku ju endeni të humbur, të hutuar, dhe ku e keni të pamundur që të gjeni paqe, janë pothuajse në përfundim.

Ejani, më ndiqni Mua. Unë kam plane të mëdha dhe Hyjnia Ime do t'iu vërtetohet të gjithëve. Madje edhe atyre që vazhdojnë të më refuzojnë Mua, do t'iu tregohet e Vërteta, kur Ardhja Ime e Lavdishme e Dytë të dëshmohet prej mbi shtatë miliard njerëzve.

Atëherë, askush nuk do ta mohojë se Unë Ekzistoj. Ata do ta kenë të pamundur, por shumë vetë do të refuzojnë ta pranojnë Mbretërinë e Re, të cilën Unë do ta zbuloj për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Mos u largoni, sepse Unë dëshiroj që t'ju shpëtoj dhe t'ju marr ju, dhe të gjithë njerëzimin, brenda trashëgimisë për të cilën ju të gjithë keni qenë lindur.

Jezusi juaj i dashur 

Sunday, 23 December 2012

Unë vdiqa për ju. Për këtë arsye ju duhet të keni besim tek Unë tani

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2012, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të të paralajmëroj se kritika do të shtohet kundër teje dhe Fjalës Sime, që po të jepet në këtë kohë.

Ti nuk duhet të lejosh që shpërqendrimet apo dyshimet të të ndalojnë së përhapuri çdo Fjalë të vetme që Unë të jap. Njeriu nuk duhet t'i vërë në dyshim profecitë e dhëna që nga ditët e Moisiut. As edhe një profeci nuk përmban gënjeshtra.

Tani ndërsa Unë i zbuloj botës sekretet dhe planet e Mia për njerëzimin, që deri tani nuk janë treguar, mos u largoni tutje. Sepse Unë ju tregoj tani shumë gjëra që akoma kanë për të ndodhur, për të cilat ju, dishepujt e Mi, duhet të jeni të informuar, që të mos dështoni për t’u përgatitur për Kthimin Tim të Lavdishëm

Asnjë njeri të mos ia mohojë vetvetes dhuratën që Unë sjell të jetës së përjetshme. Ata mes jush, që kanë fatin për të hyrë në Epokën e Re kur Qielli dhe Toka të bëhen një, duhet të ndjekin Udhën e së Vërtetës.

Tani është koha që besimi juaj tek Unë, Shpëtimtari juaj, të sfidohet me të vërtetë dhe të testohet. Së shpejti ju do të detyroheni t'i refuzoni Mesazhet e Mia. Çdo përpjekje do të bëhet për t'ju detyruar që ta refuzoni Fjalën Time dhe që ta deklaroni të Vërtetën të jetë herezi.

Kthejini mendjet tuaja tani tek Lindja Ime. Tek Mësimet që Unë i dhashë njerëzimit, që ata të mund të mësonin se si t’i përgatisnin shpirtrat e tyre. Tek Sakrifica e bërë me Vdekjen Time në Kryq për të shpëtuar shpirtrat.

Unë vdiqa për ju. Për këtë arsye ju duhet të keni besim tek Unë tani.

Unë Jam Drita, që ndriçon mbi udhën ku ju duhet të ecni. Në çdo anë të kësaj udhe, shpirtrat e ligj do t'ju tërheqin, do t’ju torturojnë, dhe do të përpiqen për t'ju bërë të ecni mbrapsht nga e njëjta udhë që erdhët dhe drejt errësirës. Ata do ta bëjnë këtë përmes ngacmimeve të të tjerëve që do t'ju torturojnë për shkak të besnikërisë suaj ndaj këtyre Mesazheve.

Ju duhet të qëndroni në meditim të heshtur, të lexoni Fjalën Time dhe të ndjeni Praninë Time. Lejoni Shpirtin Tim të Shenjtë t'ju qetësoj zemrën dhe ndjeni Dashurinë Time t'ju mbështjellë. Ndërsa dhimbja juaj intensifikohet, për shkak të këtij Misioni, dijeni se ju jeni në bashkim të plotë me Mua, Jezusin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni. Mos e refuzoni Dorën Time të Mëshirës. Më lejoni Mua t'ju përqafoj për t'ju dhënë kurajon që ju duhet për të vazhduar në këtë udhëtim me Mua deri në ditën që Unë të vij për t'ju shpërblyer.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/19/i-died-for-you-because-of-this-you-must-trust-me-now/

Friday, 21 December 2012

Flakët e Mia të Mëshirës, si Gjuhë të Zjarrta, do të zbresin mbi çdo shpirt së shpejti

E Martë, 18 Dhjetor 2012, në 19:30

Bija Ime fort e dashur, është koha për secilin nga ndjekësit e Mi që ta kuptojë se Mëshira Ime duhet të pranohet pa frikë.

