E Shtunë, 15 Qershor 2013
Bija Ime fort e dashur, ashtu si Unë eca i vetëm përgjatë udhës së ngadaltë dhe të dhimbshme për në majë të Malit Kalvarit, po ashtu do të eci edhe Ushtria Ime e Mbetur.
Kur Unë ecja në këtë kodër torturuese, Unë isha i rrethuar nga qindra ushtarë Romakë që i bllokonin ata përgjatë udhës të cilët donin të më jepnin Mua ngushëllim. Ndërsa nuk do të kishte qënë e nevojshme për një numër kaq të madh ushtarësh të ruanin një njeri të vetëm, prania e tyre ishte për të treguar një numër gjërash. Ata donin t’i tregonin ndjekësve të Mi dhe kujdo që përpiqej të përhapte të Vërtetën e Mësimeve të Mia, se kush ishte në kontroll. Ky akt agresioni ishte për të kërcënuar dhe terrorizuar ata që guxonin të tregonin besnikëri ndaj Meje.
Hebrenjtë më mohuan Mua dhe pastaj më tradhëtuan Mua. Romakët më kryqëzuan Mua dhe ishte në Romë që apostulli Im i dashur Pjetri u udhëzua të formonte Kishën Time në Tokë, sepse Unë dëshirova që Kisha Ime të formohej mes atyre që më persekutuan Mua.
Ndërsa Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi së shpejti dhe kur Misioni Im Final për t'u kthyer përsëri me qëllimin për t’i sjellë njerëzimit shpëtimin final që Unë i premtova, do të shfaqet, historia do të përsëritet. Hebrenjtë prapë do të më mohojnë Mua, deri kur Paralajmërimi të ndodhi. Armiqtë e Hyjit do të ngrihen kundër Meje, ngado. Ata që më duan Mua dhe ata që thonë se më përfaqësojnë Mua do të më tradhëtojnë Mua.
Do të jetë nga brënda Perandorisë Romake që paturpërsia e madhe do të ngrihet kundër Meje. Babilonia, shtëpia e Perandorisë Romake dhe ku kombet që e kanë braktisur Hyjin në favor të zotave të rremë janë të vendosur, do të jetë froni nga i cili të gjitha gënjeshtrat do të derdhen.
Bisha me 10 brirë është Evropa dhe në Romë një ushtri do të ngrihet kundër Meje. Ata do të jenë përgjegjës, përsëri, për kryqëzimin para Ditës së Madhe. Ata do të shkaktojnë fyrjen finale, kur ata të kryqëzojnë dhe të shkatërrojnë Trupin Tim Mistik në Tokë. Trupi Im është Kisha Ime. Ata që ndahen nga Trupi Im, duke zgjedhur të ndjekin një doktrinë të re, do të më tradhëtojnë Mua dhe prapë do të kenë guximin të ngrihen dhe të thonë se ata vijnë nga Unë.
Në atë ditë kur feja për Një Botë të Re të bëhet e njohur, e cila do të autorizohet nga sekte brënda Kishës Katolike, ashtu si është parathënë, qiejt do të errësohen dhe një bubullimë e madhe do të bier mbi Tokën. Do të jetë ashtu si ishte në sekondin që Unë dhashë frymë Time të fundit në Kryq, kur Zemërimi i Atit Tim u hodh mbi Kodrën e Kalvarit. Kur kjo të ndodhi dhe shenja që Kisha Ime e Vetme e Vërtetë është hequr dhe një paturpësi pagane e rreme e ka zëvendësuar atë, ju duhet ta dini këtë. Kjo është koha kur ndëshkimet do të vërshojnë mbi racën njerëzore, ngado.
Çdo shenjë do t’ju jepet nga Qielli për të paralajmëruar ata që mbajnë anën e profetit të rremë dhe bashkpunëtorit të tij të pritur së shpejti, antikrishtit, se ditët e tyre do të jenë të numëruara. Atyre do t’ju tregohet se si do të jetë të përjetojnë Zemërimin e Atit Tim. Shumë peshkopë dhe priftërinj do ta kuptojnë të Vërtetën në atë fazë dhe do të luftojnë kundër kësaj ligësie. Ata nuk do të më braktisin Mua dhe do të vazhdojnë të udhëheqin Kishën Time të Vërtetë në Tokë.
Për fat të keq, shumë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë dhe ata do të jenë si qengjat në thertore, por ata do të ngushëllohen kur ta dinë se Unë kurrë nuk do t’i braktis ata. Unë do t’ju dërgoj atyre shumë ndihmë dhe Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet dhe do të përhapi Ungjillin, kur do të kenë qënë të shtyrë mënjanë, ngado. Ata do të predikojnë në çdo skaj të botës dhe do të jenë të patrembur. Dashuria e tyre për Mua do ta mposhti punën e antikrishtit. Bindja e tyre ndaj Meje dhe përgjigja e tyre ndaj Kryqëzatës Sime të Lutjeve do të shpëtojnë miliarda shpirtra.
Dhe pastaj, Plani Im do të kryhet.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/15/it-will-be-within-the-roman-empire-that-the-great-abomination-will-rise-up-against-me/