Unë nuk po vij për t’i lënduar apo gjykuar fëmijët e Hyjit gjatë Paralajmërimit. Unë vij vetëm për t’i përgatitur ata duke ua zbuluar të vërtetën në zemrat e tyre.

Vetëm duke besuar në Dashurinë dhe Hyjninë Time ju mund të ndjeni gëzim dhe paqe të vërtetë. Nëse e lejoni frikën t'jua mbërthejë zemrën, ju nuk do të jeni në gjendje që ta pranoni Dhuratën Time. Gëzohuni, sepse Unë ju dua të gjithëve ju.

Koha për të festuar Lindjen Time është e rëndësishme, meqenëse gjithmonë e më pak kombe e tolerojnë Emrin Tim. Kur ju festoni Lindjen Time, ju pranoni vetë shpëtimin tuaj.

Unë ju kam dhënë juve Dhuratën e Lirisë. Tani ndajeni të Vërtetën me të tjerët pa frikë në zemrat tuaja.

Kur të vijë koha për të gjithë botën që ta dëshmojë ngjarjen publike të Ardhjes Sime të Dytë, ju do të pendoheni që nuk e keni përhapur Fjalën Time tek shpirtrat e humbur.

Ju lutem t'i përgatisni zemrat dhe shpirtrat tuaj që ato të mund të pastrohen në pritje të Premtimit Tim për të ardhur përsëri.

Përdoreni këtë kohë në lutje. Kalojeni kohën me familjen dhe ata që janë pranë jush. Ndihmojini ata që janë të trazuar në trup dhe në shpirt.

Flakët e Mia të Mëshirës, si Gjuhë të Zjarrta, do të zbresin mbi çdo shpirt së shpejti. Ju nuk duhet të ndaloni nga frika apo të shqetësoheni. Gjithçka që Unë kërkoj është që ju të jeni të përgatitur në çdo kohë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/18/my-flames-of-mercy-like-tongues-of-fire-will-descend-on-every-soul-soon/

Wednesday, 19 December 2012

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtim

E Diel, 16 Dhjetor 2012, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme që dishepujt e Mi të mos shkaktojnë frikë në zemrat e miqve dhe familjeve të tyre për shkak të Mesazheve të Mia për ju në këtë kohë.

Unë vij tek ju të gjithë në këtë kohë që të flas me ju nga Qielli për t’ju përgatitur. Unë e bëj këtë me dashuri dhe gëzim në Zemrën Time.

Unë vij për t’i ndihmuar ata që besojnë tek Unë që të jenë gati për të më pranuar Mua në gjendjen e hirit që nevojitet për të mbretëruar me Mua në Mbretërinë Time.

Unë gjithashtu vij për t'iu bërë thirrje atyre që nuk mund ta kuptojnë kuptimin e Krijimit të Hyjit, sidomos atyre shpirtrave që e përdorin arsyen njerëzore për të përcaktuar çdo gjë në jetën e tyre. Ata besojnë vetëm në ato gjëra që ata mund t'i shohin apo t’i prekin. Të njëjtët shpirtra do të pranojnë gënjeshtra prej atyre që ata besojnë se duhen respektuar në shoqëritë dhe vendet e tyre. Sa lehtësisht janë gënjyer ata nga gënjeshtrat e njeriut dhe sa të dobët janë ata sa e refuzojnë të Vërtetën e Krijimit të tyre.

Detyra Ime është që t'ju ndihmoj të gjithë ju. Jo që t'ju kërcënoj, por t'ju sjell më pranë Meje që të merrni ngushëllim.

Mbretëria Ime është shtëpia juaj. Ju nuk duhet të ndjeni asnjë shtytje për ta refuzuar familjen tuaj, që të mund ta bashkoni zemrën tuaj me Timen. Përkundrazi silleni tek Unë familjen tuaj përmes lutjeve tuaja. Shumë vetë do t'ju lëndojnë kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime. Por kjo është në rregull. Mos i sfidoni ata apo të përpiqeni t'i detyroni kundër vullnetit të tyre. 

Unë do t'i marr ata në Dritën Time të Mbrojtjes kur ju të recitoni Lutjen e Kryqëzatës (13) Lutje për të k
ërkuar imunitet.  

Unë Jam plot me dashuri për ju. Ata që besojnë tek Unë do të ngushëllohen shumë nga Ardhja Ime e Dytë. Ata shpirtra të tjerë mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Ja përse Unë po ju përgatis tani. Është për t’ju shpëtuar të gjithëve ju që të mund të shijoni Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Unë sjell shpresë. Unë sjell Mëshirë. Unë sjell shpëtim. Unë sjell realizimin e besëlidhjes përfundimtare, epokës së fundit, e cila do të jetë përmbushja e Vullnetit të Atit Tim.

Kurrë mos kini frikë nga Unë, sepse Unë Jam familja juaj, i bashkuar nëpërmjet Mishit e Gjakut, nëpërmjet natyrës Sime Njerëzore, si dhe nëpërmjet natyrës Sime Hyjnore.

Qëndroni në paqe, ndjekësit e Mi të dashur. Pushoni në Supin Tim sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është më e madhe se çdo gjë që ju njihni. Kjo është një kohë për t’u gëzuar dhe jo për t’u hidhëruar, sepse Unë ju kam dhënë Dhuratën e Shpëtimit. Kjo Dhuratë është për ju si dhe për ata që janë të humbur. Ajo është për gjithsecilin.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/16/i-bring-hope-i-bring-mercy-i-bring-salvation/

Thursday, 8 November 2012

Juve ju është dhënë mburoja. Përdoreni atë

E Enjte, 1 Nëntor 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, ju duhet të ngriheni tani dhe të mblidheni të bashkuar në dashuri për t’u përgatitur për kohët e vështira, që shtrihen përpara.

Ju, ushtria Ime e fortë, jeni të bekuar dhe jeni të mbrojtur me Vulën e Atit Tim, Vulën e Hyjit të Gjallë.

Për çdo gjë, që do të hidhet mbi ju, nga çdo anë, dijeni se Unë jam me ju.

Shumë ngjarje, duke përfshirë trazira ekologjike, luftëra, përçarja në Kishën Time në tokë, diktaturat në çdo shtet tuajin – të grupuara në një, në bërthamën e vet – do të ndodhin të gjitha në të njëjtën kohë.

Kaq shumë shkatërrime do të sjellin shumë lotë dhe kërcëllitje dhëmbësh, por një gjë do të mbetet e pacënuar. Ajo do të jetë Fuqia e Hyjit dhe Dashuria e Tij për të gjithë fëmijët e Tij.

Kjo betejë do të shpaloset para botës dhe ju, ushtria Ime, nuk duhet të trembeni nga frika. Gjithçka është mirë në Mbretërinë Time dhe vendi juaj është i sigurtë atje. Janë të tjerët ata për të cilët ju duhet të shqetësoheni tani.

Juve ju është dhënë mburoja. Përdoreni atë. Kryqëzata Ime e Lutjes do të ndihmojë të lehtësojë shumë prej tmerrit të shkaktuar nga mëkatet e njerëzimit. Ju lutem recitoni këtë lutje për lehtësimin e ndëshkimeve.

Lutja e Kryqëzatës (83) për lehtësimin e ndëshkimeve

O Atë i dashur, Hyji Më i Larti, ne fëmijët e Tu të shkretë, gjunjëzohemi para Fronit Tënd të Lavdishëm në Qiell. 

Ne të lutemi Ty ta çlirosh botën nga i ligu.
Ne kërkojmë me ngulm Mëshirën Tënde për shpirtrat e atyre që shkaktojnë vuajtje të tmerrshme mbi fëmijët e Tu në Tokë. 

Të lutemi, fali ata. 

Të lutemi, largoje antikrishtin sapo ai të bëhet i njohur. Ne të kërkojmë Ty, Zot i dashur, ta lehtësosh Dorën Tënde të Ndëshkimit. 

Në vend të saj, ne të lutemi Ty t’i pranosh lutjet dhe mundimet tona për të lehtësuar vuajtjet e fëmijëve të Tu, në këtë kohë. 

Ne kemi besim tek Ti. Ne të nderojmë Ty.
Ne të falënderojmë Ty për Sakrificën e madhe që Ti bëre, kur Ti e dërgove Birin Tënd të vetëm, Jezu Krishtin, për të na shpëtuar nga mëkati. 

Ne e mirëpresim Birin Tënd edhe një herë, si Shpëtimtar të njerëzimit.

Të lutemi, na mbro. Na ruaj nga lëndimi. 

Ndihmoji familjet tona. 
Ki Mëshirë për ne.
Amen.


Ju, ushtria Ime, jeni të përgatitur në çdo lloj mënyre. Gjithçka që duhet të bëni është të keni besim tek Unë. Kur ju besoni tek Unë plotësisht, do të jeni në gjendje të ma dorëzoni gjithë dashurinë, vuajtjen, shqetësimet dhe dhimbjen tuaj Mua, Jezusit tuaj.

Kur kjo të ndodhë, ju duhet pastaj të lini gjithçka në Duart e Mia të Shenjta dhe të Dhembshura.

Faleminderit që iu përgjigjët thirrjes Sime.

Jezusi juaj